Ish-Miss Elbasani: Më ofruan karrierë në këmbim të seksit, por refuzova - Bota Sot
Ish-Miss Elbasani: Më ofruan karrierë në këmbim të seksit, por refuzova

Mediale Vip

E shtunë, 17 nëntor 2018

Ish-Miss Elbasani: Më ofruan karrierë në këmbim të seksit, por refuzova

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 15:50

Një tjetër bukuroshe shqiptare e pranon se i është ofruar seks në këmbim të një karriere të suksesshme.

Bëhet fjalë për Lindita Idrizin, modelen 19-vjeçare, që është bërë imazhi i markës Lacoste në Itali.

E shpallur Miss Elbasani kur ishte 16 vjeç, ajo vazhdon tashmë karrierën në Itali.

E pyetur nëse ka pasur oferta për para ose seks në shkëmbim të karrierës, ajo thotë për Bluetooth:

“Normal, si çdo vajzë e bukur, normal që ka gjëra të tilla, por unë nuk u kam kthyer përgjigje”.

“Unë jam vetëm 19 vjeç dhe nuk i njoh mirë.

Fillimisht afrohen duke të thënë që do të të ndihmojnë në karrierë dhe më pas të kërkojnë seks.

Unë kurrë nuk ua kam vënë veshin këtyre gjërave, pasi kam preferuar të eci vetë në karrierën time”.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test