Amanda Owen, 52 vjeçe, ka tërhequr vëmendjen me një paraqitje krejt ndryshe nga imazhi me të cilin është identifikuar ndër vite.
Ylli televiziv britanik është shfaqur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “The Beauty Awards”, ku ka zgjedhur një fustan transparent dhe një korse, duke sjellë një transformim të guximshëm në stilin e saj.
Paraqitja e saj elegante ka ardhur vetëm disa orë pasi Amanda kishte lënë mënjanë çizmet e saj karakteristike të gomës, të cilat janë bërë pjesë e pandashme e imazhit të saj publik.
E njohur për jetën në fermë dhe paraqitjet televizive me veshje praktike, Amanda kësaj radhe ka treguar një anë krejt tjetër, duke u shfaqur me një stil më glamour dhe duke marrë vëmendjen në tapetin e eventit.
Transformimi i saj është komentuar si një ndryshim i dukshëm nga pamja e zakonshme me të cilën publiku është mësuar ta shohë.