Një intervistë e pazakontë, vetëm me pyetje pa përgjigje !

Opinione

Një intervistë e pazakontë, vetëm me pyetje pa përgjigje !

Nga: Prof.Dr.Mehdi HYSENI Më: 19 shtator 2021 Në ora: 06:39
Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Si dhe sa e kuptojmë demokracinë në Ballkan. Për shembull, i shkruan presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani nuk të përgjigjet, i shkruan kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti nuk të përgjigjet, i shkruan kryekuvendarit të Kosovës, Glauk Konjufca nuk të përgjigjet Këtyre tre titullarëve para disa muash  me postë rekomande  ua kemi drjetuar Memorandumin për ndryshimin e emrit Kosovë në emrin “Dardani”, në emër të Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve në Nju-Jork, SHBA. Mirëpo, asnjëri prej këtyre tre titullarëve nuk i ktheu ndonjë përgjigje zyrtare Akademisë në Nju-Jork.

Gjithshtu, i shkruan, edhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano nuk të përgjigjet, iu shkruan kryetarëve të Akademive në Prishtinë dhe në Tiranë nuk të përgjigjen, iu shkruan disa profesorëve universitarë nuk të përgjigjen, i shkruan ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha nuk të përgjigjet. Prej të  gjithëve, asnjëri prej tyre nuk ka befasur, veç Sali Berishës, sepse me të deri tani kemi pasur një komunikim korrekt e miqësor në FB. Duke u mbështetur në këtë fakt, edhe ia dërgova disa pyetje në formë interviste  të pautorizuar në emër të gazetës “Bota Sot”. Mirëpo, as që denjoi të paktën për korrektësi, të përgjigjej me një ”jo” ose me një “po”.

Këtë fenomen jodemokratik, në vend të kritikës, po e ilustroj vetëm me pyetjet e Intervistës sime drejtuar Sali Berishës, meqë ai nuk e pa të arsyeshme të përgjigjej, qemë të detyruar t'i publikojmë vetëm pyetjet në këtë formë të pazakontë (jometodologjike).

Sa më sipër, Ata të gjithë janë deklaruar dhe, pohojnë se janë demokratë të betuar- të vërtetë dhe se çdo gjë sakrifikojnë për shtetin e së drejtës, për popullin, për  sistemin dhe vlerat demokratike, për Kosovën dhe për Shqipërinë. Mirëpo, në rastin kokret të mospërgjigjjeve të tyre, del se nuk iu premton koha për komunikimin demokratik me masën.

“Autori”:  Gjatë viteve ’90 të shekullit XX, kur Kosova ishte nën okupimin çetniko-fashist të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, a ishte Kosova prioritet strategjik i politikës kombëtare dhe shtetërore të Shqipërisë?

Z.Berisha :

“Autori”: Cili ishte qëndrimi i politikës së jashtme të Shqipërisë përballë Serbisë agresore dhe pushtuese të Kosovës?

Z. Berisha :

“Autori”: Pse pas riokupimit-rikolonizimit të Kosovës (1989-1999) Tirana zyrtare nuk preu marrëdhëniet diplomatike, ekonomike e tregtare ndërshtetërore me Beogradin zyrtar?

Z. Berisha: 

“Autori”: Para se Kosova shqiptare të vihej në shtetrrethim të hekurt nga Serbia militare, policore dhe paramilitare, a e keni paralajmëruar ndonjëherë (qoftë përmes kanaleve të fshehta apo me anë të ndonjë note protestuese diplomatike) kryekriminelin e Ballkanit, Slobodan Milosheviq, se në rast të ndërhyrjes ushtarake në Kosovë, Shqipëria nuk do të qëndronte neutrale-duarkryq në rolin e një “spektatori”, duke vrojtuar nga larg zhvillimin e tragjedisë shqiptare në Kosovë?

Z.Berisha:

“Autori” : Cili  (në çfarë niveli) ishte bashkëpunimi zyrtar i Trianës me kryetarin e LDK-së, Ibrahim Rugova, gjatë një dekade (1989-1999) ?

Z. Berisha:

“Autori”: A ka kërkuar ndonjëherë I.Rugova ndonjë ndihmë qoftë politike a ushtarake nga Shqipëria ?

Z. Berisha:

“Autori”: Para se Kosova të shpallej Repubikë në saje të Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990; të Kushtetutës së Kaçanikut më 7 shtator 1990 dhe të Referendumit gjithëpopullor më 26-30 shtator 1991,  a ka ardhur I.Rugova në Tiranë  të konsultohej me ju, që t’iu njohtone se kishte ndërmend  formimin e një republike të pavarur në Kosovë?

Z.Berisha:

“Autori”: Çfarë ishte  interesimi i I.Rugovës që të bashkëpunonte ngusht me ju për t’i harmonizuar jo vetëm pikëpamjet dhe qëndrimet e strategjisë politike lidhur me shpalljen, por edhe me mënyrën dhe me format e diplomacisë preventive për mbrojtjen ushtarake dhe të sigurisë së Republikës së shpallur të Kosovës?

Z. Berisha:

“Autori”: Brenda një dekade (1989-1999) sa herë ka ardhur I. Rugova në Tiranë që t’i dëgjonte edhe sugjerimet e propozimet e juaja lidhur me mbrojtjen ushtarake të Republikës së Kosovës?

Z.Berisha:

“Autori” :  Për shkak të gjendjes së rëndë politike, të krijuar në Kosovë, kur regjimi policor  i Slobodan Milosheviqit në mars të vitit 1989, me tanke ushtarake pezulloi autonominë e Kosovës, duke arrestuar, burgosur, vrarë dhe shpërngulur me qindra e mijëra shqiptarë nga Kosova në vendet e ndryshme të Evropës. Po ashtu, kur  më 1990 helmoi edhe mbi “7000 nxënës shqiptarë” anembanë Kosovës, duke i lënë me pasoja të rënda të përjetshme shëndetësore, cili ishte qëndrimi dhe reagimi i Tiranës zyrtare?

Z. Berisha:

“Autori”:  Serbia  çetniko-fashiste pushtuese, gjatë viteve 1981-1982 në Kosovë vrau mbi “118” shqiptarë vetëm pse kërkonin të drejtat dhe liritë e tyre nacionale sikurse popujt e tjerë në Jugosllavi.Pse për këtë rast nuk pati asnjë notë protestuese diplomatike as në Tiranë e as në Beograd nga ana e politikës së jashtme shqiptare ?

Z. Berisha:

“Autori”: Duke qenë se politika pasive paqësore e I.Rugovës nuk jepte kurrfarë rezultati pozitiv konkret në aspektin e mbrojtjes dhe të sigurisë së jetës së shqiptarëve në Kosovë, si rrjedhojë u formuan grupet e para guerile të armatosura në Kosovë, të cilat, që nga viti 1991 filluan të vinin në Shqipëri për stërvitje ushtarake dhe për pajisje me armatim, sepse nuk kishte rrugë tjetër për ta mbrojtur popullin nga Serbia pushtuese gjenocidale. Sa ishit ju z. Berisha në dijeni për këtë çështje jetike “to be or not to be”, dhe çfarë ishin masat e juaja preventive  për mbrojtjen e popullit të Kosovës nga terrori dhe nga gjenocidi serb?

Z.Berisha:

“Autori”: Tanimë, sot, pas 30 vitesh të gjithë e dimë se grupet guerile të UÇK-së, gjatë zhvillimeve të luftës në Kosovë (1993-1999) politika shqiptare nuk i integroi në Ushtrinë Kombëtare të Shqipërisë, por i detyruan që të vepronin në ilegalitet, të cilat, fatkeqësisht ishin edhe të survejuara dhe të penguara në zhvillimin e aktiviteteve të tyre në grumbullimin e armëve  dhe në hedhjen e tyre përtej kufirit shqiptar në zonat e luftës së UÇK-së në Kosovë. Cili është shpjegimi juaj për këtë fenomen absurd dhe të pajustifikueshëm, pse edhe politika zyrtare e Tiranës veproi njësoj sikurse politika e Rugovës në Kosovë, e cila në asnjë aspekt nuk e ka mbështetur politikmisht UÇK-në?

Z.Berisha:

“Autori”: Pse shteti shqiptar nuk ndërhyri ushtarakisht me Ushtrinë e vet ,që të merrte në mbrojtje  mbi 2 milionë e gjysmë shqiptarë në Kosovë?

Z.Berisha:

“Autori”: Sikur Tirana zyrtare ta kishte paralajmëruar paraprakisht Slobodan Milosheviqin,  nëse ushtrinë e policinë vrastare do t’i niste në Kosovë (1989), aty, në logun e luftës, do të ballafaqohej jo vetëm Ushtrinë Kombëtare dhe me UÇK-në, por me mbarë popullin shqiptar të Shqipërisë Etnike në Ballkan. Çfarë mendoni se, do zbrapsej Slobodan Milosheviqi nga invadimi ushtarak i Kosovës shqiptare?

Z.Berisha:

“Autori”: Auori i kësaj interviste mbron tezën se ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka meritat kryesore historike, kombëtare, politike dhe diplomatike, që ish-presidenti i SHBA-së, George W.Bush e njohu pavarësinë e Kosovës, më 17 shkurt 2008. Ju lutem, që për hir të së vërtetës së historisë së pavarësimit të Kosovës, si dhe të mbarë kombit shqiptar, të na tregoni në hollësi, natyrisht ashtu siç e dini, se merita e kujt ishte që ish-presidenti amerikan George W.Bush, disa muaj pas takimit të juaj me të në Tiranë, më 10 qershor 2007, s’vonoi e, pikërisht më 17 shkurt 2008, Shtetet e Bashkuara të Amerikës me George W.Bush në krye e njohën  Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Unë konsideroj se kjo njohje nga ana e Amerikës dhe e aleatëve të saj evropianoperëndimorë, ishte meritë e drejtpërdrejtë e ish-kryeministrit Sali Berisha. Këtë të vërtetë, duhet ta dijë populli dhe historia e pavarësisë së Kosovës.

Z. Berisha :

“Autori”: Megjithatë, iu faleminderit  z. .ish-kryeministër Berisha, që nuk gjetët ca kohë t’u përgjigjeni pyetjeve të kësaj Interviste ! S’ka problem, edhe kësaj i thonë demokraci  në “stilin” ballkanik !

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat