E vërteta mund të thuhet edhe me pak fjalë!

Opinione

E vërteta mund të thuhet edhe me pak fjalë!

Nga: Adem Bytyqi Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 09:52
Adem Bytyqi

Nuk ka meritë më të madhe për një popull, se kur i identifikon hajnat në politikë dhe i ndëshkon me votë për mos t'i përfaqësuar asnjëherë tjetër interesat e tyre.

Qeveritë të cilat harrnohen duke bërë koalicione me parti tjera vetëm për t'ia zgjatë vetes ekzistencën në pushtet pa meritë, janë si bryma para diellit, në çdo moment i pret rrënimi. Kështu i ndodhi qeverisë para se t'i fitonte zgjedhjet Qeveria Kurti 2.

Qeveritë e tilla e kanë edhe një cilësi të përbashkët, në mungesë të numrit të mjaftushëm të partive për të bërë koalicion për të ardhur në pushtet, në lojë e fusin edhe djallin si numër vetëm për të siguruar fitoren e pushtetit për mes se cilit në vend që t'i shërbejnë popullit ( qytetarëve), u shërbejnë interesave të tyre meskine, korruptive, klandestine dhe shtetrrënuese.

Mjerë ata popuj, që bijnë viktimë e qeverive të tilla anti popullore...

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat