Berisha revolucionin po e zëvendëson me Kuvendin!

Opinione

Berisha revolucionin po e zëvendëson me Kuvendin!

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 30 prill 2022 Në ora: 11:01
Sali Berisha

Revolucioni i Berishës kishte bërë bujë të madhe, duke pritur se si do të zhvillohej në kohë dhe çka do t´u ofronte shqiptarëve.

Me Revolucion u nënkuptua, rikthimi, rithemelimi dhe rimarrja e PD nga zoti Berisha. Kjo siç po shihet po ndodhë me organizimin e Kuvendit, prandaj edhe Revolucioni pritet që të shuhet, pasi misionin e tij përfundoi me sukses të plotë.

Në Kuvend janë ftuar figura të shquara, sidomos ish figurat të cilat ishin të pakënaqura me trajtimin e tyre në parti ngase u mungonin edhe postet.

Aty janë ftuar personalitete nga politika, arti, kultura, rinia, vajzat, gratë, zonjat, fshatarët, bujqit, punëtorët, blegtorët, muratorët, sharragjinjtë, bukëpjekësit, teneqepunuesit, drugdhendësit, aktorët, pastruesit, mjekët, dentistët dhe njerëz me profesione të ndryshme.

Ishte ftuar edhe këngëtarja dhe aktorja e Holivudit Bleona Qerreti, po e kishte refuzuar ftesën e Berishës me arsyetim se unë do të angazhohesha vetëm në administratën e SHBA.

 Çka kishte dashur të thotë me këtë nuk dihet saktësisht? Ndoshta indirekt ia kishte bërë me dije Berishës, ti je në konflikt me SHBA dhe më kërkon mua t´i bashkohem Kuvendit tënd. Kushedi.

Në kuvend pritet të marrin pjesë edhe njerëzit e ftuar nga kopshti zoologjik që me vete mund t´i marrin edhe disa nga llojet e kafshëve në mënyrë që Kuvendi të duket sa më madhështorë, pasi aty pritet të jenë edhe njerëz nga cirku i qytetit.

Berisha ftesë në Kuvend u ka dërguar edhe të gjithë atyre të cilëve Erdogani u kishte shtruar iftar në qiellin e hapur, në qendrën e Prishtinës. Unë do ju shtroj iftar tha në kështjellën e Krujës dhe pranë varrit të Skënderbeut në Lezhë.

Berisha ftesa për Kuvend nuk u ka dërguar: Isa Mustafës, Thaçit, Veselit, Baton Haxhiuat, Buzhalës, Pacollit etj. me pretekst, se ata janë në listën e Ramës për postin e presidentit.

Ankesë për mos ftesë në Kuvend e Berishës ka shfaqur Partia Demokratike e Kosovës, sepse si parti me të njëjtin emër nuk e kupton xhelozinë e zotit Berisha ndaj tyre.

Zoti Berisha u arsyetua ndaj akuzave të tilla duke u shprehur se Partia Demokratike e Kosovës vetëm emrin e ka të tillë, sepse në realitet është filialë e Partisë Socialiste të drejtuar nga Edvin Kristaqi.

Institucione të pavarura dhe shoqëria civile u shprehën kundër një Kuvendi të tillë, duke e theksuar kundërshtinë e SHBA për personat non grata, të cilët janë të akuzuar për korrupsion.

Pyetja që ata shtruan ishte: si do t´ia arrij qëllimit PD të pranohet si opozitë nga SHBA, kur dihet që zoti Berisha po i manipulon masat, për përfitim personal.

Nuk pati përgjigje deri më tash.

Mars – Rover ( shkrim me përmbajtje satirike )

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat