Drejtësia në Kosovë po legjitimon paaftësinë e saj

Opinione

Drejtësia në Kosovë po legjitimon paaftësinë e saj

Nga: Milazim Maraj Më: 25 maj 2022 Në ora: 22:06
Milazim Maraj

Drejtësia në Kosovë në vend të aftësisë së tyre për funksionim të rregullt që do të jepte shembull për funksionin e tyre po tregon vuajtje nga infeksionin me diagnozë” Sindromi i Stokholmit” apo nostalgjinë dhe inercia e trashëguar, që të veprojnë të bazuara jo në ligjet por nga telefonatat që dikur i pritnin nga Beogradi për të dënuar shqiptaret pa të drejt.

Ndryshe nuk ka si të shpjegohet kjo neglizhencë; që e çudit edhe Serbinë dhe demoralizon, tmerrësisht Kosovën dhe shqiptaret që i konsiderojnë gjykata të tyre. Paaftësia dhe frika, për të dënuar serbet kriminel që kryen krime të niveleve të gjenocidit të pa përshkruar ende në botë.

Aprovimi i vendimeve të Millosheviqit për kolonizimin e Kosovës për mes të Kishave. Ndërtimi kishave në tokat shqiptare, uzurpimi i kishave tona ortodokse dhe pastaj ndarja e hapësirave të mëdha të tokave tona këtyre kishave. Këtu duhet të futet edhe neglizhenca shqiptare për të ofruar dokumentacione të nevojshme.

1. Sa kanë tokë Kishat serbe në Serbi që kërkojnë hapësira 20 hektarësh në Kosovë.

2. Pse Gjykata Kushtetuese aprovojë vendimet e Millosheviqit që nuk kishte obligim.

3. Nga Unmiku ishin suspenduar të gjitha vendimet e Millosheviqit.

4. Pse duhet të pranohet vendimi i Millosheviqit që të shpronësohen në këtë mënyrë pronat publike të Kosovës. Ky është projekt i Millosheviqit që të ndaj pronat tona në Kosovë për Kisha Serbe dhe pastaj këto të i kolonizojë me serbe kriminel nga Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Kroacia. Këtë projekt si duket nuk e refuzuan liderët e Kosovës për arsye të tyre personale. Disa nga këta u mjaftuan me blerje të tokave shqiptare nga serbet.

Toka këto të uzurpuara nga serbet pas luftës së parë më kolonizimin e Kosovës dhe reformën agrare të Serbisë të imponuar në Kosovë. Pastaj edhe pas luftës së dytë botërore duke ndjekur shqiptaret nga tokat e tyre stigmatizimin si ballist dhe kontrarevolucionar. Këto toka shqiptare i blenë përsëri shqiptaret; tani gjykata e Kosovës pengon përkthim të tokave duke e stërzgjatë procedurën me shumë vite, me një arsye të pa kuptimtë që nuk kanë gjyqtarë mjaftueshëm.

Kjo torturë nga gjykatat është e pa justifikueshme dhe demoralizon popullin e këtij shteti të ri që me shekuj vuajti nga padrejtësia. Tani këtë padrejtësi e ndjenë edhe më shumë kur gjykatat e shtetit të vet nuk mbrojnë interesat e tij. Këto janë vetëm disa nga dobësitë e këtyre gjykatave. Përndryshe korrupsioni dhe krimi i organizuar duket që ka ngulfate këto institucione të rëndësishme të shtetit tonë. Shteti i Kosovës duhet të merr masa sa më urgjente dhe efikase për të ndërruar këtë gjendje tani më të pa durueshme.

Deputetet e parlamentit dhe Sindikatat e pavarura do të duhej që theksin ta vejnë në funksionin e dobët të legjislacionit të Kosovës.

Jo të ndërkrejnë mësimin në shkolla për të ngritur pagat e mësimdhënësve. Rregullimi i legjislacionit të Kosovës dhe pastrimi i tij nga të pa aftit dhe të korruptuarit është masa më emergjente që do të duhej të merrej. Kjo me gjasë pengohet nga se ka shumë deputet të korruptuar që nuk u shkon për shtati ndërrimi i kësaj strukture të dëmshme.

Kjo është më rrezikshme se çdo lloje Pandemie.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat