Djaloshi, djali i vogël çun - Kryeparlamentar!

Opinione

Djaloshi, djali i vogël çun - Kryeparlamentar!

Nga: Petrit Dibrani Më: 3 qershor 2022 Në ora: 16:27
Glauk Konjufca, Hashim Thaqi

Mirë dhe jo vetëm mirë, mirëpo shumë mirë.

Paska filluar të kuptoj, se “bashkimi e bën fuqinë”.

Shumë mirë, madje më mirë vonë se kurrë.

Citoj çunin - Kryeparlamentar të Republikës së Kosovës!

Glauk Konjufca, kryetari i kuvendit të Kosovës, ka paralajmëruar se shumë shpejtë do t’i vizitojë ish krerët e UÇK-së që gjenden në paraburgim në Hagë.

Konjufca ka shtuar se, ai ka qenë i befasuar për të keq me vendimin e Gjykatës Speciale ku u dënuan Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati.

“Do ta bëjë shumë shpejt këtë gjë, do ta realizojë një vizitë atje. Nuk kam sesi të mos e them që isha shumë i befasuar për të keq për vendimin e Gjykatës Speciale”, tha Konjufca për RTK-në.

“Relacionet që i kemi nuk duhet të jenë peng i grindjeve tona që i kemi pasur rreth politikave shtëpiake që kanë pasur të bëjnë me Republikën e Kosovës në të kaluarën. Ne që kemi qenë në politikë, qoftë edhe ata në të kaluarën të cilët kanë bartur pozicionet më të rëndësishme të Republikës së Kosovës, qoftë këta që jemi tani për shkak të vullnetit të qytetarëve duhet të udhëhiqemi vetëm nga një princip. Ne jemi një popull, ne kemi interesa të përbashkëta dhe në interesat tona të përbashkëta nuk do të mund të arrijnë të na përçajë askush. E aq më pak Serbia me Gjykatën Speciale e raportin e Dick Martyt, ne jemi të bashkuar si gishtat e dorës”, ka thënë Konjufca.

Mbaron citati.

Me keqardhje, mirepo për mua realitet.

Deklarata e djaloshit Kryeparlamentar i biri i “Sherif Konjufcës”!

Është edhe një, fasadë, kamuflim dhe deklaratë, vetëm POPULISTE për t’përfituar vet personalishtë dhe subjekti që i takon, poena politik.

Asgjë tjetër.

Ngritja në politik e çunit Kryeparlamentar, janë kritikat e tij të vazhdueshme të pandërprera dhe madje edhe shpifje në drejtim të krerëve të UÇK-ës dhe kryesisht, ndaj ish Kryeministrit, ministrit të Punëve të Jashtme dhe Mërgatës dhe ish Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaqi.

Kemi më shumë se dhjetëra deklarata të “çunit kryeparlamentar”, t’cilat dëshmojnë se ky është i biri i Sherif Konjufcës i cili i ka ndërrua shumë parti dhe ka punuar në Parlamentin e Republikës së Kosovës deri në pensionimin e tij.

Asgjë kundër babait të tij, pse ka ndërruar shumë parti dhe sigurisht, asgjë kundër Sherif Konjufcës që ka punuar në Parlamentin e Republikës, deri në pensionimin e tij.

MOLLA bie, ndër MOLLË.

“Realitet dhe drejtësi dhe asnjëher të vetme, KAMUFLIM dhe HIPOKRIZI”!

Ju “çuni kryeparlamentar”, mos na shitni pallavra, sepse sigurisht jo t’gjithë qytetarët i pranojnë dhe madje ka qytetar, t’cilët as nuk i blejnē dhe as nuk tentojnë t’i shesin PALLAVRAT!

Vetëm një, nga shumë deklaratat e këtij “çunit kryeparlamentar”....!!!!????

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat