A është në interes të Kosovës ekzistenca e dy qeverive?!

Opinione

A është në interes të Kosovës ekzistenca e dy qeverive?!

Nga: Adem Bytyçi Më: 3 qershor 2022 Në ora: 16:42

Unë nga Mërgata pyes ,ata që ia duanë t'mirën shtetit të Kosovës dhe popullit të këtij shteti: Sa shtete në Evropës i kanë dy qeveri si Kosova, një qeveri në DIELL e tjetrën nën HIJE?!

Shtetet që kanë dy qeveri si Kosova a janë shtete të konsoliduara apo shtete konfuze, në të cilat njëra qeveri lufton sa më shumë për ta mbajtur sa më gjatë pushtetin dhe qeveria tjetër lufton, duke mos lënë gur pa rrokullisë për t'iu kthyer përsëri pushtetit sa më shpejtë.

Pyetja tjetër është rrjedhojë logjike e ekzistencës së këtyre dy qeverive në të njëjtin shtet: A është në interesin e qytetarëve ekzistimi i dy qeverive në të njëjtin shtet si në rastin e shtetit tonë të Kosovës dhe cilat janë benefitet apo të këqijat e këtyre dy qeverive?!

Pyetja e radhës në kontekst të trajtimit të kësaj problematike: Ekzistenca e dy qeverive në të njëjtin shtet si në rastin e shtetit tonë të Kosovës a ka të bëjë me unitetin apo me ndarjet e qytetarëve në drejtime të ndryshme politike dhe partiake?!.

Në fund: Kosova ka nevojë për një qeveri dhe një opozitë që bashkëpunojnë në interesin më të mirë të vendit dhe qytetarëve e jo që e kanë qëllim vetëm pushtetin e jo edhe interesin e shtetit dhe të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat