Dëshira e prindërve për fëmijët e tyre dhe realiteti!

Opinione

Dëshira e prindërve për fëmijët e tyre dhe realiteti!

Nga: Adem Bytyçi Më: 6 qershor 2022 Në ora: 17:08

Dëshira e shumë prindërve jo vetëm shqiptarë, por edhe të popujve tjerë nga dëshira që djemtë e tyre të bëhen si filozofët dhe shkencëtarët e njohur në botë në të kaluarën me emrat e tyre i pagëzojnë djemtë e tyre, si bije fjala: Platon, Sokrat, Demokrat, Spinozë, Ismail dhe emra të tjerë të njohur të shkencës, letërsisë, filozofisë dhe përgjithësisht të dijës universale njerëzore.

Natyrisht se kjo nuk do të kishte as një të keqe sikur djemtë e këtyre prindërve, jo edhe të gjithë jo vetëm që nuk do të bëheshin sikur ata filozof e mendimtarë emrat e të cilëve i kanë, por përfundojnë analfabet, hajna dhe të pa edukatë, të cilët më shumë të këqija se t'mira i sjellin shoqërisë.

Shpesh ndodhë që prindërit e këtyre fëmijëve në pozita të larta shtetërore dhe politike, mundohen me dallavere dhe intervenime për t'i bërë të mençur fëmijët e tyre, duke i regjistruar pa meritë në ca fakultete të rëndësishme si në mjekësi dhe fusha tjera pa e ditur se për ta përfunduar një fakultet të tillë kërkohet dije dhe jo dallavere, prandaj edhe shumicën e profesorëve të këtyre institucioneve të larta arsimore i vënë në pozita të rënda, ngase e kanë shumë të vështirë për të thënë të pamundur për të dhënë nota pa dije, prandaj ka patur raste kur ca prindër edhe i kanë sulmuar fizikisht profesorët e këtyre fakulteteve pse nuk u japin nota kaluese pa dije fëmijëve të tyre.

Kështu jo vetëm të ne, por në cilido vend të botës nuk ngritet cilësia e arsimit dhe dijes, përkundrazi ulet cilësia e dijes dhe aftësia e profesionalizmit në fusha të ndryshme të jetës shoqërore, për vende tjera nuk po flasë, por te ne kjo eksperiencë tepër negative në fushën e arsimit duhet të merrë fund urgjentisht me dëshirën më të madhe që ta kemi një arsim cilësor dhe një dije të lartë shkencore në fushën e profesioneve të ndryshme siç e kanë popujt më të përparuar në botë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat