SHBA-të dhe BE-ja, Serbia dhe Rusia

Opinione

SHBA-të dhe BE-ja, Serbia dhe Rusia

Nga: Rexhep Torte Më: 12 qershor 2022 Në ora: 16:46
Autori Rexhep Torte

Aleksandër Vuçiq krimineli -Presidenti i Serbisë kriminale u tregua sërish se është lajkatari, mashtruesi dhe demagogu më i madh në botë.

Olaf Scholz- Kancelari i Gjermanisë gjatë vizitës së tij në Kosovë më 10 qershor 2022, falënderoi Kosovën për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë duke thëne se Kosova dëshmoi partneritet të besueshëm.

Kancelari Olaf Scholz gjatë vizitës së tij në Serbi, kërkoi që Serbia tu bashkohet sanksioneve ndaj Rusisë, duke i mbështetur masat kufizuese që BE-ja i ka miratuar kundër Rusisë.

Gjatë vizitës së tij në Prishtinë edhe në Beograd, kancelari Olaf Scholz, deklaroi se, “Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohje reciproke, dhe se pa njohje reciproke nuk mund të ketë anëtarësim në BE”.

Aleksandër Vuçiq- Presidenti i Serbisë, në konferencën e përbashkët për media me kancelarin Olaf Scholz ne Beograd, më 10 qershor 2022, deklaroi: “Ne do të bëjmë ç’mos që të arrijmë progres në kuadër të dialogut me Prishtinën nën kujdesin e Brukselit.

Askush në Evropë nuk ka folur ndonjëherë për njohje reciproke të Serbisë dhe Kosovës. Këtë e dëgjuam për herë të parë sot në një konferencë shtypi në Prishtinë, është një surprizë e madhe për ne”.

O Aleksandër Vuçiq krimineli, bashkëpunëtori i ngushtë i ish-kriminelit Sllobodan Millosheviq, u dëshmove sërish se je lajkatari, mashtruesi edhe demagogu më i madh në botë.

Që në vitin 2011 kur filloi dialogu Kosovë-Serbi në vazhdimësi është theksuar që dialogu të përfundojë me njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Joe Biden- Presienti i SHBA-ve, në të gjitha letrat dhe mesazhet e tij, ka kërkuar që dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë me njohje reciproke.

Serbia gjithmonë përkrah Rusisë

O Aleksandër Vuçiq krimineli, Serbia kriminale me kokëfortësinë dhe djallëzinë e saj pro ruse, është i vetmi shtet në rajon që nuk i ka vënë sanksione Rusisë kriminale e cila po e vazhdon agresionin gjenocidal në Ukrainë.

Në Beograd, me rastin e agresionit të Rusisë në Ukrainë, u organizuan protesta në mbështetje të agresionit kriminal të Rusisë.

Në këto protesta u kënduan himnet e Serbisë dhe të Rusisë, u valëvitën flamujt e Serbisë dhe të Rusisë, u brohoritën parulla, “Serbët dhe rusët janë vëllezër të përjetshëm”, “Jo NATO”, “Krimeja është Rusi dhe Kosova është serbi”.

O Aleksandër Vuçiq krimineli, më 31 maj 2022 me rastin e betimit si presidenti Serbisë kriminale, deklarove se, “Betohem se gjithë energjinë time do t’ia kushtoj ruajtjes së tërësisë territoriale të Serbisë, duke përfshirë edhe Kosovën dhe Metohinë si pjesë përbërëse të saj.

Kjo tregon qartë se emisarët e BE-së në dhjetë vitet e dialogut Kosovë-Serbi janë korruptuar nga Serbia kriminale, dhe e mbajtën anën e Serbisë agresore gjenocidale karshi Kosovës viktimë, duke filluar që nga Ketrin Eshton, Frederika Mogherini, Johanes Hahn, duke përfunduar me pro serbët Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, të cilët domosdo duhet të zëvendësohen me dy emisarë dinjitozë.

Këtë e dëshmon vetë fakti se kanë lejuar të vihen në një rrafsh Serbia agresore gjenocidale dhe Kosova viktimë.

Këtë e dëshmon fakti se Serbisë agresore gjenocidale nuk i është vënë asnjë kusht, dhe se Serbia nuk është kritikuar asnjëherë për kolonitë serbe që po i ndërton në Veri të Kosovës, ku në banesa të reja dhe të mobiluara vendosën serbë të cilët kurrë më parë nuk kanë jetuar në Kosovë. Ndërsa nga Veriu i Kosovës janë dëbuar me forcë 14 mijë shqiptarë autoktonë. Serbia nuk është kritikuar asnjëherë për trazirat që i shkakton në vazhdimësi pakica serbë në Veri të Kosovës me dirigjim nga Serbia. Serbia nuk është kritikuar as për sulmet me armë zjarri që i kryejnë grupet serbe kundër policisë së Kosovë që përpiqet ta ndalojë kontrabandën dhe krimin e organizuar.

Maria Zhaharova- zëdhënësja e ministrisë së Jashtme të Rusisë, duke reaguar ndaj deklaratave të Kancelarit Olaf Schulz, tha se“ Beogradi nuk i ka norxh asgjë Brukselit. Perëndimi është boxhli ndaj Serbisë. Popullit serb tashmë po i thuhet vazhdimisht çfarë dhe si duhet të bëjë. Çfarë do të ndodh më pas”.

Kjo deklaratë e Zaharovës, shpreh qartë paternalizmin e Rusisë ndaj Serbisë dhe vasalitetin e Serbisë ndaj Rusisë.

“Procesi i Berlinit” do ta zhbëjë “Ballkanin e Hapur”

Kancelari Olaf Scholz, gjatë vizitës së tij në Kosovë dhe në Serbi, theksoi faktin se “Procesi i Berlinit” do të vazhdojë me një dinamikë të re, dhe se në vjeshtë do të kemi një takim me vendet pjesëmarrëse”.

Kjo deklaratë e Kancelarit Olaf Scholz, ishte shuplakë e fuqishme ndaj “Ballkani i Hapur”, pjellë e Serbisë kriminale dhe e kriminelit Aleksandër Vuçiq-President i Serbisë kriminale, që ka për qëllim shkatërrimin e qenies shqiptare, forcimin e Serbisë hegjemoniste agresore e gjenocidale dhe shtrirjen e ndikimit të Rusisë në Ballkan.

O Aleksandër Vuçiq krimineli, as ti dhe as Serbia kriminale nuk mund t’i mashtroni më SHBA-të dhe BE-në, kur dihet se në agresionin gjenocidal që Serbia kriminale e kreu në Kosovë në vitet 1998/99, vrau dhe masakroi afër 15 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënave, dhunoi shtazërisht 20 mijë femra të pafajshme shqiptare, rrëmbeu 1654 shqiptarë nga Kosova, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Serbia kriminale Kosovën e bëri shkrumb e hi dhe detyroi më shumë se 1 milion shqiptarë të marrin rrugën e eksodit.

Ishte NATO ajo e cila me bombardimet e saj 78 ditore të caqeve serbe, e detyroi Serbinë kriminale të tërhiqet nga Kosova, duke ia sjellë Kosovës lirinë e shumë pritur pas më shumë se 70 vjet okupimi.

Serbia kriminale sot e kësaj dite nuk po e tregon vendndodhjen e varrezave masive në Serbi, ku janë varrosur mijëra e mijëra shqiptarë të vrarë e të masakruar në Kosovë, e të transportuar e varrosur në serbi, për t’i fshehur Serbia gjurmët e krimeve.

Serbia kriminale në Kosovë kreu më shumë se 400 masakra, të cilat janë incizuar në 2000 kaseta dhe CD.

“Ballkani i Hapur”, ide e kriminelit Alëksandër Vuçiq, bashkëpunëtorit të ngushte të ish-kriminelit Sllobodan Mollosheviq, ka për qëllim ta amnistojë Serbinë kriminale për gjenocidet e kryera në fundshekullin e 20-të në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë.

Vetëm “Procesi i Berlinit” i shteteve të Ballkanit u ofron siguri dhe garanci për trajtim të barabartë midis shteteve.

“Ballkani i Hapur” ka vetëm për qëllim shtrirjen e ndikimit të Serbisë dhe të Rusisë në Ballkan, gjë të cilën nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë.

Një kriminel siç është Aleksandër Vuçiqi nuk mund t’i sjell asnjë të mirë Ballkanit, pa u distancuar nga e kaluara gjenocidale dhe pa u demokratizuar Serbia.

Kosova nuk mund t’i lejojë vetes të merr pjesë në “Ballkani i Hapur”, sepse Serbia kriminale nuk e konsideron Kosovën shtet të pavarur e sovran dhe nuk e konsideron Kosovën shtet të barabartë, duke e kërcënuar dhe shantazhuar çdo ditë.

“Ballkani i Hapur” i iniciuar nga krimineli Aleksandër Vuçiq është një projekt i pastër politik tinëzar, i fshehur pas deklarimeve populiste mashtruese, se gjoja është një projekt ekonomik për bashkëpunim rajonal.

“Ballkani i Hapur” synon ta bëjë Serbinë kriminale perandori të Ballkanit në dëm të Shqipërisë, të Kosovës dhe të mbarë shqiptarëve, të cilët pa dëshirën e tyre aktualisht jetojnë në pesë shtete fqinje që kufizohen më Shqipërinë amë.

Nuk ekziston asnjë logjike e shëndoshë për të besuar se krimineli Aleksandër Vuçiq ia dëshiron të mirën Ballkanit.

Krimineli Aleksandër Vuçiq nuk mund të bëhet kurrën e kurrës njeri i mirëkuptimit dhe i paqes, dhe se vendin e ka prapa grilave në Gjykatën Speciale në Hagë, për t’i treguar planet dhe skenarët e ish kriminelit Sllobodan Millosheviq që i din me hollësi, sepse asokohe ishte ministër për informacion i Serbisë kriminale.

Aleksandër Vuçiq krimineli, e din shumë mirë se shqiptarët janë kombi më autokton në Ballkan me identitetin, historinë, gjuhën dhe kulturën që nuk mund ta kontestojë askush.

Shqiptarët janë kombi më i madh në Ballkan dhe kombi i dëshmuar më besnik ndaj SHBA-ve dhe ndaj BE-së.

Serbët e sodit janë mbetje të hordhive të egra sllave, që në Ballkan erdhën në shekullin e 6-të, dhe kufijtë e tyre i kanë zgjeruar duke i vrarë e dëbuar shqiptarët nga trojet etnike shqiptare që kanë qenë gjer përtej Nishit.

Serbisë kriminale po t’ia heqësh hungarezët e Vojvodinës, boshnjakët dhe shqiptarët e Sanxhakut, shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe romët, mbesin shumë pak serbë të pastër.

Në të gjitha gërmimet arkeologjike në Kosovë, gjenden vetëm relikte Dardane-Ilire pasardhës të të cilëve janë vetëm shqiptarët.

Pa largimin nga skena politike dhe udhëheqëse e kriminelëve të Serbisë Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq dhe Aleksandër Vulin, bashkëpunëtorë të ngushte të ish kriminelit Sllobodan Millosheviq, në Ballkan kurrë nuk do të ketë siguri e paqe.

Edi Rama-Kryeministri kontraverz i Shqipërisë, i akuzuar me fakte në media për lidhje të tij të ngushta me oligarkët e drogës dhe për korrupsion, çuditërisht është një mendje me kriminelin Aleksandër Vuçiq për “Ballkanin e Hapur”, dhe qëllimi i tyre është që ta faktorizojnë dhe kamuflojnë veten si mbështetës së ndikimit të Serbisë dhe të Rusisë kriminale në Ballkan.

Edi Rama, ditë më parë ua dha urdhrin deputetëve të partisë së tij në Parlamentin e Shqipërisë që të mos e votojnë Projektrezolutën që e dënonte gjenocidin e Serbisë në Srebrenicë të Bosnjë e Hercegovinës.

Edi Rama, këtyre ditëve nuk lejoi që të vihet në rend ditë në Parlamentin e Shqipërisë as edhe Projektrezoluta që e dënon gjenocidin e Serbisë kriminale në Kosovë, me pretekstin se gjoja kjo Projektrezolutë do të na e zemërojë kriminelin Aleksandër Vuçiqin vëllain e tij dhe Serbinë kriminale.

Në të gjitha gërmimet arkeologjike në Kosovë, gjenden vetëm relikte Dardane-Ilire pasardhës të të cilëve janë vetëm shqiptarët.

Serbët gjatë historisë së tyre kanë kryer disa agresione gjenocidale ndaj trojeve shqiptare për të dalë në Detin Adriatik.

Emërtimet e hoteleve dhe të rrugëve në Beograd tregojnë synimet hegjemoniste të Serbisë ndaj trojeve shqiptare dhe ndaj Ballkanit

Kushdo që dëshiron nga SHBA-të dhe nga BE-ja edhe sot mund ta verifikojë se, tashmë më shumë se një shekull në qendër të Beogradit gjendet Hotel Moska, që simbolizon lidhjet vëllazërore të Serbisë me Rusinë.

Karshi Hotel Moskës ndodhet Hotel Ballkani, që simbolizon orekset e Serbisë për Ballkanin.

Ne teposhtëzen ndërmjet këtyre dy hoteleve shtrihet “Rruga e Ballkanit” (Ballkanska ulica) që të çon në stacionin e trenit dhe në stacionin e autobusëve në Beograd.

Poshtë këtyre dy hoteleve shtrihet edhe “Rruga e Kosovës” (Kosovska ulica), që simbolizon synimet okupuese të kamotshme të Serbisë kriminale ndaj Kosovës.

Në afërsi të këtyre dy hoteleve ndodhet edhe pallati shumëkatësh “Pallati Shqipëria” (Pallat Albania), prej ku fillon Rruga “Knjaz Mhajli” ( Knez Mihajlova) që të çon për në Parkun e Kalasë Kalemegdan, në të cilin shtrihet Kalaja e madhe mbushur me objekte historike nga koha e sundimit Osman.

Në fund të rrugës “Knjaz Mihajli” në të majtë afër hyrjes për në Parkun e madh Kalemegdan ndodhet Konaku ku ka bujtur Mbreti Zog- ish mbreti i Shqipërisë, sa herë që e ka vizituar Beogradin.

Sot në katin përdhese të këtij Konaku gjendet restoranti “Adriatiku u Kaltër” (Pllavi Jadran”), simbolikë e Serbisë për ta okupuar Detin Adriatik.

Nga “Sheshi i Republikës” (Tërg Republike) që ndodhet në të majtë prapa “Pallatit Shqipëria” (Pallat Albania), përtej një rruge ka në park, pas të cilit kalohet për te “Rruga e Shkodrës” (Skadarlija) rrugë me kalldrëme e mbushur në tërë gjatësinë e saj në të dyja anët me kafene, kafe-bare e restorante, ku gjer në orët e mëngjesit gumëzhijnë muzika dhe këngët serbe.

Skadarlija më shumë se një shekull është vend ku e kalojnë mbrëmjen shkrimtarë, artistë, bohemë, delegacione të ndryshme nga jashtë, si edhe dashamirë të kuzhinës dhe të shlivovicës serbe.

Në Beograd, poshtë Fakultetit të Veterinarisë, në anën e majtë ku fillon kompleksi i Urave (Mostara), ndodhet edhe “Rruga e Dibrës” (Debarska Ulica), simbolikë e Dibrës së Madhe, të cilën Serbia e okupoi në vitin 1912.

Kjo është vetëm një pjesëz e historisë që dëshmon aspiratat hegjemoniste të Serbisë kriminale ndaj trojeve autoktone shqiptare.

Këto aspirata Serbia i realizoi në Kongresin e Berlinit 1878, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër 1913 dhe në Konferencën e Paqes në Paris 1920, ku fuqitë vendosëse aso kohe ia plotësuan kërkesat okupuese të Serbisë kriminale, duke i lënë më shumë se gjysmën e trojeve dhe të kombit shqiptar jashtë Shqipërisë amë.

Për fat të keq këto tendenca hegjemoniste të Serbisë kriminale ekzistojnë edhe sot në fillimshekullin shrkullin e 21, dhe për fat të keq këtyre tendencave antikombëtare shqiptare u ndihmon edhe Edi Rama, piktori, Kryeministri aktual e tradhtar i Shqipërisë me qëndrimet e tij pro serbe dhe pro ruse.

Shqipëria e ka bregdetin e saj që ia hap rrugët ndaj tërë botës, ndaj Serbia kriminale mbi bazën e bashkëpunimit rajonal, portet detare të Shqipërisë mund t’i shfrytëzojë, vetëm pasi t’i pranojë krimet gjenocidale të kryera në Kosovë, vetëm pasi të kërkojë falje publike për krimet e kryera, vetëm pasi t’i pranojë reparacionet e dëmeve të shkaktuara në Kosovë, dhe vetëm pasi ta njeh Kosovën shtet të pavarur e sovran.

Kush vepron kundër këtyre fakteve dhe të vërtetave bën mëkatin dhe shkelën mbi amanetin dhe dinjitetin e dëshmorëve të rënë brez pas brezi për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga agresionet gjenocidale të Serbisë, bën mëkatin dhe shkelën mbi dinjitetin e shqiptarëve të pafajshëm që serbët ndër shekuj i vranë dhe i masakruan, shkelin mbi dinjitetin e femrave shqiptare që serbët i dhunonin mizorisht, dhe më pas i bënin kapicë, i mbyllnin në shtëpi dhe i digjnin të gjalla.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat