Republika e Dardanisë në rrezik, të gjithë kundër Qeverisë së zgjedhur nga populli

Opinione

Republika e Dardanisë në rrezik, të gjithë kundër Qeverisë së zgjedhur nga populli

Nga: Hafiz Shala Më: 15 qershor 2022 Në ora: 16:57
Autori Hafiz Shala

Po i drejtohem popullit tim të dashur të Dardanisë i cili, pa hezitim dhe më tërë përkushtimin iu bashkëngjit luftës për lirinë nën uniformen e UÇK-së, krenari dhe mburrje për popullin dardan dhe atë kombëtar në përgjithësi.

Ju lutem nga toka deri në qiell që, mos të bini pre e veprimtarive subversive me konotacione tradhtare për interesa të partive opozitare të cilat, në bashkëveprim me Edvin Kristaq Ramën, në koordinim dhe dakordim me ish-udhëheqësit qe 20 vite ishin në pushtet, disa në burgje e disa ende jashtë duke organizuar komplote politike gjoja në mbrojtje të veteranëve të UÇK-së, që për qëllim e kanë, ta largojnë këtë qeveri, e cila u hyri në treg të gjitha të bëmava hajduto-kriminale e tradhtare gjatë mandatit të tyre që nëpërmjet ligjeve i sollën në këtë derexhe jo vetëm veteranët, të cilët i manipuluan, por dhe popullin në përgjithësi, përderisa komandantët e tyre u pasuruan në emër të UÇK-së, përmes hajnisë, pasurimit enorm të cilët, familjet e tyre i kanë siguruar për vite me radhe përderisa luftëtarët e vërtetë luftojnë për kafshatën e gojës.

Është e pa imagjinueshme, e pakuptueshme dhe e tmerrshme kur, kryeministri i Shqipërisë, është më urrejtës ndaj Dardanisë se vetë Serbia me presidentin e saj Vuçiqin, që ishte pjesëmarrës në ushtrimin e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Dardanisë nën komandën e diktatorit dhe kasapit të Ballkanit, shkaktar i katër luftërave në ish-Jugosllavi, i cili, nën diktatin e Vuçiqit e bënë atë që as vetë Serbia nuk do ta bënte aq hapur e me vullnet.

Merreni me mend se sa larg shkon ky këlysh shkau i cili, edhe kur Dardania me pritje të madhe duhet të organizojë festivalin e shumëpritur “Sunny Hill” me këngëtaren e njohur botërore, Dua Lipa, me prejardhje nga Peja e Dukagjinit, zemrës së Dardanisë, për t’i dhanë këtij vendi imazhin e merituar para botës, duke i treguar se, ky vend ka talent dhe rini qe i tejkalon të gjitha nivelet botërore dhe, ja kush është Dardania dhe populli shqiptar nga lindin, rritën dhe zhvillohen gjeneratat e reja, të cilat nën okupimin serb nuk iu lejuan t’i tregojnë aftësitë e tyre sepse kjo iu pengonte pa masë.

Me recetat e Vuçiqit, i cili i jep detyrë si gjahtari zagarit se në cilin drejtim ta kërkojë gjahun, të njëjtën gjë ia caktoi mercenarit të tij Edvin Kristaq Ramës që, të bëjë të pamundurën duke e ndërhyrë në mbajtjen e një ngjarje të atillë me përmasa ndërkombëtare të muzikës ku rinia e tërë botës shpreh admirim dhe simpati ndaj dardanes Dua Lipa, që i përfitoi zemrat e të rinjve gjithandej rruzullit tokësor.

Kryeministri bashkë me krybashkiakun e Tiranës, aleat dhe bashkëpunëtor në punët e pista, po i kryen me përpikëri ultimatumet e Vuçiqit, të cilit iu bashkëngjit edhe opozita famëkeqe me qëllim që qeverinë e popullit ta pamundësojnë në realizimin e qëllimeve historike, ndalimin e Serbisë nga epshet gllabëruese, kontrollimin dhe interferimin në punët e brendshme të Republikës së Dardanisë, duke kushtëzuar me njohje reciproke si njëri nga kushtet për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore duke kërkuar më parë falje për gjenocidin e shkaktuar në luftën e fundit.

Një sjellje të këtillë të një udhëheqësi të shtetit shqiptar, historia nuk e mban mend, qoftë edhe ai paraardhës i tij për pesëdhjetë vite të pushtetit diktatorial.

Urrejtës i pa ngopur ndaj udhëheqjes së Republikës së Dardanisë e zgjedhur për herë të parë në histori me mbi 50%, që i bie se, është edhe kundër popullit dardan të një gjaku, gjuhe, kulture e historie, duke u ulur në djepin e Serbisë duke u rreshtuar në anën e sajë dhe duke iu bashkangjitur në nismat që, ia injoron shtetësinë dhe sovranitetin e Dardanisë, duke mos e ulur në sofrën e barabartë me shtetet tjera siç është rasti me iniciativën ruso-serbe, “Ballkani i hapur”, duke e zhvleftësuar rolin dhe rëndësinë në kuadër të shteteve Ballkanike dhe duke e lënë inferiore dhe të parëndësishme për ta eliminuar nga tavolina e bisedimeve, anipse, pa njohje nga Serbia, nuk ka kurrfarë kuptimi të jetë pjesë të asnjë krijese, qoftë edhe kësaj, që nuk është në kuadër të Marrëveshjes së Berlinit.

Ky njeri është në stadin e çmendurisë, pasi Vuçiq i premtoi se ky duhet të jetë në krye të kësaj ngrehine artificiale, ruso-serbe, për t’i realizuar interesat e tyre strategjike, politike, ekonomike dhe ushtarake.

E gjithë kjo, me qellim që Evropa të eliminohet me rolin e sajë si monitoruese dhe kontrolluese e zbatimit të politikave të barabarta në kuadër të 6 shteteve ballkanike.

Opozita, nga frika dhe paniku që i ka kaplue se, sa ma shumë po kalon koha, të bëmat po u dalin në sipërfaqe që populli më në fund po bindet se nuk ka gabuar kur i largoi nga pushteti.

Lojna të pista si gjithnjë, po i thurin edhe tani.

Rasti i votimit të leximit të dytë të ligjit për pagat ku, në pamundësi që ta pengojnë atë dhe njëherit t’i nxisin veteranet e UÇK-së për të protestuar që nuk është e ndaluar, dolën me deklarata se, pushteti “në marrëveshje me Listën serbe”, i kanë siguruar votat për të kaluar ky ligj e, që në të vërtetë, opozita në marrëveshje me Listën serbe, si gjithmonë edhe në të kaluarën kanë bashkëpunuar për të ardhur në pushtet, gjoja, u paskan thanë Listës serbe që të qëndrojnë në sallë gjatë votimit edhe pse votat e tyre nuk ishin të nevojshme sepse pozita i kishte të siguruara ato.

Qëllimi, të komprometohet pushteti si e vetmja mënyrë për t’ia arrijë qëllimit djallëzor.

Populli e dinë shumë mirë se, kush i ka pritë Listën serbe për 6 orë me u kthye nga Beogradi pas lejimit të Vuçiqit që të votohet qeveria Haradinaj i cili, mysafir pa protokoll i kishte radojçiqët e veselinoviqët ne zyrën e tij.

O popull, keni kujdes që mos të bini pre e propagandave përmes portaleve dhe televizioneve hibride të sponzoruara nga armiqtë tanë shekullor në bashkëpunim me kolaboracionistët tani më të njohur për juve dhe botën e ndershme shqiptare.

Festivali “Sunny Hill”, JO në Tiranë, PO në Prishtinë

Edvin Kristaq Rama, në vazhdën e veprimeve tradhtare ndaj Dardanisë me ndërskamcat siç i dinë ai bashkë me kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Velijaj, të njohur për narko pushtetin e ushtruar, tani të tretin më votat e vjedhura, të blera dhe të shantazhuara, ia arritën të qëndrojnë në majat e pushtetit duke e sjellur Shqipërinë në një gjendje të rëndë ekonomike, politike e demokratike.

Tani, duke mos u ngopur më të “arriturat” e tyre, ndërhynë në punët e brendshme të pushtetit dhe qeverisë dardane duke bllokuar dhe pa mundësuar më arsyetime të rreme për mos gatishmërinë e Qeverisë së Dardanisë për mbajtjen e një ngjarje me përmasa dhe rëndësi historike për shtetin dhe popullin dardan duke u paraqitur para botës së, Dardania i ka dhe do t’i ketë të gjitha mundësitë dhe rininë në kuadër të një bote të civilizuar e bashkëkohore.

Duas dardane, dua t’ia përkujtojë se, i takon popullit më liridashës në botë dhe, po ky popull mburret me të dhe shumë si kjo, të cilët na e zbardhen fytyrën para botës.

E nderuara Dua, mos lejo që mercenari i Serbisë dhe Rusisë, të shtijë në të njëjtën listë më Goran Bregoviqin, reperin nacional-shovenist serb, i cili, përderisa vriteshin ushtarët e UÇK-së në frontet e luftës, ai iu thurte këngë vrastarëve të fëmijëve, grave, burrave të të gjitha moshave dhe gjinive.

Dua, mos harro se po ky mercenar, të anashkalojë në festivalin “Birra Korça” duke i dhënë përparësi atij shovinisti, i cili edhe u bojkotue nga dashamirët e rok muzikës anipse pati edhe të atillë që morën pjesë.

Zotit Dukagjin Lipa, babit tënd dhe shtetasit të Dardanisë, nuk guxojnë që shumat joshëse që mund të jenë marramendëse nga parat e drogës, t’ia thyejnë mendjen dhe t’i përgjigjet organizimit të këtij festivali në Tiranë, para Prishtinës.

Erijon Velijaj deklaroi në mënyrë demagogjike se, Tirana dhe Prishtina janë një, fatkeqësisht nen udhëheqjen e Edvin Kristaq Ramës dhe Partisë së tij Socialiste, kurrë më larg njëra tjetrës nuk kanë qenë me ndërhyrjen dhe diktatin e Beogradit.

Qeveria e Dardanisë, me asnjë kusht nuk guxon që mos ta organizojë festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë.

Urgjentisht të anulohen të gjitha aranzhmanet ruso-serbe për mbajtjen e kësaj ngjarje kulturore më rëndësi për shtetin e Dardanisë.

Dardania është në rrezik nga armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm.

New York

15 qershor 2022

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat