Fol e rruj vo…

Opinione

Fol e rruj vo…

Nga: Agim Vuniqi Më: 16 qershor 2022 Në ora: 14:39
Autori Agim Vuniqi

Nuk bindet bota me fjalë të bukura.., shqiptarët vazhdimisht mburren me lashtësinë e tyre, nuk është mjaft... Ata flasin për të kaluarën, jo të sotmen, as të ardhmen, flasin për diçka që nuk e kanë shkruar vetë. Shumica flasin për historinë, si mitologji, pa e njohur atë fare. Një shumice dominante nuk i dinë as ditëlindjet e fëmijëve, të prindërve, ndërsa predikojnë se janë njohës të historisë.

Ata flasin për demokracinë e në fakt kanë logjikë diktatorësh. Ata flasin për kulturën, civilizimin e demokracinë, por e vërteta është se një pjesë bukur e mirë janë racist. Ne lavdërohemi për autoktoni dhe fise, derisa bota nuk flet për aristokratët e tyre dhe mbretërit e tyre. Ne eksplorojmë të kaluarën vazhdimisht të okupuar, dhe flasim për lirinë. Ne mburremi për të kaluarën, pa objekte historike, as arkitekturë. Ne flasim për natyrën e bukur, pa parqe. A thua do të jemi ndonjëherë vetëkritikë dhe ta fajësojmë veten për diçka, apo vazhdimisht të tjerët i kanë fajet që ne jemi të tillë...

Këta diktatorë të vegjël, nuk kanë kuptuar vlerën e lirisë dhe të tolerancës ndërnjerëzore, ata e shikojnë shtetin si shtalb misri për ta çvoshkur, për ta vjedhur e plaçkitur, ata realisht më shumë e duan anarkinë sesa ligjin dhe shtetin. Deri më tash kështu ishte, u dëshmua, ndoshta më vonë do të jetë ndryshe... por askush nuk lavdërohet më shumë sesa shqiptarët për primitivizmin e tyre, ku sharja, fyerja, nënçmimi, ofendimi... është libër leximi dhe gjuhë e përditshme e komunikimit.

Fjalët me fal, faleminderit... e shumë fjalë të bukura shqipe rrallë mund ti hasësh në fjalorin e përditshëm..., në të vërtetë shqiptarët i gjeti Amerika dhe ua dha përkëdheljen, se pa përkëdheljen e saj do t'ishim përherë e mot të humbur...

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat