Si në kohën e Wilhelm Widit!

Opinione

Si në kohën e Wilhelm Widit!

Nga: Agron Shabani Më: 5 korrik 2022 Në ora: 22:43
Agron Shabani

Duke iu referuar ideve dhe teorive të njohura shkencore, elitare ose liberaliste të Adam Smitit, Davide Ricardos, Richard Codbenit, Hienrich Grossmanit dhe të tjerëve: Armiqtë ose kundërshtarë me të rrezikshëm ose kryesor të shtetëve ose shoqërive të ndryshme njerëzore, qytetare ose politike gjithandej globit: Pos personave ose individëve të ndryshëm asocial, apolitik, demagog, hipokrit, introvert, mediokrit, stupi, nebuloz, karaxhoz, violent, infantil ose psikopatologjik, janë edhe qarqët ose forcat e ndryshme asociale, parazite, joproduktive, korruptive, kleptokratike, kleptomanike etj.

Ndërkohë që arritjet, përparimët e larta sociale, materiale, ekonomike, shkencore, industriale ose teknologjike: Sikur i kanë iluminuar, reformuar, transformuar, restauruar, pasuruar, emancipuar ose bërë të koperueshëm (rikuperushëm), interesant, modern ose bashkokohor edhe personat ose individët e ndryshëm me intelegjencë të ultë, si dhe me aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, mentale ose psikofizike . Duke menduar në personat ose individët e mbrojtur ose privuar nga izolimet, karantenat, hospializimet, analizat, anamnezat ose ekzaminimët e domosdoshme klinike, respektivisht neuropsikiatrike ose psikologjike.

Kështu që sot nuk është kurrfarë rastësie ose zbulimi i posaçëm shkencor ose politik, nëse edhe personat e ndryshëm primitiv, provincialist, kreten, skizofren, idiopat, psikopat, maniak, dubioz, ireverzibil, radikal, shovenist, ksenofob, kriptoklerikalist, ekscentrik, egocentrik dhe të tjerë në Kosovë dhe Shqipëri, të paraqitën ose prezantohen si njerëz të ditur, të mençur, human, karitativ, të kulturuar, lukrativ, inovativ, kontemplativ, komplementar, suplementar, komprehensiv, kreativ, integral etj.

Ndërkohë që janë kallpi, plehu ose kërmat e shtetit dhe shoqërisë.

 Se këndejmi, të të ashtuquajturit shqiptarët e Kosovës, ndoshta janë i vetmi popull në Europë që flasin (rrejnë), spekulojnë ose manipulojnë vazhdimisht mbi "harmoninë e shkëlqyer sociale, fetare, kulturore ose politike", ndërkaq edhe sot e kësaj dite në Kosovë, keni fshatra (katunde) ose lagje primitive dhe provincialiste të banuara ose populluara kryesisht nga shqiptarët e fesë katolike ose religjionit kristian, në të cilat një shqiptar i fesë ose religjionit musliman, me i dhënë jo1milion, por 1OO milion euro ose dollar amerikan, nuk mund të ndërtojë shtëpi ose të blejë tokë në lagjët, provincat ose katundët e banuara në menyrë ekskluzive ose eksplicite (1OO %) nga shqiptarët e krishterë ose katolik. Sepse, menjëherë e "alarmojnë" njëri tjetrin, duke thënë: " mana sha kishën e patë puna jonë, nëse i lejojmë turqit e pa fe (shqiptarët musliman, pra!) n' katunin (fashatin) tonë!!!"

Ashtu siç keni lagje, provinca ose katude (fshatra) kosovare, të banuara ose populluara (1OO %) nga shqiptarët musliman, në të cilat një shqiptar kristian ose katolik, me i dhënë (paguar) ndoshta edhe 1OO milion euro ose dollar amerikan, nuk mund të ndertojë shtëpi ose të blejë tokë aty.

Shqiptarët e sotëm ("modern ose bashkkohorë ejjj!)- janë i vetmi popull në Europë që tubohen ose bëhen bashkë për Pashkë, Krishtlindje dhe Bajram: Ndërkaq, gjatë tërë vitit punojnë kundër njeri tjetrit.

Shqiptarët janë i vetmi popull në Europë ose planet, që i shajnë, përqeshin, injorojnë, demonizojnë, satanizojnë, spiunojnë, linçojnë, kriminalizojnë dhe mohojnë figurat monumentale ose trimat dhe heronjt e tyre shtetror dhe nacional si Gjergj Kastrioti, Shën Tereza etj....Plus trimat ose heronjt (çlirimtarët) e UÇK-së.

Shqiptarët janë i vetmi popull në kontinent ose planet të cilët nepër portale gazetash ose në rrjetët e ndryshme sociale, flasin ose shkruajnë për bashkimin e kombit ose trojeve shqiptare, ndërkaq, opinionit, qarqëve të ndryshme ose mediave të huaja, u thonë se :"shqiptarët musliman ose farën e turkut, duhet me i dëbuar nga Europa dhe me i çua në stepat ose shkretëturat e Anadollit në Turqi!

Apo, ata të tjerët që i thonë njeri tjetrit në vesh:" pasha musafin, kaurrët e mëdhënjë serb i kena dëbua nga Kosova, tashti e kanë rënin (rendin) kaurrët tanë shqiptar të fesë kristiane ose katolike"!!!!

Shqiptarët janë i vetmi popull në kontinent ose planet, të cilët atyre që i kanë rrahur, maltretuar, përndjekur ose shkallmuar dajak, u thonë baba lesh, mixha luc, v'lla, mik ose jaran, ndërkaq, babit, nënës, motrës, vëllaut të madh ose atyre që kanë rrezikuar ose sakrifikuar për ta: Ua thonë fjalët e rënda dhe ua mbyllin derën e shtëpisë.

Shqiptarët si duket janë i vetmi popull në Europën(sepse, në Afrikë ka mjaft) të cilët nuk mundën pa sundimtar ose "gospodar" të huaj, sepse nuk pranojnë të udhëheqën ose qeverisën nga shqiptari!

Por, nga ndonjë Princ Vidë i ri!

Ndonëse, sipas konceptëve dhe definicionëve të njohura të Friedrich Meineckes, Hans Kohnit, George Watsonit, Ernst Gellnerit, Rogers Bruhbakerit dhe shkenctarëve të tjerë: "Ekzistojnë dallimët themelore ose substanciale në mes popujve ose kombëve të dikurshme mbretërore, dinastike, perandorake ose kolonialiste me seli në Londër, Paris, Madrid dhe Lisabon (Lisbonë), kombëve të lashta ose klasike, kombëve kulturore, industrale dhe teknologjike dhe "kombëve të reja" artificiale ose johistorike etj. 

Pa i harruar këtu revolucionin, evolucionin, bihorvinizmin, primordializmin, pragmatizmin, konstruktivizmin dhe modernizmin e njohur amerikan etj.

Ndryshe nga kjo, spas politologjisës dhe filozofisë së njohur politike, në 'masivin' ose kompozicionin e marëdhënieve ose raportëve të sotme botërore ose ndërkombtare, shumë gjëra janë të 'lidhura nyje' me njëra tjetrën në bazë të 'lidhjeve të padukshme' për publikun ose qytetarin e rendomtë: Kështu qe ju nuk mund të këpusni një lule nga 'kopshiti' i njohur global ose universal, pa shqetësuar një yll. 

Duhet ditur dhe kuptuar se cili është caku ose 'ylli polar" i popullit ose kombit tonë.

E jo si gjithëmonë bla-bla-bla ose tra-la-la....! Apo, ishalla jemi ëndërrr e nuk ma sheh dhe ninë (dëgjon) kush!!!

Të gjitha këto së bashku, në forma ose mënyra të ndryshme eskterne ose eksplikative, sikur i bëjnë akoma më të komplikuara dhe të paqrta zhvillimët e përgjithshme turbukente, hektike ose eklektike në Kosovë së bashku me vazhdimin e dialogut të gjatë ose maratonik në mes Kosovës dhe Serbisë me moderimin, kujdestarinë ose sponsorizimin e UE-së.

Umor vesh se Gjiganti i njohur industrial ose ekonomik i "Trepçës" së bashku me Ujmanin si dhe asetët ose resursët tjera kosovare, do jenë kryefjala, kryeformula ose kryesinteza e dialogut në fjalë në mes Prishtinës dhe Beogradit e jo specat e Raushqiqit, pasuli (fasulja) e Loxhës, kastravecat (trangujt) e Trakaniqit, kijet (kishkat) e Marecit ose rrushi i Rahovecit!

Ndonëse, idetë, konceptët, doktrinat dhe teoritë moderne ose bashkohore mbi luftërat e ndryshme në kohë dhe hapësire, kanë filluar të aplikohën, zbatohën dhe të bëhen valide në shekullin XVIII (18)  dhe XIX (19) -me rastin e zbulimit dhe përdorimit të municionit ose armëve të zjarrta (pushkëve, topave, tanskëve etj.) si dhe të ngritjes ose promivimit të armatave ose ushtrive të mëdha dhe të fuqishme shtetrore dhe nacionale gjithandej kontinentit dhe globit tonë. 

Duke i përfshitë ose nënkuptuar këtu idetë, konceptët, doktrinat ose teoritë e njohura ushtarake ose luftarake të K. Von Klausewitzit, A. H Jomminit, L. Von Ranckes, Th. Schiederit, Xh. Sorelit, W. Paretit dhe të tjerëve së bashku me shtrirjen ose zgjerimin e luftërave ose konfikteve të ndryshme nga niveli lokal ose rajonal (regjional) në nivel botëror ose interkontinental. Sidomos në shekullin XX (2O) kur ndodhën ose u zhvilluan edhe dy luftërat e mëdha botërore si pasojë e luftërave ose konfliktëve të ndryshme lokale, rajonale ose regjionale.

Ndryshe nga kjo, shpikja e barotit dhe tipogragisë, zbulimi i Amerikës dhe shtetëve ose kontinentëve tjera, kosmologjia ose astrofizika e re e Galileut dhe Kopernikut, iluminati, restaurimi ose reformacioni, zbulimët e reja gjegrafike, shkencore ose humaniste së bashku me një mori risishë ose novitetësh tjera shkencore ose metodologjike: Asokohe e mundësuan ndarjen e shkencës dhe medicinës nga dogmat ose demagogjitë e ndryshme të religjionit, konspiracionit, alkimizmit, ezoterizmit, hedonizmit, dogmatizmit, agnosticizmit, skolastikës, retorikës dhe patetikës mesjetare. 

Në kuadër të renditjes ose konstelacionit të ri të forcave ose marëdhënieve ndërkombtare, pas luftës në Ukrainë: Kosova dhe Ballkani Perëndimor, nuk ndodhën më në fokusin ose agjendën kryesore të Brukselit dhe Uashingtonit.

Sikur është humbur shumë kohë në procesin e "kërkim faljes" ose "pajtimit historik" në mes shqiptarëve dhe serbëve ose Kosovës dhe Serbisë.

Algjeria me një paradë të madhe ushtarake e ka shënuar sot 6O vjetorin e lirisë (çlirimit) dhe pavarësisë së saj nga sundimi, zgjedha dhe tirania e egër kolonialiste dhe militariste e Francës....

Francezët, për me tepër se 13O vite rrjesht i kanë sunduar, eksplatuar, vrarë, masakruar dhe përsekutuar popullin e Algjerisë!  Ndërkaq, edhe sot e kësaj dite mungon kërkimfalja zyrtare e Francës ndaj Algjerisë.

 

Edhe në BE-së (UE-së )-Franca jo pak herë është pozicionuar kundër Kosovës dhe shqiptarëve. Gjegjësisht, në anën e Serbisë dhe Rusisë.

Po e ceku prap se politika është shkencë ose disiplinë e posaçme e shkencave politike, filozofike dhe tè tjera nè kuptimin aksiologjik ("axios"- diçka me vlera, parime, narrativa dhe postulime tè larta), antropologjik (anthropos- njeriu ), metafizik dhe gneseologjiko-epistemologjik (dhunti, talent, narracion, mision, princip ose kriterium i njohur shkencor ose metologjik) i ndarjes ose klasifikimit (principium divisionis) tè monizmit nga dualizmi dhe pluralizmi, tè anès njerèzore ose antropologjike nga ana jonjerèzore ose antropomorfologjike etj.

Bota e sotme postbllokiste ose neobashkohore, sikur është futur ose ka kaluar në një" botë të re" multipolare ku SHBA-s, Kina, Rusia, Britania e Madhe, Japonia, Gjermania dhe Franca do e kenë fjalën kyesore në 'masivin e madh' të politikës dhe sigurisë globale.

 SHBA-s si fuqia ose superfuqia më e madhe ushtarake, ekonomike, industriale dhe teknologjike e globit, Kina si shteti më i madh i botës për nga numri i banorëve dhe ekonomia e dytë e globita pas SHBA-s, Rusia si shteti më i madh i globit me sipërfaqe tokësore ose gjeografike, si fuqi madhe nukleare ose atomike, apo si trashegimtare e njohur ushtarake dhe politike e BRSS-s dhe "Traktatit të Varshavës" nga koha e ish luftës së ftohtë dhe konfrontimëve të dikurshme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, dhe Republika Federale e Gjermania si lokomotiva ose fuqia (superfuqia) kryesore UE-s (BE-s) dhe njëra prej katër fuqive kryesore të globit, Britania e Madhe, Franca dhe Japonia si fuqi të njohuta ushtarake, industriale dhe ekonomike e kështu me radhë.

Ndaj, edhe politologjia ose shkencat politike e kanë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente të cilat mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, divergjencave, kontrasteve, kontraversave, disonancave ose diskrepancave të shumëta politike, diplomatike, ushtarake, strategjike, gjeopolitike, konjukturale, nomenklaturale, ekonomike, konceptuale, ideologjike etj.

U mor vesh se termi ose nocioni shkenca politike (koncpeti plural) patjetër çon (shpie) në diskursin e njohur shkencor ose metodologjik sipas të të cilit politologjisë ose shkencave politike (si njejës ose veçanti shkencore) iu mungon lënda ose materia e njohur bazike. 

Kështu që shkencat politike, janë të thirrura ose obliguara që t'i ndajnë dhe kërkojnë konceptët, nocionet, formulimet, idetë dhe teoritë e ndryshme shkencore ose metodologjike edhe tek shkencat ose disiplinat tjera shkencore dhe humaiste siç janë filozofia politike ose filozofia e politikës, sociologjia politike, psikologjia politike, antropologjia, episteomologjia, ontologjia, gneseologjia, andranologjia (lufta), populli (kombi), etnia, shteti, pushteti, historia, religjioni, utopia etj. 

Ndërkaq, thirrja ose etimologjia shkenca politike ose shkenca mbi politikën, i hapë ose zgjeron mundësitë dhe kompetencat e njohura shkencore, plurale dhe humaniste të politologjisë ose shkencave politike.

Ideja dhe teoria e njohur mbi studimin dhe analizën esenciale ose substanciale të politikës, është shumë e lashtë dhe multidisiplinare. Duke filluar nga filozofia praktike e Platonit dhe Aristotelit dhe deri me sot. 

Ndërkohë që idetë, teoritë ose definicionet e njohura absolutiste ose ekskluziviste të Thomas Hobsit ose Xhuzepe Mazinit mbi si thonë "të drejtën legjitime, natyrore ose absolute të autoritetëve të larta të shtetëve të fuqishme të tjerët", kanë bërë që mendimtar ose dijetar të tjerë botëror të parashtrojnë pyetje, pikëpyetje ose dilema të ndryshme në sfond.

 Karl Manheim në veprën e tij me titull "Ideologjia dhe Utopia"(1929) parashtron pyetjen: A është e mundur dhe si është e mundur që politologjia ose shkencat politike, të kenë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente dhe të mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, divergjencave, kontroversave ose diskrepancave të shumëta?! "

Të gjitha këto së bashku, në forma ose mënyra të ndryshme eskterne ose eksplikative, sikur i bëjnë akoma më të komplikuara dhe të paqarta zhvillimët e përgjithshme në Kosovë së bashku me vazhdimin e dialogut të gjatë ose maratonik në mes Kosovës dhe Serbisë me moderimin, kujdestarinë ose sponsorizimin e UE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat