Protesta e nesërme, shumë arsye për të protestuar...!

Opinione

Protesta e nesërme, shumë arsye për të protestuar...!

Nga: Xhevat Mustafa Më: 6 korrik 2022 Në ora: 12:26
Autori Xhevat Mustafa

Edhe pak orë na ndajnë nga PROTESTA e nesërme, e shumëvonuar, e shumëpritur, e shumë paragjykuar e përfolur..., kryesisht kapur tek qenia e Sali Berishës ideues, organizues dhe drejtues i saj, me damkën “non grata”. Por, tashmë edhe nga “të verbrit” dhe të “shurdhëtit” është bërë e qartë se ky ndëshkim është sajuar nga Edi Rama Rama, Erion Veliaj, Delina Fico, Xhorxh dhe Alex Soros, Yuri Kim, Donald Blinken...dhe miratuar në “përgjumje” të shpeshtë, edhe në mes të ditës dhe pritje zyrtare, nga presidenti Biden...Njëkohësisht, kur mes shqiptarëve është masive, në rritje dhe masivizim, bindja se përveç Berishës këtë ndëshkim e meritojnë edhe shumica e partiakëve dhe qeveritarëve të lartë të gajasmë të majtës në Shqipëri, duke e filluar listën me Edi Ramën...Është lehtësisht e kuptueshme kjo ndarje e shumicës së qytetarëve të thjeshtë në dy grupe e qenia e plot prej tyre në mëdyshje të fortë...Rama -parti- qeveria, mbështetur si përditë në këta 10 vjet nga ortakët e saj oligarkë apo “investitorë strategjikë”, përfshirë gjatë këtyre rreth 2 viteve e gjysmë edhe ambasadoren amerikane Yuri Kim, kanë investuar pa kursim për të hedhur pluhur e baltë për këtë protestë, sidomos ndaj individit Sali Berisha si dhe për të ruajtur dhe forcuar përçarjen e PD-së..., ndihmuar edhe nga “kuaj dhe pela Troje dhe Surreli” brenda gjirit të saj...

Njëkohësisht është shumë shprehës dhe emancipues fakti se plot shqiptarë në Kosovë, MV, Diasporë, prej shumë vitesh qytetarë amerikanë, kanadezë, italianë, grekë, francezë, belg, holandezë, suedezë, norvegjezë... ndjehen, reflektojnë dhe veprojnë si më shumë qytetar shqiptar e më shqiptar se shumica e "popullit të majtë" dhe gajasmë të pavarur!!! Për këta është imperative dhe kushtruese thirrja "Të gjithë bashkë për të shpëtuar Shqipërinë, pasuritë e saj nën e mbitokësore, kombin shqiptar dhe dinjitetin e tij"!

Prandaj, nëpër media dhe rrjete sociale, pa harruar t’i shprehen zhgënjimet, rezervat, kritikat...ndaj PD-së dhe Sali Berishës gjatë 32 viteve, sidomos gjatë 13 viteve në pushtet, janë angazhuar në mbështetje të kësaj proteste, duke e konceptuar si të domosdoshme, jetike..., për Shqipërinë dhe shumicën e shqiptarëve të thjeshtë...dhe jo si nismë ngushtësisht personale e partiake. Sipas mesazheve të tyre të sinqerta, të pa interes e me shqiptari të kulluar, ky duhet të jetë qëllimi dhe apeli kryesor i protestës së nesërme qytetare dhe popullore. Berisha mund të jetë në krye të saj, por kjo protestë, referuar gjendjes katastrofike në të cilën ndodhet vendi dhe kombi, e kapërcen emrin, figurën, hallin, interesin...e tij individual!

Por, fatkeqësisht, për jo pak shqiptarë, kryesisht “të majtë”, enveristo-edramistë dhe gajasmë të pavarur apo nga “ushtria gri”, duket e shprehet nga fjalë dhe veprime se slogani e thirrja "Shqipëria në rrezik" përkthehet në shqip edhe në formën: "O burra, kush më parë emigrant në Perëndim, me ik!!!Shqipërinë le ta shpëtojnë nga ky ibret, ata që këtu arrijnë të gjallë me mbet...!!!

Gjithsesi, partitë e opozitës, shumica e shqiptarëve të thjeshtë, edhe ata “të majtë”, përmbytur si të gjithë të tjerët nga varfëria, korrupsioni, kriminaliteti, pasiguria për jetën dhe të nesërmen, kanë shumë arsye për të protestuar nesër e përditë, thjeshtë si qytetarë, me apo jo në krye PD-në apo Berishën si dhe ndonjë parti të re të krijuar nga shoqëria civile apo “populli gri”...Do t’u kujtoja se qenia e Shqipërisë në këtë gjendje mjerane apo derexhe, është shprehje paaftësie, përgjegjësie, faji, dështimesh...nga PKSH-PPSH-PSSH... Në Gjermani, me paga e pensione 5- 10 herë më të larta se në Shqipëri e me çmime 50%- 100% më të lira, ku jam prej një muaj e gjysmë, komunistët, enveristët, edramistët..., nuk kanë qeverisur asnjë ditë! Po kështu, ndryshe nga ne shqiptarët, gjermanët nuk i kanë kënduar as Konrad Adenaurit, as Helmut Kohlit, as Vili Brandtit, as Angela Merkelit...! Prandaj, ky vend është GJERMANI, të paktën rreth 78 vjet përpara nesh për nga e nivelet e zhvillimit, pagave, pensioneve, mirëqenies, shtetit social, demokracisë, pluralizmit, shtetit ligjor...dhe me nivele shumë të ulta partishmërie, militantizmi, korrupsioni...! Jo rastësisht miliona nga vendet ish socialiste, nga Rusia, Kina, Bjellorusia, Ukraina, Polonia, Rumania, Bullgaria, Serbia, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Greqia... shkojnë emigrantë në Gjermani e gjermanët nuk shkojnë në këto vende. Pra, edhe më SHQIP: ku kanë qeverisur e qeverisin parti gajasmë të majta si PKSH, PPSH, PSSH..., ka varfëri, korrupsion, emigracion kriminalitet...masiv, dukuri që i kanë nxirë jetën dhe Shqipërinë shumicës së shqiptarëve! Kush do veten dhe familjen, kush ndjehet qytetar dhe shqiptar, duhet t'i thotë Edi Ramës me ministresha e ministra: MJAFT na nëpërkëmbët, persekutuat, varfëruat, vodhët me PPP- ra, koncesione, tendera, "investitorë strategjikë", na dëbuat nga Shqipëria djem e vajza, vëllezër e motra! 78 vjet (duke përfshirë edhe 13 vjetët e PD-Berishës) nën këtë gajasmë të majtë e gjasmë të djathtë, janë tmerrësisht shumë, një jetë njeriu! Të mos duash veten dhe familjen apo ti duash partinë dhe kryetarin e zemrës më shumë se këto, vihen në pikëpyetje shumë gjëra, që e bëjnë njeriun njeri!!! Së fundi, ta kritikosh publikisht një qeveri të paaftë( me kryeministrin piktor- ish basketbollist e shumicën e ekipit qeveritar me formim të dyshimtë e jo në vendin e duhur), t’ia thuash të vërtetat publikisht se është e korruptuar, e papërgjegjshme, e paskrupullt, çnjerëzore, antikombëtare..., nuk do të thotë se bën sherre e grindje politike, por, në të kundërtën, bëhet detyra si individ, familjar, qytetar, shqiptar...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat