Në Kremlin (Moskë) -asgjë të re!

Opinione

Në Kremlin (Moskë) -asgjë të re!

Nga: Agron Shabani Më: 14 korrik 2022 Në ora: 12:08
Agron Shabani

Lufta e përgjakshme dhe shkatërrimtare në Ukrainë, pos tjerash, sipas të të gjitha gjasave, njëherë e përgjithëmonë i ka përmbysur, varrosur ose eklipsuar moralin dhe rëndin e ri botërorë, të ngritur ose projektuar pas përfundimit të luftës së ftohtë dhe 

konfrontimëve të dikurshme bipolare ose bllokiste në mes Paktit të Natos dhe ish "Traktatit të Varshavës" (me konkretisht në mes SHBA-së dhe ish BRSS-së)  së bashku me të të ashtuquajturin "tregun global" të vlerave, resursëve, mallërave dhe kapitalit botërorë ose ndërkombtar.

Duke i kthyer kështu ngjarjet, zhvillimët, raportët, konstelacionet ose marëdhëniet e gjithëmbarëshme ndërkombtare për disa shekuj ose dekada (decenie) prapa. Gjegjësisht, në etapat ose periudhat e ndryshme trishtuese, cvilitëse, turbulente, hektike, paradoksale, reaksionare dhe anakronike të imperializmit ose kolonializmit.

Në anën tjetër ndërkaq, habitë (çuditë) fakti se si Natoja e sidomos SHBA-së ose Perëndimit: Akoma nuk i kanë parë dhe kuptuar (ose, bëhen sikur nuk i shohin dhe kuptojnë?)-aktët e kryera, respektivisht faktët dhe realitetët e reja me rastin e invazionit ose luftës shkatërrimtare ose apokaliptike të Rusisë kundër Ukrainës!

Kështu që në vend që të shohin, studiojnë, mendojnë, reflektojnë, kognitojnë ose interferojnë në fillimin e fundit të durimit, tolerancës dhe mirëkuptimit të "Rusisë së re" cariste, imperiale, hegjemoniste, ekspanzioniste, militariste, nukleare ose atomike-ndaj konceptëve, doktrinave ose formulave të reja gjeopolitike ose gjeostrategjike të SHBA-së, Natos ose Perëndimit: Disa në SHBA-së, Nato ose Perëndim, me rastin e luftës së saj në Ukrainë, sikur e shohin edhe fillimin e fundit të federatës ose "parandorisë" (imperisë) së Rusisë. Duke qenë të bindur vërbërisht në disfatën ushtarake ose luftarake të ushtrisë së fuqishme nukleare ose atomike të Rusisë në luftën e Ukrainës.

Të pret ose shpreson se rusët do kapitullojnë në luftën e tyre në Ukrainë, dhe se do e nënshkruajne kapitullimin e tyre të pakusht -para Ukrainës, SHBA-së, Natos ose Perëndimit, duke e pranuar shtrirjen ose zgjërimin e Natos ose UE-së-deri në kufinjtë e saj natyror: Kjo është e njejtë sikur të presësh ose shpresosh se 1.5 miliard kinez, një ditë do i bashkangjitën SHBA-së si "shteti ose republika e 51-të" amerikane! 

Apo sikur Kroacia si për shëmbull, si shteti me i pasur, me i zhvilluar dhe me i fuqishën në rajon, një ditë mund të largohet vullnetarisht nga Natoja ose UE-së, për t'iu bashkuar ose bashkangjitur një "federate" ose "konfederate të re ballkanike" me Serbinë dhe Shqipërinë, sipas "konceptëve, idealeve, narrativave ose vizionëve" të njohura retrograde, ireverzibile, inkomprehensive, inkontemplative, utopike, paradoksale, reaksionare dhe anakronike të Aleksandar Vuçiçit a dikujt tjetër! Utopi.

Ukraina Lindore, në anën lindore të Dnjeprit, gjegjësisht të të ashtuquajturat 'republikat e pavarura dhe popullore" të Krimesë, Luganskit dhe Donieckut së bashku me Odesën dhe portët tjera detare ose strategjike në Detin e Zi , Detin e Bardhë etj. (Ukrainë) së bashku me "republiken autonome ruse" të Transnistrisë dhe Besaarabisë (Moldavi), "republkat ruse" të Abhazisë dhe Osetisë Jugore (Gjeorgji ose Gruzi), rajoni i pasur dhe strategjik i Nagorni Karabahut (Azerbeixhan-Armeni), Qëndra e njohur kosmike ose astrofizike "Bajkonur" (Kazakistan), pjesët me vitale dhe strategjike të Turkmenisë, Taxhikistanit dhe ush republikave tjera ruso-sovjetike, janë caku ose qëllimi i parafundit (lëxo: jo qëllimi i fundit) ushtarak, politik, strategjk ose gjeopolitik i Dr. Vladimir Vladimiroviç Putinit, ose admiralitetit dhe gjeneralitetit të tij ushtarak ose luftarak.

Ndërkohë që lufta e përgjakshme dhe shkatërrimtare në Ukrainë, i ka eklipsuar dhe lënë nën hije ose margjina të ndryshme shumë çështje ose aspekte tjera delikate ose jetike.

U mor vesh se politika e lartë dhe diplomacia, janë një 'numratore e madhe' më shumë formula dhe ekuacione të panjohura dhe të papritura në sfond....Një 'tabelë e madhe' shumëzimi, pjesëtimi, zbritjeje dhe barazimi, ku brenda tyre futën ose përbirohen koha dhe hapësira së bashku me aspiratat dhe interesat e ndryshme strategjike, gjeopolitike, koniukturale, manufakturale, nomenklaturake, materiale, finansiare, profiteriste, karieriste, tregtare, ekonomike dhe të tjera.

Ndonëse, ajo që po ndodhë në Ukrainë, sipas të gjitha gjasave, mund të gjejë spjegim ose definicion komplet, vetëm në kuader të shtetit të shtetit të thellë ose dubioz, apo masonerisë (oligarkisë) botërore. 

Në këtë kontekst të "suspektshëm" ose dubioz, është mëse paradoksale, reaksionare dhe anakronike për kohën ose botën e sotme "supermoderne" ose "ultrabashkohore", se si shumica absolute e vlerave, resursëve, parave (finansave) ose kapitalit botërorë, ndodhën të bartura ose koncentruara në duart e manjatëve ose "superemenëve" të ndryshëm fuksional, makrofinansiar ose megakapitalist, të cilët edhe pse nuk përbëjnë madje as 3 % të popullsisë së gjithëmbarëshme të globit: Megjithatë, si duket janë arkitektët, inxhinierët, instruktorët, monitorët, menaxherët dhe sponzorët kryesor të luftërave ose konfliktëve të ndryshme, si dhe finanasave ose kapitalit botërorë.

Këto janë ato trendet ose standardet e dyfishta të "botës globale"....Trendet, standardet ose recidivët e njohura borxheze, skllavopronare, feudaliste, absolutiste ose kameraliste nga e kaluara....!!!

Është pra një luftë ose stuhi e rrezikshme infernale, misterioze, enigmatike, diabolike ose apokaliptike që po nuk pushon kurrë, ku qeniet njerëzore, politike ose ushtarake, janë në kaos ose anarki, në kërkim të vazhdueshëm të vetvetës, gjegjësisht, egos, libidos, autoritetit, integritetit dhe ekskluzivitetit të tyre global ose universal, si dhe të plotësimit të nevojave dhe kërkesave të ndryshme objektive dhe subjektive, apo me konkretisht, militariste, hegjemoniste, ekspanzioniste, materiale, finansiare, tregrare, ekonomike, jetësore ose ekzistencialiste...Të shkëputur nga materia, të lëkundur ose tjetërsuar nga njerëzorja dhe racionalja, gjegjësisht, nga arsya, edukata, kultura, emancipimi, morali, disiplina, ndërgjegjia, arsyja, humanizmi, drejtësia dhe barazia e njohur ligjore, politike, sociale, ekonomike, shtetrore, nacionale, kulturore, historike, gjeografike etj.

Ndaj, edhe vet bota e sotme ultramoderne ose neobashkohore, në të cilën njeriu cilësohet si një "mikrokozmos", bëhet vetëvetiu një "megapoligon luftërash" ose 'makrosferë interesash' e cila nuk është e përbërë nga asgjë tjetër përveç "vullnetit" ose sëmundjes së pashërueshme për përfaqësim, sundim dhe dominim të atyre që janë më të pasur dhe më fortë mbi ata që janë më të varfër dhe më të dobtë.

U mor vesh se filozofia politike na mëson ose udhërrefen vazhdimisht se ata që ndodhën lartë, gjithëmonë jetojnë, mirëmbahen ose ushqehën nga ata që janë më poshtë. Përveç rasteve ose përjashtimeve të rralla.
 E formuluar ose deskriptuar me gjuhën e "formulave" ose "doktrinave të reja" politike, ushtarake: Ko do thotë se nga ish "lufta e ftohtë" dhe konfrontimet e dikushme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit: Bota ose civilizimi ynë, sikur janë futur ose kanë kaluar në një cikël ose kapitull të rrezikshëm luftërash ose konfrontimesh të reja multipolare ose 'subllokiste', të cilat mund të jenë akoma më të rrezikshme se sa ish "lufta e ftohtë" dhe konfrontimet e dikurshme bipolare ose dybllokiste. 

Botës sonë sikur i duhet patjetër një trend, një narracion, një vlerë, kualitet dhe moral i ri.

Pa Rusinë, po shihet fortë mirë se nuk bën fare ose kurrsesi .

Bota ose civilizimi ynë botërorë, sikur janë futur ose mbërtyer si të thuash në makth, ankth ose depresion të madh nga lufta ose kriza aktuale në mes Ukrainës dhe Rusisë që po shkakton ethe ose frikë të madhe në vende dhe meridiane të ndryshme gjithandej globit. Duke i vënë botën ose civilizimin tonë-përballë të të fikëti ose një infrakti të përgjithëshëm. 

Bëhet fjalë mbi frikën latente ose permanente mbi ndonjë luftë ose përplasje eventuale në mes SHBA-së (Natos) ose Perëndimit me Rusinë për shkak të Ukrainës, ku nuk përjashtohet edhe përdorimi i armëve nukleare ose atomike. 

Kjo do nënkuptonte edhe shndërrimin e botës ose planetit tonë në pluhur ose material radioaktiv. Futjen e botës ose planetës sonë në 'dimrin e madh' nuklear ose atomik....!!!

Ndaj, "me mirë të flasim, debatojmë ose dialogojmë me rusët për të gjitha çështjet ose problemët esenciale (substanciale) ose fundamentale, se sa të vdesim të gjithë!", do thoshte me një rast filozofi, politologu, profesori dhe eruditi i shquar amerikan. N. Chomsky.

Se këndejmi, me afro 15O milion banor, me hapësirë tokësore ose gjeografike prej 17 milion kilometrash katrore, me afro 1.5 milion ushtar të rregullt, me afro 3 milion rezervist, me afro 1 milion desperados ose mercenar të ndryshëm jorusë, si dhe me numrin ose sasinë me të madhe të armëve të ndryshme nukleare ose atomike (ndoshta edhe me tepër se SHBA-së ose krejt Natoja bashkë) në të gjithë globin: Rusia me rastin e shkatërrimit të madh të arkitekturës ose infrastrukturës së përgjithshme banesore, agrare, industriale dhe ekonomike të Ukrainës, të ngritur dhe ndërtuar si thuhet nga "mjetët dhe kontributi i madh i shtetit dhe popullit rusë në kuadër të ish BRSS-së", e kanë çuar Ukrainën me tepër se 1OO vite prapa në të gjitha çështjet ose aspektët e mundshme. Në aspektin njerëzor, moral, material dhe  socioekonomik-sidomos.

E dyta: Presidenti Putin dhe bashkëpunëtorët e tij, me rastin e marëshimit ose invazionit të tyre ushtarak në Ukrainë: Ua kanë bërë të qartë SHBA-së, Natos ose Perëndimi, rikthimin e plotë të ish "luftës së softë" dhe konfrontimëve të njohura bipolare, multipolare, dybllokiste ose subllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, ku SHBA-së, sipas rusëve, nuk është superfuqia e vetme dhe kryesore e globit, por vetëm njëra prej dy fuqive ose superfuqive kryesore të globit së bashku me Rusinë.

E treta: Kriza e pritshme agrare ose ushqimore më përmasa kontinentale dhe interkontinentale për shkak të luftës në Ukrainë së bashku me krizën e pashmangshme industriale dhe enërgjetike për shkak të gasit, naftës, benzinës dhe derivatëve të tjera, mund të fusin botën në krizë dhe recesion të përgjithëshem finansiar, social dhe ekonomik.

Shtoja këtu edhe luftërat ose përplasjet e vazhdueshme tregtare ose ekonomike në mes botës së pasur industriale ose kapitaliste me Rusinë, Kinën, atyre brendapërbrenda vendëve të ndryshme anëtare të UE-së etj.

E katërta: Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski dhe bashkëpunëtoret e tij politik dhe ushtarak, sikur ndodhën të mbështetur për muri ose në fund të moralit, kondicionit, autoritetit ose fuqisë së tyre politike dhe ushtarake për shkak të operacionëve ose suksesëve të njëpasnjëshme të ushtrisë së fuqishme të Rusisë në planin e përgjithëshëm ushtarak ose luftarak. Dhe, kërkojnë në panikë, tension ose depresion të madh të shkaktuar nga lufta: Furnizimin ose armatosjen e vazhdueshme të Ukrainës me armatimin ose teknologjinë ushtarake (luftarake) të Perëndimit.

Ndërkohë që dikund nën hijët e luftës së përgjakshme dhe shkatërrimtare në Ukrainë: Sipas shumë gjasave, ndodhën ose ekzistojnë qarqe ose forca të errëta centripetale, centrifugale, dogmatike, demagogjike, hipokrite, retrograde, diabolike, reaksionare ose anakronke, që janë të intersuar (a)- për futjen ose involvimin aktiv ose interaktiv të Gjermanisë në luftën e Ukrainës, me narrativin ose mundësinë insubordinuese, latente ose permanent të shpërthimit të ndonjë lufte shkatërrimtare ose apokaliptike në mes Rusisë dhe Gjermanisë, që do nxiste ose shkaktonte pashmangshëm, Luftën e Tretë Botërore.

Ndërkaq, akoma më shqetësues është fakti tjetër se afro 8O % e shtetit dhe popullit të madh rusë, vazhdojnë të përkrahin luftën e përgjakshme dhe shkatërrimtare të Rusë-kundër Ukrainës! 

Kjo edhe në saje të saje të asaj se SHBA-së, Natoja, UE-së ose Perëndimi, aq shumë i kanë izoluar, sanksionuar,  kriminalizuar, demonizuar ose satanizuar Presidentin Putin dhe Rusinë, që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Dhe, mëqe, sipas asaj se:" njerëzit, gjithëmonë do duhej të vdisnin dy herë nga sëmundjet, luftërat, krizat ose fatkeqsitë e ndryshme objektive dhe subjektive, para se të lindin ose fillojnë të jetojnë si duhet": Do theksuar në vazhdim se qarqe dhe forca të errëta kontrarevolucionare, dogmatike, demegogjike, hipokrite, demoniake, reaksionare dhe diabolike, në vorbullën e luftërave të njohura speciale, psikologjike, subverzive, agjituese, propagandistike, virtuale, kibernetike dhe të tjera: Gjithëmonë janë të interesuara dhe përgatitura për skenare të ndryshme të Xhorxh Orvelit, Kolakovskit etj., në kuader të "mbretërisë së të keqës" ose blasfemisë ushtarake (luftarake), politike, sociale, ekonomike, industriale, teknologjike etj.! E sidomos kundër SHBA-s, B. Madhe, Gjermanisë ose Perëndimit, ku asnjëherë nuk janë të përjashtuar komploti, shantazhi, sabotazhi, manipulimi, diverzioni, subverzioni ose teoritë e ndryshme të konspiracionit dhe dekonspiracionit në kushtët ose rrethanat e rënduara të luftës në Ukrainë etj. 

Kështu që edhe idetë, konceptët, doktrinat ose teoritë e njohura shkencore (medicionale) dhe humaniste, sikur ndodhën të varura dhe ndikura nga shumë faktor të ndryshëm kolateral dhe multilateral. 
Ndaj, aftësia ose shkathtësia e njohur studiuese, hulumtuese dhe zbuluese, janë bazat dhe kriteret themelore mbi kodifikimin, deshifrimin ose deskriptimin e luftërave, 

formulave ose doktrinave të njohura (panjohura) politike, ushtarake, diplomatike, psikologjike, diverzive, subverzive, propagandistike etj.

Siç u tha me sipër:  lufta e përgjakshme dhe shkatërrimtare në Ukrainë, në menyrë esenciale ose substanciale e ka ndryshuar ose determiuar edhe raportin e forcave së bashku me marëdhëniet e gjithëmbarëshme ndërkombtare.

Në këtë renditje ose konstelacion të ri të forcave ose marëdhënieve ndërkombtare, të bie në dy rirrjeshtimi ose ndryshimi radikal i kursit, narrativit, doktrinës, formulës ose filozofisë së përgithshme ushtarake, politike dhe diplomatike të Gjermanisë.

Gjermania është lokomotiva ose fuqia kryesore e Europës dhe UE-së, dhe njëra prej pësë fuqive (superfuqive) kryesore të globit.

Ndaj, për shkak të ndikimit dhe fuqisë së saj shkencore, kulturore, finansiare, ekonomike, industriale, teknologjike, politike, ushtarake dhe kështu me radhë: U mor vesh se Gjermania ka përballë vetes një kundërpeshë ose barazpeshë globale ose universale në marëdhëniet e sotme botërore ose ndërkombtare.

Në këtë frymë, qeveria e re gjermane- nën drejtimin e Kancelarit të mençur ose intelegjent (Olaf Scholz) e kanë një obligim të rëndë mbi shpatulla ose mbi supe.

Gjermania sot është shteti më me ndikim në politikën evropiane, dhe njeri prej shtetëve më të respektuara dhe influecuese në botë.

Në të kundërten, revanshi ose hakmarrja me e suksesshme ose me efektive ndaj Gjermanisë për shkak të "hipotekave" të ndryshme të dy luftërave të mëdha botërore dhe kështu me radhë, sipas qarqëve ose forcave të mesipërme retrograde, reaksionare dhe diabolike, janë lufta ose përplasjet e saj eventuale ushtarake, politike, tregtare, ekonomike dhe të tjera me Rusinë, apo me ndonjë fuqi (superfuqi) tjetër.

Se këndejmi, edhe përkundër faktit se jetojnë nën ambrellën ose çatinë e përbashkët të UE-së: Italianët dhe francezët shpeshherë nuk e çuar aq fortë mirë me gjermanët.

Italianët si për shëmbull, edhe pse kanë qenë aleat të gjernanëve deri në etapën e fundit të Luftës së Dytë Botërore: I nxisin ose stimulojnë të tjerët që jetojnë e punojnë në Itali dhe gjithandej, për të kërkuar vazhdimisht dëmshpërblime ose reparacione të ndryshme materiale ose ekonomike nga Gjermania për LBD-së!

 Përderisa Zhan Zhak Atali, Mari Lepen dhe politikan të tjerë të ekstremit të majtë dhe të djathtë në Francë, tradicionalisht kanë fobi, paranoja, dyshime, urrejtje ose xhelozi të pafshehura ndaj shtetit dhe kombit të madh gjerman.

Në anën tjetër ndërkaq, Gjermania e tërheq, piloton ose komandon lokomitivën e kompozicionit të përbashkët europian e jo Franca ose Italia.

Ka edhe zëra që thonë se nga frika e ngrijes së ndonjë "aleance sekrete ose separate", respektivisht të ndonjë "pakti anglo-gjermano-amerikan" në Ballkanin Perëndimor, si dhe gjithandej kontinentit dhe globit tonë: Serbia (me dorën e zgjatur të Rusisë, ose dikujt tjetër (me instruksionet paraprake të dikjut në Bruksel ose Strasburg)-mund të çeli ose hapi "kutinë e pandorës"-lidhur me një luftë të re shqiptaro-serbe ose serbo-boshnjake në Ballkan, e cila do e nxirrte Rusinë "faqebardhë" nga lufta e përgjakshme dhe shkatërrimtare në Ukrainë.

Ky zatën ishte edhe mesazhi indiskret ose interaktiv i vizitës së funfit  historike të Kacelarit Scholz dhe Kryediplomatës gjermanr (Analena Bearbock) në Kosovë.

Bëhet fjale mbi 'vizitat taktike dhe strategjike" të Kancelarit dhe Kryediplomatës së popullit (kombit) dhe shtetit me të madh të Europës dhe UE-së (BE-së) në një rajon dhe moment krucial dhe tepër sfidues për paqën dhe sigurinë kontinentale dhe interkontinentale.

Analistët e specializuar dhe kompetent, e shohin dhe konsiderojnë rolin, pozicionin dhe misionin e Gjermanisë si krucial, multilateral ose kolateral në kuptimin e shtensionimit, përafrimit dhe uljes së gjakrave ose tensionëve politike dhe ushtarake .

Në kursin, narrativin, vizionin dhe misionin e ri të politikës së jashtme ose diplomacisë gjermane, pos tjerash mund të verehet një komponentë ose vlerë e re vizionare, suplementare, komplementare, interaktive, interpolare, multiploare dhe tepër lucide, subtile, sublime, profesionale ose akribike në frymën e njohur të diplomacisë moderne ose bashkohore.

Një celebrim ose narrativë i ri politik dhe diplomatik i cili ka për qëllim ngritjen (projektimin), shquarjen, afirmimin dhe artikulimin e politikës së jashtme ose diplomacisë publike, transparente, kualitative, dinamike, kompetente, profesionale, intelegjente, intelektuale, shkencore ose akademike.

Ndaj, politologët e specializuar dhe kompetent, e konsiderojnë diplomacinë si njerën prej artëve ose disciplinave më të ngritura, më të avansuara, më të privilegjuara ose me kompetente, korpulente, komprehensive ose kontemplative 

për zhvillimin, evolucionin ose afirmimin e njohur kualitativë, komplementar, suplementar, koherent dhe afirmativë të marëdhënieve ose raportëve të gjithëmbarëshme ndërshtetrore, ndërnacionale, ndërqeveritare, botërore ose ndërkombtare.

Me fjalë tjera, politika e jashtme ose diplimacia e sotme gjermane, kanë njohur ose pësuar ndryshime, zgjerime, reforma ose transformime të thella esenciale ose substanciale edhe në fusha ose disciplina tjera politike, ushtarake, tregtare, ekonomike, shkencore, akademike, pedagogjike, industriale, teknologjike etj.

Edhe industria dhe ekonomia e Rusisë, në esencën ose substancën e tyre, ndodhën të varura nga shkenctarët, vlerat, kapitali, ekonomia, industria dhe teknologjia e lartë gjermane. E sipas shumë gjasave, edhe ajo nukleare ose atomike, edhe pse Gjermania zyrtarisht nuk është fuqi nukleare ose atomke.

Nuk ka vend për alarm ose panikë lufte në Kosovë!

Kosova është e mbrojtur dhe garantuar (siguruar) nga SHBA-së, Gjermania, Britania e Madhe, Italia, Franca etj....Respektivisht, nga superfuqive të njohura kontinentale dhe interkontinentale.

 

Se këndejmi, për ata që e njohin sadopak ligjendën ose historinë e Herkulesit me 78 femijët e tij të përçarë dhe grindavec: Besojë se e kanë me të lehtë për të njohur dhe kuptuar rolin, angazhimin, misionin dhe kontributin e njohur kolateral, multilateral, kolosal dhe titanik të SHBA-së, Britanisë së Madhe, e sidomos Gjermanisë si Fuqia ose Superfuqia kryesore e UE-së dhe me gjërë në këtë drejtim.

Sidomos për Kosovën dhe shqiptarët, ku Gjermania i ka vënë në levizje ose funksion optimal ose maksimal të gjitha resursët, potencialet, kapacitetët dhe energjithë e saj intelektuale, profesionale, politike, diplomatike, ekonomike, industriale, teknologjike dhe të tjera për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe inkuadrimin e vendëve të tjera të Ballkanit Perëndimor në BE-së.

Mos harroni kurrë se ish Kancelarja historike e Gjermanisë, Dr. Angela Merkel, pati thënë njëherë se Gjermania, nuk do lejojë kurrë që t'i vrasë ose zhdukë dikush shqiptarët e Kosovës ose dikund tjetër, dhe se Gjermania është gjithëmonë e gatshme dhe mobile për t'i bartur me avijonn dhe mjete tjera transporti afro 2 milon shqiptar të Kosovës, dhe për t'i sjellur këtu në Gjermani, nëse kanosën ose rrezikohen sërish nga lufta ose katastrofat tjera.

Besojë se Austria, Italia, Kroacia, Britania e Madhe, Franca dhe vendët tjera, e kanë të njëjtin vullnet dhe gadishmëri.

Në instancë të fundit, UE-së (BE-së)-është ëndërr dhe projekt i përbashkë i SHBA-së, Republikës Federale të Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës, Italisës ose Perëndimit.

Ndërkohë që lufta e përgjakshme dhe shkatërrimtare në Ukrainë, i ka eklipsuar dhe lënë nën hije ose margjina të ndryshme shumë çështje ose aspekte delikate ose jetike.

U mor vesh se politika e lartë dhe diplomacia, janë një 'numratore e madhe' më shumë formula dhe ekuacione të panjohura dhe të papritura në sfond....

Një 'tabelë e madhe' shumëzimi, pjesëtimi, zbritjeje dhe barazimi, ku brenda tyre futën ose përbirohen koha dhe hapësira së bashku me aspiratat dhe interesat e ndryshme strategjike, gjeopolitike, koniukturale, manufakturale, nomenklaturake, materiale, finansiare, profiteriste, karieriste, tregtare, ekonomike dhe të tjera.

Duhet patur një trohë, ose një qik me shumë durim dhe mirëkuptim ne shqiptarët...Ndaj shtetit dhe kombit të madh gjerman-sidomos.

Por, gjithashtu duhet patur kujdes, mençuri dhe maturi optimale ose maksimale ndaj tendencave ose standarëve të dyfishta paradoksale, retrograde, reaksionare dhe anakronike. E sidomos ndaj shfaqjeve, parullave, reliktëve ose kostumeve të tepruara filoturke ose panotomanike në Kosovë dhe Shqipëri etj...!!!

Aty pra ku prekën ose cenohen shpirti, nderi, morali, karakteri, identiteti, spontaniteti, ekskluziviteti dhe autenticiteti ynë.

Ne jemi popull europerëndimor, racë iliro-shqiptare, me traditë, kulturë, histori dhe trashëgimi oksidentale ose perëndimore.

Nuk jemi turq a diçka tjetër. Dhe, nuk bëhemi kurrë. Pikë.

As rusët dhe turqit ose Rusia dhe Turqia, nuk mund të behën kurrë miq ose aleat të sinqertë në mes veti. Turqit dhe rusët, i puçë ose bashkon vetëm frika dhe rreziku i përbashkët nga njëri tjetri.

Në gazetën "Bota Sot" kam (kemi) shkruar dhe reflektuar shpesh mbi luftërat e shumëta  ruso-turke nga e kaluara....E sidomos mbi luftërat e njohura të Krimesë dhe kështu me radhë.

Fjodor Dostojevski, në prill të vitit 1877, kur në krye të fronit mbretërorë të Rusisë ishte Aleksandri I (1181-1881) me rastin e fillimit të luftës së radhës ruso-turke, atëbotë në novelën ose romanin e tij me titull "Ditari i një shkrimtari", kishte bërë thirrje ose apel publik në Rusi për pushtimin e Konstantinopojës (Stambolllit) i cili sipas Fjodot Dostojevski, Maksim Gorkit, Ivan Shmelovit dhe shkrimtarëve, kulturologëve ose ideologëve të tjerë rusë:" herët a vonë do iu takoi rusëve"!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat