Opozita Parlamentare jo konstruktive!...

Opinione

Opozita Parlamentare jo konstruktive!...

Nga: Ismail Muçiqi Më: 4 gusht 2022 Në ora: 20:02
Ismail Muçiqi

Ne kohën kur rreth Kosovës po zhvillohen propaganda më të ndryshme të Serbisë, Rusisë dhe shërbimeve tjera të cilat nuk ja dojnë të mirën Republikës së Kosovës Parlamenti i Kosovës është shndërruar në arenë të shpifjeve, akuzave dhe debateve joparimore kundër Qeverisë dhe Institucioneve aktuale të Kosovës. Ky mjerim u pa javën qe shkoj edhe me rastin e bllokimit të rrugëve nga ana e strukturave kriminale serbe në pjesën Veriore të Kosovës. Derisa serbia me propagandën e saj destruktive i kishte aktivizuar të gjithë arsenalin propagandistik kundër Kosovës, një pjesë e Deputeteve të opozitës të Parlamentit të Kosovës jo që nuk u angazhuan fare rreth institucioneve të Qeverisë së Kosovës për ti bashkërenduar qëndrimet rreth kërcënimeve nga Vuqiqi dhe shteti serbë por ata e bojkotuan edhe takimin me Presidenten dhe Kryeministrin e Republikës së Kosovës. Kjo është e pafalshme për liderët e opozitës dhe Deputetet të cilët po sillen në mënyrën më destruktive ndaj Shtetit të Kosovës dhe sigurisë së vendit. Shumë poshtë ka ra politika dhe mendësia e liderëve opozitar të cilët me deklaratat dhe veprimet e tyre po e pasqyrojnë papjekurinë dhe arrogancën për të udhëhequr ne politikë. Këto tendenca paushallë duke kritikuar nga kafiterit dhe pallatet private nuk i bëjnë nder askujt e më së paku atyre të cilët që nga paslufta janë pjesë e të gjitha proceseve politike, të dështimeve dhe degradimeve që i ndodhen Kosovës, në të gjitha poret e jetës. Kjo është e neveritshme: të kritikosh pa marrë asnjë përgjegjësi në momentin kur policia e Kosovës në veri ballafaqohet me rrezikun permanent nga grupet kriminale të instaluara nga shteti serbë është e pajustifikueshme për liderët politikë apo subjektet e tyre që i përfaqësojnë. Kosova është një Shtet i posalindur me një popullatë simbolike, me një ekonomi të varfër e cila në vazhdimësi u shkatërrua nga Institucionet të cilat me vite përmes formave më kriminale përkatësisht përmes agjencionit  të privatizimit i gllabëruan të gjitha resurset e këtij vendi. Duhet theksuar se kohëve të fundit disa Deputet të grupeve Parlamentare janë bërë të padurueshëm për audiencën. Ata po mendojnë se duke vrapuar para mikrofonit në foltoren e Parlamentit, dojnë të arrijnë ndonjë simpati apo përkrahje nga qytetaret. Fatkeqësisht kjo mendësi e politikëbërjes atyre po ua zbeh imazhin dhe imunitetin e Deputetit, emër të cilin  më së paku e meritojnë një numër prej tyre. Rrethanat aktuale në Botë po tregojnë se është koha e fundit të vedisohemi si popull, të përafrohemi duke i lënë anash interesat e ngushta partiake dhe hilet të cilat po i dëmtojnë proceset zhvillimore të Republikës së Kosovës. Edhe njëherë duhet theksuar se një numër i Deputetëve dhe politikanëve është mirë që sa më parë ti kthehen familjes dhe të mirën me punë tjera, aq më shumë populli do ti ua di për nder. Koha e bajraktarëve ka mbaruar qysh moti. Bajraktarizmi ndasitë dhe përqarjet e kanë dëmtuar gjatë historisë popullin Shqiptarë.    

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat