Si duhet të jetë Partia Demokratike e Shqipërisë?

Opinione

Si duhet të jetë Partia Demokratike e Shqipërisë?

Skënder Kapiti Nga Skënder Kapiti Më 5 gusht 2022 Në ora: 17:38
Gabriel Escobar dhe Lulzim Basha

Partia Demokratike e Shqipërisë duhet të jetë alternativë politike e Djathtë; tradicionale: si trashëguese e vlerave patriotike dhe nacionaliste; duhet të jetë moderne dhe demokratike; duhet të jetë e lirë, e hapur dhe transparente në zhvillim e përsosje të pandërprerë në luftë kundër autokracisë, krimit, korrupsionit dhe tradhtisë publike.

Dhe tjetra si kryesore është ajo se: PD duhet të jetë partnere besnike ndaj SHBA-ve.

Një Parti Demokratike e tillë plotëson kriteret dhe do e meritonte besimin publik e ndërkombëtar; e cila do të vinte në pushtet për ta nxjerë Shqipërinë nga bataku i rëndë i tranzicionit ku e ka zhytur politika e vjetër shqiptare.

Ishkryetari Basha pati dhe ka besimin qytetar dhe atë ndërkombëtar per një reformim të PD-së, pasi ai ka përkushtimin dhe vizionin për ngritjen e vënien në funksionim të PD-së si të tillë, e cila do t’i shërbente edhe shërimit të politikës shqiptare në përgjithësi nga sëmundjet e korrupsionit, padrejtësive, papërgjegjshmërisë, krimit dhe hajnisë politike.

Ishte Lulzim Basha,te i cili ishin ruajtur e janë kultivuar tradita , edukata familjare e patriotike, dhe kjo e gërshetuar me shkollimin, arsimimin dhe me kulturën perendimore , si i tillë ishte ai,që pati dhe ka vizionin për t’u ndarë Shqipëria realisht si nga ishkomunizmi ashtu edhe nga tranzicioni i vazhdimësisë korruptive neokomuniste.

Ishte Lulzim Basha që pati si platformë si dekomunistifimin ashtu edhe dekriminalizimin e politikës dhe të demokracisë shqiptare të cilat janë mjerisht fatkeqësitë më të mëdha që akoma po i ndjekin shqiptarët; janë këto fantazma, gjë të cilën edhe politika amerikane e mbështesin Bashën, e madje deri sa edhe e kanë deklaruar se shqiptarët duhet të ndahen nga fantazmat e së shkuarës dhe nga korrupsioni i politikës së vjetër.

Për ditë e më shumë koha po i jep të drejtë vazhdimit të misionit e vizionit të Bashës, detyrimisht ndarjes nga Tranzicioni.

E Djatha, PD-ja, duhet të bëjë një Veting politik, një vetëpastrim prej atyre që nuk janë me të vërtetë të djathtë, por vetëm që kanë spekulluar dhe që e kanë vetëm shfrytëzuar të Djathtën. Duhet një Veting dhe pastrim edhe prej atyre të zhytur në korrupsion dhe hajdutëri; duhet Veting perjashtues të atyre të shpallur “non grata” nga SHBA dhe prej mbështetësve të tyre, pra: duhen bërë dhe duhen vazhduar ato reforma që i filloi Lulzim Basha.

Image
Sali Berisha

Dhe po e mbyll me kete pyetje se: a i duhet më Partisë Demokratike një si ky?

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat