Pse shamija i “pengon” disa në Kosovë?

Opinione

Pse shamija i “pengon” disa në Kosovë?

Nga: Skënder Sadri KAPITI Më: 18 gusht 2022 Në ora: 18:31
Skënder Sadri KAPITI

Në Shqipëri rrallë kush  e paragjykon shaminë që mban femra muslimane,madje ato shikohen me respekt. Po kështu besoj se edhe në Kosovë shamija nuk është pengese  dhe as nuk përben shqetësim publik,sic mundohen kot që ta paraqesin si të tillë disa individë dështakë që nuk kanë me se të merren , të cilët janë po ata që  gjithmonë shquhen për islamofobi sa për të tërhequr vëmëndjen se janë dikushi e sikur po thonë dicka. 

Sot cuditërisht në Kosovë duket sikur këta zhurmues po e sjellin këtë si temë mediatike a thua se  shamija  është bërë kërcënim për Kosovën. 

Por i pyesim këta zhurmues që merren me shaminë,  se a nuk janë  shqetësim real për moralitetin njerëzor  antivlerat si:  bixhozi, pornografia e lakuriqësia, jeta e natës, alkooli, droga, homoseksualizmi, bashkejetesat jashtëmartesore, divorcet e pajustifikuara, deficiti prindëror    dhe prostitucion,  jeta e zhurshme e natës nëpër klube e pabe të cilat nuk janë kulturë shqiptare.  Dhe disa asish islamofobë, fanatikë dhe “filozofë“ kafenesh e amoral  merren me shaminë.

Kjo propaganda kundër shamisë ka një prapavijë të errët e proserbe pasi  edhe po bëhet në kohën kur Serbia ka rritur në maksimum veprimtarinë e saj qeveritare, ushtarake, politike, fetaro-ortodokse antishqiptare si dhe  kundër SHBA-ve e BE-së  dhe pro pushtimit rus të Ukrainës.

Këta islamofobë iniorantë por edhe si  djallëzorë e hipokritë   mundohen që ta largojnë kujtesën e opinionit shqiptar nga krimet dhe nga genocidi serb, e që përpiqen të sajojnë shpifje e deri edhe me fyerje kundër  muslimanizmit  dhe kulturës Islame. 

Yvonne Ridley :  “Në perëndim, një femër e mbuluar kërkon që me plot dëshirë të bëjë të qartë identitetin e saj të vërtetë dhe t’u bëjë me dije të tjerëve se unë jam një myslimane, me mua duhet të silleni si me një njeri, në punë mos më ofroni alkool, respektoni kufijtë dhe me mua flisni me seriozitet .Femra myslimane dëshiron paqe, siguri dhe forcimin e familjes dhe të shoqërisë“. (Citohet sipas: “Bota e re e një gazetareje angleze”. Marrë nga interneti. 28 qershor 2008, E. Y.). ” Kur studiova Kur’anin famëlartë, më mahniti fakti se si Kur’ani i ka kushtuar rëndësi pozitës dhe rolit të femrës dhe ky libër qiellor, jo vetëm që nuk e ka shtypur dhe dënuar femrën, por ai ka folur për barazinë midis femrës dhe mashkullit, nga aspekti i vlerave, humanizmit dhe fitimit të dijes dhe shkencës.” Yvone Ridley është e mendimit se njohja me fenë islame i ka ndryshuar asaj edhe botën e marrëdhënieve shoqërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat