Pupullorqe...

Opinione

Pupullorqe...

Nga: Petrit Dibrani Më: 18 gusht 2022 Në ora: 18:35
Petrit Dibrani

Pa „babën“, s‘bën dhe nuk arrihet kurgjo.

Amerikë të qofsha fal se pa ty, krejt fare kishim dal!

Shqiptarët, derisa të ekzistoj njerëzimi DUHET, jo vetëm të bashkëpunojnë dhe bashkrendohen, mirëpo edhe të përkulën dhe madje edhe sakrifikohen, nëse është nevoja për Amerikën.

Për t‘gjithë ata....

Qofshin zyrtar në BE- apo edhe gazetar e shërbime sekrete, madje edhe diku nga trojet shqiptare!

Albin Kurti, nuk është lider i opozitës, nuk është student dhe pik!

Pse?

Se Albin Kurti e duam apo nuk e duam është: Kryeministër i Republikës së Kosovës, madje votimi nga qytetarët me mbi 51% do mbetet në histori, prapë pik.

Nuk dua aspak t‘a krahasoj me Liderin Historik dhe Presidentin Historik, dr. Ibrahim Rugova, sepse as nuk mundem dhe as nuk krahasohet, mirëpo e vërteta DUHET, ç’doherë të thuhet edhe pse Presidenti Historik, dr. Ibrahim Rugova gjatë takimeve me qytetar në tubime elektorale e ka thënë, madje është e faktuar.

Citoj; votoni edhe të tjerët, jemi në një pluralizëm politik!

E thënë nga Rugova e dokumentuar dhe faktuar, përsëri pik.

T‘gjithë ata t‘cilët, mendojnë se Albini do zbrapset nga reciprociteti e kanë shumë gabim dhe vetëm po mashtrojnë, veten e tyre fillimisht dhe po tentojnë të mjegullojnë dhe zvarrisin, arritjen e marrëveshjes përfundimtare me njohje reciproke Kosovë - Serbi.

Qëllimet e tyre, qofshin zyrtarët e BE apo kudo qofshin, s‘dua t‘i them se mund të jenë të ndryshme...., 

Ps; pozita, animi politik apo edhe pagat e majme etj, etj....!!!!

Krimineli Vuçiq u njoftua, dje.

Po e përsëris!

Sekretari i Përgjithshėm i NATO-s, z. Jens Stoltenberg e njoftoi dhe i‘a bëri me dije Vuçiqit.

Po sulmove Kosovën do të kap, „rryma“ dhe dridhja, nga kjo „rrymë“ është: vdekjeprurëse!

Me këtë njoftim, i‘u bë e qartë edhe Kryekriminelit botëror Putin, madje edhe zyrtarëve në Bruksel.

„Tani orizi po hahet nga një, kokërr“!

Jo në Bruksel!

S‘do ndodhë, njohja reciproke në Bruksel.

Takimi i radhës në Bruksel për njoftim dhe qortim dhe jo për njohje, apo dakordim!

Serbia respekton, vetëm marrëveshjet e nënshkruara në prezencë të zyrtarëve amerikan, madje domosdoshmërisht në Washington!

Në Bruksel u tentua që; fillimisht „gjakrat“ të ulen edhe pse Kryeministri i Kosovës me të drejtë këmbëngul për reciprocitet.

Albin Kurtit, respektivisht Kryeministrit të Republikës së Kosovës, mujna me ja pas inati, po hakun duhet me ja dhonë.

Edhe njëher, mirëpo kuptojeni drejtë!

Momentalisht në skenën politike në Republikën e Kosovës, s‘ka politikan më të përgatitur të kuptohemi, vetëm në raport me Serbinë - në dialog me Serbinë se Albin Kurti.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat