Rama i del kundër Vuçiqit!

Opinione

Rama i del kundër Vuçiqit!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 24 shtator 2022 Në ora: 20:38
Sherif Ramabaja

Vuçiq u mburr se kësaj here në Asamblenë e OKB mbajti fjalim historik, duke e kritikuar haptas NATON para botës, se shkaku i Kososvës e kishte sulmuar Serbinë, një shtet sovran.

Ne me Shqipërinë kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme fal kryeministrit Rama tha ai, po ne do ta pengojmë me të gjitha mjetet, anëtarësimin e Kosovës në OKB. Nëse është e nevojshme do ta kërkojmë veton e Rusisë. (por nuk dihet a do të jetë Rusia deri atëherë anëtare e OKB, sepse ka kërkesa për përjashtimin e saj). Po ashtu këtë ndihmë e presim edhe nga Kina.( por gjithashtu Kina ka interesa strategjike me perëndimin, sesa t´i dal në ndihmë Serbisë).

Si do qoftë Rama, për çudinë e të gjithëve, kishte shkruar sot: Kosova e Shqipëria në OKB. Ku e mori këtë guxim, pyesin shumë sepse ai llogaritet si vegël e Vuçiqit me Ballanin e Hapur.

I ka fol dikush, ia ka tërhequr veshin dikush, iu ka kërcënuar dikush, apo çka nuk dihet, por është hera e parë që e kundërshtoi „vëllaçkon “ e tij serb.

Opinioni në Kosovë, Luginë dhe Maqedoni mbeti i hutuar, i befasuar por edhe i brengosur, se çka ka ndodhur me këtë njeri.

Ne jemi mësuar që Rama gjithnjë të na kërcënohet neve, t´i dal krah Serbisë dhe ta përkrah Vuçiqin, por tash kemi frikë për fatin dhe shëdetin e tij.

Çdo të ndodhte nëse Rama i drejtohet Vuçiqit, pa pranimin e realitetit në Kosovë nuk bisedoj për Ballkanin e Hapur. Apo, po nuk u trajtua Kosova si e barabartë, nuk kemi ç´bisedojmë për Ballkanin e Hapur. Apo kërkoj të drejta të njëjta për shqiptarët e Luginës, sikur ato të drejta që i gëzojnë serbët e Kosovës, përndryshe nuk do ta njoh Ballkanin e Hapur.

Po ashtu çka do të ndodhte nëse dikush ia bënë me die Ramës se zonja Merkel dhe i tërë perëndimi njësoj e kishin trajtuar Putinin, sikurse ai që sot e trjton Vuçiqin, duke shpresuar se tregtia dhe kooperimi ekonomik do ta nxisnin Putinin për demokratizimin e tij dhe Rusisë.

Tash perëndimi e kanë kuptuar (si duket me vonesë) se tërësisht paskan gabuar, sepse diktatorët dhe autokratët nuk demokratizohen, nuk mund t´i afrosh apo t´i kesh partner të besueshëm, ngase ata kanë tjera qëllime.

 Po ashtu mendohet edhe për Vuçiqin e Ramës.Të tërë shqiptarët bërtasin deri në qiell, shihe ujkun, kurse ai thotë: po i shoh vetëm gjurmët.

Prandaj sot Rama kur doli me sloganin, Shqipëria dhe Kosova në OKB, shqiptarët në Kosovë, Luginë dhe Maqedoni i la pa fjalë.

 A mund të jetë kjo kthesa e tij historike, apo është vetëm një blof. A mund që „vëllaçkos“ nga sot do i del kundër, duhet pritur ditët në vijim.

 Megjithatë shqiptarët janë skeptik. Populli thotë rëndë, po saktë: qeni që është mësuar të haj m (ut), do të vazhdoj të haj edhe më tutje.

Mars – Rover (Shkrim me përmbajtje ironike )

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat