Përfituesit, merituesit dhe abuzuesit e pushtetit

Opinione

Përfituesit, merituesit dhe abuzuesit e pushtetit

Nga: Agim Jazaj Më: 27 shtator 2022 Në ora: 10:49
Autori Agim Jazaj

Shpesh përzgjedhja në poltronët e politikës, përfaqësimit dhe administrimit përgjatë 3 dekadave të Demokraturës, nisen nga “geni” prejardhja dhe jo nga ardhja: Është i biri i filanit, e bija e fistëkwt. Kështu besohet se ruhet, pasohet dhe “pasurohet” edhe tradita, ndonëse pasardhësi nuk ngjan fare nga paraardhësi, por rrënojnë ata, dhe pasardhjen…

Edhe në kujtesën e vlonjatëve ruhet dhe kujtohet kjo filozofi sa e dështuar aq dhe e drithëruar.

Fred Sulaj kishte publikuar këto ditë në faqen e tij të fb vargjet tona të xha Selimit:

Xha Selimi të ish gjallë,

Do ja merrte me oi,

Ku je o shteti rrumpallë,

Bën vetëm demagogji…

Janë e mbeten të regjistruar bëmat e djeshme dhe gjëmat e sotme të qeverisjeve…

Nga më thjeshtat dhe të prekshmet: Në Europë; vendet naftë prodhuese janë: Rumani dhe Shqipëria… Dhe për çudi; Shqiptarët ndonëse nëntoka e tyre është e pasur me naftë, mbitoka e tyre është e varfër, ua shet këtë produkt, me çmimin më të lartë se në Europë, dhe se atyre që nuk u prodhon nëntoka.

Rezultantia. Nëntokën e kemi të pasur, po mbitokën e kemi të varfër, nga grabitqarët, zullumqarët hileqarët dhe hileqarët e pa ngopur!

Synimi i politikës për të përfitur pushtetin është aksioni final, për të cilin angazhohen gjithë strukturat e saj, “lokomotiva” në ballinën, duke tërhequr pas gjithë “vagonët” me udhëtarë drejt finishit. Nga ngjitja në pushtet premtohet, madje përllogaritet të përfitojnë gjithë zgjedhësit, pa dallim, ndërsa njerëzit brënda politikës, do të përfitojnë edhe nga vendosja e tundja e “gradave” mbi supe. Njerëzit në përbërje janë medomeos më aktivët në propogandimin, zbërthimin e programit dhe për të bindur elektoratin; “për të qënë këta përfituesit” dhe përcaktuesit për fatin e “suksesit të tyre”. Përtej propogandës së tejngopur, zgjedhësit pas “zborit” të gjatë-zgjedhjeve, e jo të zgjidhjeve, të shënuara, sa dhe të shëmtuara, nën kapacitetin minimal, çmojnë më së shumti prijësit në kupolën qëndrore, pa u hedhur vështrimin stafeve të politikës, vertikalisht. Mjafton “testi”: Është i biri i filanit edhe pse vet nuk ka as në lagje emër e le më vepër!

Një mik i yni në fushën e vargut e ka gdhenduar:

Me brekushet e Babait,

Mund të vesh dhe sinixhi,

Pa takëmet e agait,

Nuk drejton dot një bashki…

Me këtë yrysh nisin betejën; ata që meritojnë të gradohen, për poste edhe ata që medoemos kërkojnë të venë “spaleta”! Në sprintin e ashpër drejtë pushtetit, dallohen lehtësisht prej “kamerave vëzhguese”, të shfaqura dhe në kronikat e ditës; të uriturit dhe oreks normalët, ata që kërkojnë dhe ata që meritojnë, ata që shërbejnë dhe ata që rrëmbejnë!

Politikat ende komentohen se (s)’janë “në kërkim të kohës së humbur”, pa mundur të përcaktojnë standarde të prera dhe përqindje fikse të rinovimit, apo të reformimit, siç quhet të administratës publike, nivelin e shigjetës, deri ku duhet të prek, standarti, të cilin e zbatojnë vendet me demokraci të zhvilluar, të cilat (themi) i marrim për referim, po nuk zbatojmë standartet. Në SH.B. A, (p.sh) rrokada e pushtetit rinovon administratën deri në 2 përqind dhe prek nivele të përcaktuara. Madje për të dobishmit nuk ka limit, (moshë edhe tek ne) dalje në pension! Limitet e caktuara, parimet e të zgjedhurve nga antarësia dhe mirëpritja e shoqërisë civile, deri në idenë e përzgjedhjes së drejtuesve “hije”, të pritshëm, do të zmbrapste edhe turravrapësit, me ndikim në rritjen e përgjegjësisë, jo në humbjen e përgjegjësisë.

Mbi 30 vjetët e tranzicionit-stanjacionit- tërkuzë, nuk kanë shënuar (as) pak në evidencat e tyre nga kontigjenti i shumtë-“Liderve”, të jenë shndërruar në: “Tregëtar të shpresës qytetare, por rezultojnë: Në rrënues, vrasës të shpresës së shqiptarëve”! Më së miri e provon këtë tregues-shkatërrues të vlerave dhe të shpresave: ”Zbrazja dhe degdisja nga vendi, ku u ka u bërë Koka Dëng njerëzve.

Të verbërit nga Trut- i besojnë gënjështrat dhe mashtrimet, e hanë sapunin për djath, le të jenë sa më të trasha, mjaftojnë të jen të partisë “së zemërës” dhe pse u nxin e vret zemërat e shqiptarëve dhe të këtyre! Për këta, këto monstra është: Partia mbi të gjitha, e JO Atdheu mbi të gjithëthëçka!

Shpesh tek ne aplikohet porcesi “qilizëm” në administratë, në vend të “prashitjes”, shërbim i stinës, e keqe e domosdoshme për grupacionet, për të sunduar dhe jo për të udhëhequar, për të rrëmbyer dhe jo për të shërbyer! E përballur me “reformimin” e vazhdueshëm, qeverisjes në tërsi, nuk i “kanë mjaftuar” as mbi 30 vjet rresht të tranzicionit, të vendosen paisjet e thjeshta, as në 2-3 qytete, me afro 10 autobuzët e shërbimit uraban secili, për të vendosur, po këto paisje, ndonëse edhe kryebashkiaku i Rilindje -Kryeqytetit premtoi në nisjen e startimit!

Habere të besueshme, thanë se një autobuz urban, pa fatorino, të cilin do ta drejtonte vet Kryeministri, ndoshta për rasat, do të vendosej nga VLORA E RILINJES, për tu nisur dhe i pa mbrrijtur në rrugët e Europës, i përfunduar në molet e Kolumbisë!

Njeriun e provon në pozicion, ku çmohen dhe lakohen se: “Nuk kanë mundur të shpalosin vlerat, dobinë për komunitetin. Përkundrazi prej tyre kanë dhënë prova për shfaqje të megallomanisë, prepotencës dhe arrogancws. Shumë zyrtaruc, megalloman e prepotentë i quajnë edhe zyrat e shtetit ku janë për të shërbyer, sikur të jenë zotër e jo qiraxhinj!

Në demokraci nuk ekzistojnë poste, por pozicione.

Pushteti thjeshtë nga kjo sërë njerëzish, të përzgjedhur, komentohet nga qytetaria dhe opinionistët: “Si qëllim i vetëm përfitimi, personal, për ta mjelë “lopën”, shoqëruar me kredon e kobëshme: Unë të jem i lumtuar, i pasur edhe mes të mjerëve. “Pas meje bëftë qameti”!

Njerëzit shpirt vegjël, e dritë shkurtër, të keqpërdorur dhe të futur nëpër labirinthet e pasurimit: pa punë, mund e mend, duke tymosur puro dhe hashah nëpër lokale, këmba mbi këmbë, po vrasin të sotmen e tyre, deri prindërit, gjyshërit e gjyshet, dhe të nesërmen e Shqipërisë, madje dhe të shqiptarisë.

Pandjeshmëria njerëzore

Militantizmi i llogoreve, i të verbërve nga trut, edhe kur lidershipi, kupola ka tradhëtuar dhe brakisur Kauzën e tyre, aspiratën e shqiptarëve, me verbërinë, u shkon pas si dele, me besë edhe me të pa besët.

Njerëz të vdekur, mes të gjallëve, lumturohen vetëm e vetëm kur biri, a bija e tij është në një punë dhe ai, ajo ndihen të lumtur edhe mes Kujeve, Lotëve të shqiptarëve, të një gjaku rreth e rrotull, pa bukë! Këta “njerëz” monstra, pa gjak njeriu e pa pikë gjaku shqiptari, mbajnë pengë mjerimin e sotëm dhe koston e nesërme…

Si mund të ndihesh i lumtur mes mjerimit të bashkëqytetarëve të tu, bashkëkombasve? Si mund të këndoj këngë e të hedh valle një njeri i zakonshëm, e aq më keq një i zgjedhur me ndjeshmëri njerzore, kur përballë tij, ka ndodhur një vdekje?

Si mund të dalësh e të kastrepsesh përpara “kazanit”, të jesh i ngopur dhe i dehur o njeri, kur rreth e rrotull qajnë me lot për kafshitën e bukës? Kur foshnja e shqiptarit përballë, nuk e zë gjumi, sepse nuk ka nëna ushqim, për t’i dhënë? Si mund të ndihet i lumtur dhe të jetojë i lumtur katili e xhahili në vilat luksoze në: Butrint e Pogradec, në Uji Ftohtë e në Velipojë, në Syrel e te Shkëmbi i Kavajës, të ngritura përgjatë pusht-pushtetit, me pusht-pushtetin dhe shqiptarët e rracës tënde vuajnë për kotheren e bukës? Ku e kanë Ndjenjën e Ndjeshmërisë këta njerëz, të quajtur pa drejtësish njerëz- rezultuar në Djaj?!

Kemi jetuar jashtë vendit dhe njerëzit- njerëz, madje jo të një gjaku, por vërtetë njerëz, me dhimbsuri njerëzore, u sillnin emigrantëve te dera e shtëpisë: Qeskat me rroba për tu veshur dhe qeskat me ushqime për tu ushqyer! Dhe kur nuk kishe për ti paguar dritat, ta linin dritën sa për të parë të kishje ndriçim! Ndërsa e Rilindja e Rivdekjse ka dënuar 38 mijë shqiptarë për llampën, dhe nuk ka dalluar nga verbimi i koorrupsionit e më le për t’i ndaluar e ndëshkuar ata që kanë pushtuar qytetet, qytetarët dhe Shqipërinë me pushtime, Pallate të pa ligjshme dhe paligjshmërinë e tyre kërkon ta legalizojë?!… Dhe fajin e paska Drejtësia e jo organet shterore që e kanë për detyrim të parandalojnë, të monitorojnë, të ndëshkojnë, denacojnë edhe këto krime.

Ku kanë qënë këto instutucione, të mbushuar me padronazhist.

Dreqësia ka një mal mëkatë mbi vete, po jo në këtw rast…

Kjo urrjtje, babëzi është kultivuar tek ne nga Pushtarët, Politikanët të pa “din e PA IMAN.

Nuk mund të shqitet nga Kujtesa njerëzore një akt i rrallë i deputetit të Vlorës, me rrënjë nga Sevasteri, Agron Shehaj: Dhënia, lënia e rrogës së tij si deputet për një familje të varfër në Dibër, apo dhe akordimi i një shume të konsiderueshme mujore prej tij, për një nga viktimat e vetmuara nga “Tragjedia e Resuljave”- në bashkinë e Selenicës….

Njeriu- njeri nuk mund të jet skllav i një vendi pune, i shtëpisë së tij, pa lumturinë e gjithë shtëpisë shqiptare!

Njeriun duhet ta udhëheq e frymëzoj arsyeja, jo instikti.

Nuk mund të ket lumturi personale, pa lumturi shoqërore!

Vota e instiktit, vota qorre, në një përqindje jo të vogël e shoqërisë së pa zhvilluar, madje është përcaktuese, për fatin e vendit dhe të vegjëlisë.

Kjo po mban në mjerim edhe vet të ardhmen e atyre, të fëmijve, nipërve e mbesave, të viktimizuarve, të cilët po mbeten si “Qyqe Lisi”, sepse bijtë e bijat po marrin arratinë dhe këtu po zbarkojnë dhe po mbushet vendi me muhaxhidin…

Kënga e vjetër nga sheshi i “Kateqit” të Vlorës, këto ditë, ja thoshte me oi nga një grup militantësh të thekur; “Rilindas”:

“Në mesin e shkretëtirës

Jetojnë ca pashallarë,

Qumështin e egërsirës,

E kanë ushqimin e parë”!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat