Përmbyllja e zemërimit dhe falja

Opinione

Përmbyllja e zemërimit dhe falja

Nga: Ramiz Spahiu Më: 29 shtator 2022 Në ora: 15:33
Autori Ramiz Spahiu

Ne shkollën shqipe ne Kosovë, ka kohe qe viti shkollor nuk ka filluar pa greva te mësuesve. Por kësaj radhe ajo zgjati tej mase, sepse sindikata dhe qeveria nuk arritën marrëveshje, bile përkundrazi veç u acaruan me shumë. Këtu nuk kreu punë as ndërmjetësimi i ombduspersonit, as ndërmjetësimi nga drejtoresha e sindikatave evropiane, madje as apeli i krye imamit tone, pas grevës një mujore. Dhe u be mbi një muaj grevë e për çudi s’u dëgjua zëri i akademisë sonë. A thua sa duhet te qëndrojnë te mbyllura shkollat tona qe se paku te dëgjohet zëri i tyre. Dhe kjo sikur tregon prirjet dhe orientimet, në mos edhe përzgjedhjen e tyre politike dhe jomeritore.

Pas gjithë asaj qe ndodhi, pas mosmarrëveshjeve mbi njëmujore, pas dialogut acarues, tashme zemërimi te të gjitha palët veçse ka arritur pikat kulmore dhe është afër shpërthimit, qe dikush në ketë mes duket se me padurim po e pret. E kur kësaj i shtojmë edhe situatën kërcënuese nga armiku shekullor, atëherë s’është vështir për tu kuptuar ndikimi i agjenturave serbo ruse për t‘na ba te merremi me vetveten e ta harrojmë rrezikun real.

Zemërimi sindikal kësaj radhe, me apo pa arsye, vërtetë ka dal jashtë kontrollit duke ndikuar në shumë aspekte të jetës sonë shoqërore dhe shtetërorë. Duke pasur para sysh shkeljen e te drejtës se fëmijëve për shkollë, atëherë detyrimisht dhe me patjetër duhet gjetur një zgjidhje. E zgjidhja gjendet duke flakur zemërimin, kryeneçësinë e arrogancën dhe duke thirr ne ndihmë arsyen, tolerancën dhe faljen, si pjesë te pandashme te edukatës pa te cilën s’mund të jemi mësues. Prandaj, them se duhet ta përmbyllim zemërimin qe te arrijmë qetësin, shpresën, gëzimin, dhe te arrijmë mërqinjën fizike dhe emocionale te fëmijëve, prindërve dhe te gjithë neve. Përmbyllja e zemërimit nuk arrihet duke i pa vetëm gabimet e të tjerëve. Ajo nuk behet dot pa i pa, pa i pranua dhe pa i përmirësua edhe gabimet tona.

Përmbyllja e zemërimit dhe çlirimi nga ndjenja e hidhërimit, urrejtjes dhe revanshit për ofendimet dhe lëndimet qe janë bërë nga te gjitha palët ne ketë mes, mund te arrihet vetëm nga mrekullia e faljes. Falja do te sjell paqe te gjithanshme ne shoqërinë dhe ne shtetin tonë dhe do te ndërprenë vuajtjet e përditshme shpirtërore te fëmijëve nga mbyllja e shkollave.

Dhe, krejt në fund do t’ju kisha lutë te gjithëve, qe sinqerisht te reflektojmë për situatën e pashembullt të krijuar. Te marrim vendimin fisnik te faljes, t’i kthehemi shkollës dhe ta ndryshojmë jetën, shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve tanë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat