Ukraina e ndarë në NATO dhe BE apo vazhdim i luftës?

Opinione

Ukraina e ndarë në NATO dhe BE apo vazhdim i luftës?

Nga: Gurakuç Kuçi Më: 30 shtator 2022 Në ora: 17:57
Gurakuç Kuçi

Rusia ka shpallur si pjesë e territorit të Rusisë katër zona të Ukrainës (Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhia, Kherson), ku me Krimenë bëhen pesë rajone që i aneksohen Ukrainës që nga 2014. Këtu nuk duhet harruar edhe shkëputjen e Osestisë Jugore dhe Abkhazisë nga Gjerogjia me 2008.

Ukraina sot zyrtarisht ka aplikuar për anëtarësim në NATO, ku para katër muajsh kishte KE e BE-së e kishte pranuar statusin e kandidatit për anëtarësim të Ukrainës në BE, pasi Ukraina kishte aplikuar në shkurt të këtij viti.

Anëtarësimi në NATO dhe BE nuk mund të bëhet pa definimin e kufijve territorial dhe Ukraina duhet ta bëjë këtë me patjetër. Definimi i kufijve nënkupton aftësinë për të kontrolluar ato territore të paraqitura si posedim i shtetit.

Ndarjet gjeopolitike janë çështje strategjike, fitues gjithmonë janë fuqitë e mëdha. Rusia nuk po shkon drejt humbjes, mirëpo edhe nëse nuk i pranohen këto veprime të fundit si akte të kryera (fait accompli), atëherë kërcënimi bërthamor vërtet është serioz. Marrëveshja e 3 janarit ndërmjet pesë anëtarëve të përhershëm që në rast lufte të mos përdorën armët bërthamore do të bie poshtë ashtu sikur ranë Marrëveshja e Budapestit e 1994 për moscenimin e territorit të Ukrainës dhe deklarata e 2009 ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë për të njëjtën çështje kur filloi lufta në Ukrainë me 2014 dhe tani.

Si ndikon kjo në Kosovë? 

Image
Harta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat