Grupi fushës

Opinione

Grupi fushës

Nga: Kalosh Ҫeliku Më: 3 tetor 2022 Në ora: 09:59
Autori Kalosh Ҫeliku

Fatkeqësisht, e kam thënë moti kohë nëpër shkrimet e mia publicistike dhe libra. Nuk e di, këto partizanë partiak besnikë të partive politike shqiptare: shkrimet dhe librat e shkrimtarëve, a i lexojnë për të hipur në Malin e Shenjtë të Perëndive, Baba Tomor?!...

Po. Fatkeqësisht, këta kopilë na i lindi Njerka nëpër partitë politike shqiptare. Dhe, ende i përkund në djep me ninulla gjoja shqiptare. “Grupin e zjarrit”, dhe “Grupi e malit”... Ende, jo: “Grupi e fushës”. Rilindje, për Ditën e Nesërme. Partizanët e tyre nuk i ndërruan rrugët, as dhiaret, por postet politike në Qeverinë e “vëllazërim - bashkimit”.

Rrugë e gjatë mes dëllinjave malore komuniste, dhe Sot: Neokomuniste. Pasmesnate, mbetën gropave dhe përrenjve malor: “as të gjallë, as të varrosur”. Nuk arritën Nusen me koçi dhe krushq ta sjellin në shtëpi, zbresin në lëmë me dajre. Dhe, pushkë. Shkaku, se: qerres iu thye rrota e koçisë mes maleve.

Komitët, tinëz ua ndërruan Nusen. Tjetër, Nuse u shtinë në koçi. Dhëndri, kur hyri në odë dhe ia hoqi duvakun, e pa se ajo nuk ishte Nusja që e kishte parë në male. Edhe, i tha Nënës: Nënë, nuk është kjo, ajo Nusja e maleve që e pash te “Përroni Thanës”. Nëna u përpoq ta bindi: bir, pajtohu me fatin! Traditën shqiptare! Është Nusja, që na zbriti në Lëmë, dhe duhet t’ia hapim derën e shtëpisë. Iku, edhe ajo kohë me “Grupin e zjarrit”, dhe “Grupin e malit”.

Komitët, e grabitën Nusen mes maleve. Tashti, pas “Grupit zjarrit”, “Grupit malit”. Koha është, të dalë në mejdan edhe “Grupi fushës”...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat