Kurti dhe Vuçiqi 5:0

Opinione

Kurti dhe Vuçiqi 5:0

Nga: Faton Mehmeti Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 12:43
Autori Faton Mehmeti

Dështimet po i shkaktojnë stres dhe ankth. Presidenti serb po vuan nga inferioriteti ndaj kryeministrit të Kosovës. Emërimi i fundit i Nenad Rashiqit në pozitën e ministrit për Komunitete dhe Kthim është goditje e fortë taktike e Kurtit ndaj Vuçitit. Ky i fundit lozi lojën e blofit në të cilën ra vet, zëvendësimi i deputetëve dhe ministrit serb në institucione të Kosovës e ka vu në lajthitje Vuçiqin. I ndodhur në situatën paradoksale për të, kërcënoi BE-në me mos pjesëmarrje në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit me 6 dhjetor në Tiranë. Kushdo që ka besuar se Vuçiqi ka ndryshuar e ka gabim, me ofendimet e fundit ndaj Kurtit, Rashiçit e Trajkoviçit po edhe kundër zyrtarëve të BE-së, dëshmojnë më së miri se Vuçiqi nuk ka ndryshuar, ka mbetur tellalli i Sheshelit, mbështetës i Millosheviçit dhe argat i Putinit.

Dështimet e Vuçiqit, rrjedhimisht sukseset e Kurtit për më pak se dy vjet janë këto: reciprociteti për letërnjoftimet, anulimi për mbajtjen e referendumit serb, ndalimi i mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, vendimi për vendosjen e stikersave në kufi, luftimi i kontrabandës në veri dhe e fundit vendimi për zëvendësimin e deputetëve dhe ministrit në fjalë. Edhe vendimi për targa është anuluar përkohësisht, me Serbinë e dërrmuar nga vendimet e ligjshme të Kosovës, diçka e pabesuar për Vuçiqin, i mësuar me fitore ndaj ish-pushtetarëve servilë e të korruptuar. I ndodhur përballë realitetit të pandryshuar, presidenti serb po nxjerr në pah anën e tij origjinale, urrejtjen ndaj çdo gjëje shqiptare. Duke e quajtur Kurtin "terrorist", Vuçiqi ka harruar se vet është i tillë. Ishte po ky njeri që kërcënonte: “Ju bombardoni, dhe e vrisni një serb, ne do t’i vrasim 100 myslimanë dhe të shohim se a do të guxojë bashkësia ndërkombëtare apo kushdo tjetër t’i godasë pozicionet serbe dhe të sillet ashtu me popullin serb”, kështu deklaronte njeriu që sot akuzon dikë që e mbron vendin e tij, shtetin dhe qytetarët e vet. I demoluar nga humbjet, Vuçiqit i ka humb rruga në oborr. Deri tani janë pesë humbje të Vuçiqit përballë Kurtit, rezultatet pritet të shtohen, kjo edhe po e çmend presidentin serb, ish-zëdhënësin e Sheshelit dhe Millosheviçit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat