Kombi dhe shteti serb e njeh dhe e pranon vetëm gjuhën e forcës!

Opinione

Kombi dhe shteti serb e njeh dhe e pranon vetëm gjuhën e forcës!

Nga: Dibran Demaku Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 17:58
Autori Dibran Demaku

Kohëve të fundit flitet shumë për një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, një marrëveshje juridikisht obliguese për të dy palët. Këtë e thonë sidomos politikanët aktual të Kosovës.
Ndërkaq, pala tjetër, Serbia dhe politikanët aktual serbë e thonë me të madhe dhe pa ekuivoke se: -“Nuk do të ketë një marrëveshje të tillë në mes të Kosovës dhe Serbisë, derisa politikanët e Kosovës insistojnë që Serbia ta njohë Pavarësinë e Kosovës!”
Edhe më keq se kjo, ata, pra politikanët aktual të Serbisë vazhdimisht i bien telit se:-“Kosova (dhe Metohia) është pjesë integrale e Serbisë, dhe sipas tyre kurrë, ama bash kurrë nuk do ta pranojnë Pavarësinë e saj?!”
Ndërkaq bashkësia ndërkombëtare rri anash dhe deklaron se këto dy shtete(në të vërtetë ata vazhdimisht e përdorin togfjalëshin “Beogradi dhe Prishtina” duhet të gjejnë rrugën e pajtimit për normalizimin e marrëdhënieve të tyre?!
Athua ky togfjalësh si i tillë i shkon për shtati vetë Serbisë, pasi që ajo me të e “sheh” vetën si pronare edhe të Beogradit dhe Prishtinës, pasi që sipas saj edhe Beogradi e edhe Prishtina ndodhen në Serbi?!
Në anën tjetër ajo që i ndan dhe nuk i lë kurrë këta dy popuj të merren vesh në mes vete në ndonjë marrëveshje paqësore, janë edhe perceptimet diametralisht të kundërta sa u përket heronjve të tyre nacional: derisa për Kosovën dhe shqiptarët heronjtë e tyre nacionalë dihen me emra dhe mbiemra, të njëjtit për shtetin dhe popullin serbë nuk janë asgjë tjetër vetëm Terroristë.
I njëjti perceptim ndodhë edhe tek Kosova dhe shqiptarët për heronjtë serbë?!
Përveç kësaj fëmijët e komunitetit serbë në Kosovë, heronjtë e kombit shqiptar i dinë dhe i njohin si “terroristë”, pasi që në librat e tyre shkollorë që u vijnë nga Serbia shkruhet kështu!
Në këtë mënyrë, kurrë ama bash kurrë nuk do të rregullohen e as të normalizohen marrëdhëniet në mes të Kosovës së pavarur dhe Serbisë! Kurrë, ama bash kurrë me bisedime!
Bashkësia ndërkombëtare po deshi që edhe më tutje Kosova të ekzistojë si e pavarur, duhet që me gjuhën e forcës ta bind Serbinë se nuk ka rrugë tjetër përveç Kosovës së pavarur. Sepse është vërtetuar katërçipërisht se kombi serb dhe Serbia l përulen dhe nënshtrohen vetëm forcës.
Sikur të mos e përdorte Kroacia forcën ndaj serbëve të ashtuquajturës “Srbska pokraina”, me bisedime kurrë, ama bash kurrë nuk do të liroheshin nga ajo kreaturë e ngritur nga Serbia e kohës së Millosheviqit.
Serbia i përulët dhe i nënshtrohet vetëm forcës.
Apo siç thotë një shprehje e kombit tonë:-Vetëm forca atë e sjell në dinë!…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat