Rama rrufe të fuqishme Vuçiqit!

Opinione

Rama rrufe të fuqishme Vuçiqit!

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 4 dhjetor 2022 Në ora: 20:20
Rama dhe Vuçiq

Samiti i EU do të mbahet në Tiranë, kurse kryeministri Rama ballafaqohet me dy preokupime: kufoma e gjallë dhe anëtari i SHIK - ut kanë paralajmëruar protesta paralele me samitin dhe ngjarja tjetër më e rëndësishme: vëllai i Ramës, Vuçiq dëshiron që ta anuloi pjesëmarrjen në samit me pretekst, Albin Kurti.

Sa i përket kufomës së gjallë dhe pjesëtarit të SHIK - ut Rama e ka forcuar dhe rekomanduar policinë dhe ushtrinë, po si do ia bëjë hallit me mungesën e Vuçiqit?

Për këtë çështje organizoi një konferencë shtypi ku fuqishëm deklaroi që do të ishte një katastrofë për Vuçiqin dhe Serbinë, nëse e anulon takimin e Tiranës.

Me këtë rast vërehej që Rama ishte tërësisht i brengosur, sepse  Serbia dhe Vuçiq mund të ndëshkoheshin për këtë veprim nga EU, që kundër një ndëshkimi të Serbisë, Rama ishte angazhuar me tërë arsenalin e tij të dijës.

Vuçiq para një jave e kishte humbur kontrollin mbi veten, fliste si të ishte një rrugaç dhe asocial (gjë që nuk dyshojmë se s’është) dhe e ofendonte Kurtin dhe bashkësinë ndërkombëtare, me fjalë të një të çmenduri.

Tash nuk jemi të sigurte se Kurti ia punonte qëllimisht Vuçiqit, po në prag të samitit e kishte emëruar një ministër serb, duke e larguar atë të Listës Serbe që ishte kuadër i Vuçiqit.

Kurti kishte shkuar edhe më larg duke e „provokuar” Vuçiqin sikur nuk i mjaftonte vetëm emërimi i ministrit të ri. Ai e kishte kthyer në qeverisje edhe Rada T. Një kundërshtare të përbetuar të Vuçiqit.

Kur Vuçiq e mori edhe këtë vesh u çartë i tëri, duke e quajtur Kurtin terrorist e Radën fundërrinë. Nga ky mllef dhe racizëm fashist, Vuçiq pastaj deklaroj se Serbia është mbi të gjitha. Kosova për mua tha është e shenjtë, dhe nuk au jap. Unë as që qaj kokën të udhëtoi për Tiranë.

Sapo Rama kishte dëgjuar dhe lexuar për tërbimin e Vuçiqit, dy ditë e dy net, as nuk kishte vënë gjumë në sy, as nuk kishte ngrënë, e as nuk kishte pirë.

Unë çmos kam përjetuar, kishte deklaruar Rama dhe nuk jam çakërdisur, po e kam ruajtur qetësinë, kurse ai pas veprimeve të tilla të Kurtit të bie në atë gjendje, sa t´i rrezikoi edhe projektet tona të përbashkëta.

Unë nuk munda të veja kontakt me Vuçiqin tha Rama, po organizova konferencë shtypi, duke e ditur se ai do ta marr veten dhe do ti kthehet arsyes. Unë nuk dua që Vuçiq shkaku i Rusisë, Kosovës dhe Kurtit ta pësoi në këtë mënyrë.

Unë mendoi se rrugëtimi ynë është i gjatë, prandaj unë me gjithë sinqeritetin tim do ta kisha lutur mikun tim Vuçiq që të niset për Tiranë. Mos të ketë frikë, se nuk do ia dhuroi çelësin e Tiranës. Pra me një batutë të tillë, Rama e përfundoi konferencën e shtypit. 

Mars Rover (Satirë)

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat