Putini me raketa e Rama me dinamit !

Opinione

Putini me raketa e Rama me dinamit !

Nga: Sherif Ramabaja Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 10:15
Sherif Ramabaja

Është interesant se kur ndodhin ngjarje paprecedent, ose të rëndësishme, shumë kush merret me analizën e tyre dhe kërkon krahasime, apo ngjashmëritë historike për t`i kuptuar.

Putini sot krahasohet me Hitlerin dhe Stalinin, për agresionin dhe mizoritë ndaj Ukrarainës. Së pari e kishte sulmuar Gjeorgjinë së cilës ia kishte shkëputur një pjesë, pastaj kur askush nuk e priste më 2014 e aneksoi Krimenë dhe prapë asgjë. Bashkësia ndërkombëtare ishte vënë para aktit të kryer dhe nuk ndërmerrte asgjë, përpos disa sanksioneve të plogështa.

Vetëm kur u vërtetua që Putini nuk ka të ndalur, pasi që e sulmoi të tërë Ukrainën, me absurditetin për denazifikimin e saj, bashkësia ndërkombëtare u vu në lëvizje dhe tash po vepron. Përndryshe Rusinë do ta kishin para dyerve të tyre.

Sot mund të bëhet pyetje provokuese se, a mund të gjenden ngjashmëri mes Ramës dhe Putinit ? Në realitet edhe pse ndoshta kanë ngjashmëri në shumë pika, më parë mendohet se më shumë dallojnë ndaj njëri - tjetrit se sa që kanë ngjashmëri?

Derisa Putini duke e shkelur ligjin ndërkombëtar përpiqet për zgjerimin e Rusisë, Rama për atdheun e tij e bënë të kundërtën.

Detin shqiptar të cilin e pretendon Greqia pa kurrfarë të drejte ndërkombëtare, pasi kufijtë ndërkombëtar janë të qartë dhe të garantuar, Rama ia ofron Greqisë mundësinë, që për këtë të vendosin gjykatat ndërkombëtare, ku me të drejtë dyshohet shumë në gjykata të tilla, kur dihen grabitjet territoret që na janë bërë deri më sot.

Çështja tjetër është me Ballkanin e Hapur serbo - sllav. Me këtë projekt tinëzar  sllav, pas të cilit vrapon Rama, jo që Kosova do t´i dorëzohej Serbisë, por do të  rrezikohej edhe vetë ekzistenca e Shqipërisë.

Por sidomos kur janë në pyetje shkatërrimet, ekziston shumë gjëra që i lidhin Ramën dhe Putinin.

 Rama e rrëzoi Teatrin Kombëtar, një monument që nëse si plotëson kushtet siç arsyetohej ai, do të konservohej si një muze, që do të mbetej një kujtim kombëtar për brezat e ardhshëm, me qindra role të famshme të cilat kanë mbetur në kujtesën e artdashësve të skenës.

Protestat për Teatrin dihet botërisht që Rama i kishte shtypur me dhunë, kurse tash shkoi edhe më larg.

Si duket e pengonte “ Focus Media Group “ të cilën po e rrafshon me tokë, por jo me raketa sikurse Putini, po me dinamit.

Pra çdo gjë që i del përpara, të cilën vetë dhe partia e tij nuk e kanë projektuar, pa u hamendur fare, e eliminon nga rruga.

Nëse krijohet një gjykatë ndërkombëtare për Putinin, gjë që sot është duke u kërkuar, për terror ndërkombëtar, atëherë edhe shqiptarët do të duhej ta formonin një gjykatë për mbrojtjen e trashëgimisë kombëtare, për t´i ndaluar shkatërrimet ndaj atdheut.

Përpos shkatërrimeve kulturore e resurseve të atdheut, ndoshta fokusi do të duhej zgjeruar pastaj edhe ndaj veprimeve politike me theks të veçantë, dëmeve që i janë shkaktuar çështjes kombëtare.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat