Masakra e Reçkaut, kërthiza e fatit të Kosovës !

Opinione

Masakra e Reçkaut, kërthiza e fatit të Kosovës !

Nga: Fatmir Bajraj Më: 15 janar 2023 Në ora: 20:35
William Walker

Njeriu BLU, që lidhi kërthizën e këtij fati, pra ky është ambasadori amerikan, William Walker, ish shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë me 15 janar 1999!

Simbolika dhe sentimenti i njeriut të veshura në të kaltra.

Historia e re e Kosovës dhe fati i qytetarëve të saj, nuk mund të shkruhet pa emrin dhe veprën lapidare të humanistit të shquar dhe mikut të madh të Kosovës dhe vlerave universale të lirisë, ish Ambasadorit amerikan & drejtuesit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Heroit William Walker!

24 vite nga dita dhe data që i parapriu, 24 marsit të vitit 1999, si ditë e fillimit të çlirimit të Kosovës, i cili ndodhi me 12 qershorin e 1999 dhe pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt 2008!

Pasi pa me sytë e Tij, tmerrin e lemeritshëm mbi civilët e masakruar të Reçakut martir, të barbarisë serbe, dhe mizorinë e një krimi makabër të një makinerie vrastare ; ushtarako-policore të rexhimit fashist & gjenocidal të Millosheviqit, njeriu i veshur me të kaltra, në atdheun dhe tokën e përgjakur të viktimave, në cilësin e shefit & drejtuesit të Misionit të OSBEsë, i trishtuar nga pamjet ndër të tjera, para gazetarëve tha:

“Është e vështirë të gjej fjalët për të thënë diçka në lidhje më këtë. Kjo është ngjarja më e tmerrshme që kam parë kurdoherë në jetën time, edhe pse kam qenë në shumë situata të këqija”

Fatkeqësisht nuk kam fjalë për të përshkruar indinjatën time personale ose atë të të gjithë atyre që ishin me mua në vendin e asaj që mund të quhet vetëm si një mizori e papërshkrueshme.

Nga ajo që pashë personalisht, nuk ngurroj ta përshkruaj ngjarjen si një masakër, padyshim një krim shumë të rënd kundër njerëzimit.

Ishte një skenë shumë emocionale që po ndodhte atje”, përfundoj ambasadori.

Kjo deklaratë e Ambasadorit William Walker, tundi & shkundi ; thellësisht dhe rrënjësisht, ndërgjegjen e civilizimit euro-perëndimor në krye me Amerikën, duke mobilizuar dhe vënë n ‘lëvizje dhëmbëzoret e mekanizmit të rëndë të botes së qytetëruar (NATO-në), për të marrë mbi shpatulla fatin e pambrojtur të një populli, i cili ishte ekspozuar shfarosjes kolektive nga një armik i egër & barbarë, siq është Serbia fashiste e Millosheviqit.

Çmenduria e barbarisë serbe në masakrimin e 45 civilëve të pafajshëm në Reçakun e martirizuar dhe t ‘përgjakur të 15 janarit 99 në njërën anë, dhe heroizmi human e qytetar i njeriut me të kalta, z. William Walker, deklarat e të cilit "pushtoj" botën e civilizuar, duke zhveshë thebësisht dhe definitivisht synimet e errëta ; shfarosëse dhe gjenocidale të kasapit të Ballkanit, krye-kriminelit serb, Sllobodan Millosheviq!

Nga 15 janari i vitit 1999, jehona publike e deklaratës së ambasadorit Ëalker, duke e quajtur masakrën e Reçakut ; "krim të rëndë kundër njerëzimit", bëri që shtigjet e lirisë dhe shpresa e qytetarëve liri-kërkues të Republikës së Kosovës, të bëhen me reale dhe me të prekshme, gjë që edhe ndodhi me gjithë vuajtjet, viktimat dhe vështirësitë në për të cilat kaluan qytetarët e Kosovës deri në ditën e çlirimit definitiv me 12 qershor 99.

24 vite pas masakrës së Reçakut, Kosova ka t ‘njëjtit partnerë strategjik të cilët ndihmuan dhe ndihmojnë fatin tonë, madje kemi edhe t ‘njëjtin armik dhe po me t ‘njëjtën urrejtje, por kemi një dallim ;

Sot në pushtet në Kosovë, kemi ata të cilët gjatë gjithë kohës ishin skeptik dhe mosbesues ndaj projektit tonë nacional dhe mbështetësve të atij projekti, siç janë partnerët tanë n ‘krye me Amerikën:

Urojmë që dhe këta të ndryshojnë dita ditës...!

Një gjë duhet pranuar pa modesti:

Pa ambasadorin amerikan William Walker, Kosova dhe qytetarët e saj, kurrë nuk do ishim këtu ku jemi sot, pra nuk do kishim sot shtetin e pavarur dhe demokratik të Kosovës, ngase nuk do të kishim mirëkuptimin dhe nuk do të gëzonim mbështetjen kruciale të perëndimit në realizimin e kauzës së lirisë dhe pavarësisë së plotë, gjë që kjo u arrit vetëm me ndërhyrjen ushtarake të aleancës veri-atlantike ( NATO-së), n ‘krye me SHBA-të.

Me këtë, s'dua të them se Kosova nuk do të çlirohej kurrë nga pushtuesit serbo-sllav, ngase nuk mund të di se cilat do të ishin kontekstet tjera historike dhe konstealicioni i forcave në gjeopolitikë, por nga ajo që dihej dhe shihej qartazi ishte se ; Kosova dhe shqiptarët nuk kishin kapacitete vetanake të mjaftueshme sa për të çliruar atdheun e robëruar, edhe pse e drejta dhe vullneti ynë nuk mungonte, por nuk mjaftonte.

Pa ndihmën e partnerëve tanë strategjik në Evropën perëndimore dhe në NATO, dhe sidomos të SHBA-ve, Kosova dhe shqiptarët nuk do të preknin ëndrrën e lirisë, për çfarë na mëson edhe historia në ma shumë se dy raste brenda një shekulli.

Të rralla dhe gati unike janë rastet n ‘histori, kur një ngjarje e saj, kthen "rrotën" e historisë, sikur ndodhi rasti i masakrës së Reçakut, por kjo nuk do ishte e mundur, pa heroin e saj, ambasadorin amerikan William Walker.

Lavdi viktimave të masakrës së Reçakut,

Zoti e bekoftë ambasadorin amerikan, William Walker,

Zoti e bekoftë Kosovën dhe qytetarët e saj!

fb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat