Për Asociacionin dhe “korridoret”!

Opinione

Për Asociacionin dhe “korridoret”!

Nga: Meihate Tërmkolli Më: 24 janar 2023 Në ora: 21:27
Meihate Tërmkolli

Nëse Asociacioni është “korridori” për marrëveshje finale, atëherë çka tjetër është “kompromisi i dhimbshëm”, aq i përfolur, për këtë marrëveshje?!

Dihet botërisht që Asociacioni nuk ka lidhje me të drejtat e serbëve në Kosovë. Me “Marrëveshjen e Ahtisarit” janë bërë kompromiset më të mëdha për serbët në Kosovë me të drejta që nuk i ka asnjë pakicë kombëtare tjetër në Evropë. Këta të “korridoreve” bashkë me miqtë tanë na kanë garantuar dhe prandaj na kanë “bindë” se kjo marrëveshje është kompromisi i fundit për pavarësinë e Kosovës dhe me njohje nga Serbia!

Njohja nuk ndodhi!

Pastaj, për më shumë se dhjetë vite bisedime “teknike” me Serbinë, këta të “korridoreve” pranuan marrëveshje përtej “Pakos së Ahtisarit”, në dëm të shtetësisë së Kosovës e në emër të njohjes nga Serbia.

As me këto, njohja nuk ndodhi!

Tani, dihet botërisht se kërkesë dhe qëllim i Serbisë për Asociacionin është një status politik territorial për veriun e Kosovës ose thënë më qartë “autonomi” politike-territoriale.

A do të ndodhë njohja tani dhe si e me çfarë “kompromisi” tjetër?!

Nuk i duhet Kosovës asnjë lloj njohje nëse e shpërbën së brendshmi!.

Pushtet e opozitë, kujdes çka flisni e çka bëni!

Kosova është e të gjithëve!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat