Erion Veliaj, je shumë i vogël për Rugovën!

Opinione

Erion Veliaj, je shumë i vogël për Rugovën!

Nga: Faton Mehmeti Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 17:23
Autori Faton Mehmeti

Si askush tjetër, Ibrahim Rugova e njihte shumë mirë kush ishte e majta në Shqipëri. I mbante larg nga kontaktet e tij, e dinte se nuk janë " fare e mirë". Pikërisht e majta shqiptare ka qenë flirtuese ndaj Beogradit, për të cilën gjë Rugova i mbante larg. E mjafta përmes sigurimit të shtetit kishte tentuar të mbante nën vëzhgim Rugovën, për të mësuar hapat e tij politikë, rrjedhimisht për ta penguar. Janë bërë publike gjetja e dosjes së sigurimit të shtetit shqiptar në të cilën tregohet se si është përgjuar Ibrahim Rugova për 20 vjet. Madje ishte përgjuar edhe përgjatë dy vizitave të tij që kishte realizuar në Shqipëri.

Pra, Rugova i bie të jetë përgjuar që nga fillimet e karrierës së tij, e pastaj kur erdhi në krye të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, e mbase edhe deri në përfundim të luftës. E së fundi Bashkia e Tiranës ka vendosur që rruga “Ibrahim Rugova” të shkurtohet duke propozuar që një pjesë e saj të emërtohet “Dëshmorët e 4 shkurtit”.

Po kjo e majta është ajo që ka bllokuar permendoren e dr.Rugovës në Tiranë. As vet Serbia nuk e donte të vdekur Rugovën më shumë se komunistët shqiptarë, me sigurimin e shtetit të përdorur si instrument për të ndjekur Rugovën, dhe sot janë tënjejtit që mundohen të minimizojnē praninë e tij në kryeqytetin shqiptar.

Jam i bindur se jo vetëm Rugova, edhe krejt bashkëpunëtorët e tij të afërt janë të urryer nga PS.Pikërisht PS ka pasur njerëzit e saj në krye të shërbimit sekret shqiptar gjatë luftës në Kosovë me Fatos Klosin në krye.Pavarësisht përpjekjeve të kota të Erion Veliajt, me urdhër të Edi Ramës, Rugovën nuk mund ta litotizoj, përkundrazi vetëm sa e shpërfaq madhështinë e tij. Rugova është vigan, kolosi më i madh i Kosovës dhe ndër tre më të medhenjtë e kombit shqiptar. Erion Veliaj dhe Edi Rama me më dëshirë do i vendosnin bustin Vuçiqit, këta mbeturina të komunizmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat