Subjektivi i burimit të moralit politik

Opinione

Subjektivi i burimit të moralit politik

Nga: Mr. Ali Hertica Më: 7 mars 2023 Në ora: 11:04
Ali Hertica

Antirealizmi moral është ajo ide ku veprimi,në vetvete,nuk përshkruhet si bartëse i së mirës dhe i së keqes. Nuk dallohet ndonjë gjë e veçantë, për shembull në mosmbajtjen e premtimit që të tregojë se është keq të mos e mbash premtimin dhe kështu, të vëresh se njerëzit faktikisht zhgënjehen ashtu siç po zhgënjehet qytatari i Kosovës nga premtimi i paskrupullt i lidershipit mjeran të politikës së Kosovës. Kështu që qytetari fyhet dhe inatoset, dhe rrebelohet në shumë mënyra kur nuk mbahen premtimet e dhanura nga klasa politike.

Filozofoja i demokracisë moderne Korsgaardi është kundër realizmit moral. Ajo mendon se morali ka një burim subjektiv njerëzor të një shoqërie. Veprimet janë të mira ose të këqija sepse siç thotë Hamleti, mendimet tona i bëjmë të tilla ne vetë si shoqeri demagogjike, ku do të thotë se njerëzit e shoqërisë shikojnë vegime, kur formojnë pikëpamjet morale.

Njerëzit mendojnë se është me vend të pyesësh për të mirën dhe të keqen. Formimi i mendimeve morale është shprehja e nevjës së natyrsheme, për të gjykuar veprimet e veta dhe të tjerëve, ku liderët kosovarë as që i gjykojnë gabimet e veprimeve të vetes dhe të të tjerëve në mënyrë refleksive.

Për më tepër shumica e njerzëve janë në gjendje të mendojnë për problemet morale në mënyrë të përsëritura dhe i shohin me sy kritik pikëpamjet që dalin prej tyre.

Megjithëse jemi si shoqëri të prirur për të besuar se është mirë të bësht një veprim të caktuar dhe megjithëse e ndjejmë veten të motivuar për ta bërë këtë veprim, ku gjithmonë kemi mundësi. Ne do të reflektojmë për të gjetur a ka ndonjë provë që filozofja Korsgaari e quan ,,reflective endorsemente,, miratim refleksiv,,.

Të shikojmë problemin e respektimit të ligjit,në vend që të studiojmë thyrjen e ligjit në brendësi të shqyrtojmë se çfarë cilësish objektive kanë në vetvete veprime të tilla. Të kthejmë vështrimin brenda nesh dhe të studiojmë mendimet e befta dhe bindjet tona.

Ndonjë mendon se të gjithë e kanë për detyrë që të respektojnë ligjet, në qoftë se jo thyerja e ligjit që sjell të mira për veten vendin dhe të tjerët, ku shkakton të këqija të vogla për njerëzit. Me këtë problem në Kosovë duhet të mirret miratimi refleksiv i shoqërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat