Si ndriçon Kosova?!...

Opinione

Si ndriçon Kosova?!...

Nga: Sami Arifi Më: 12 mars 2023 Në ora: 15:42
Sami Arifi

Punët ecin mirë, kur me të kaluarën merret historia, me të kaluarën dhe të tanishmen merret drejtësia, nëpërmjet historianëve dhe juristëve të profesionalizuar që kanë dalur nga gjiu i popullit…

Zvillimi do të jetë i shpejt kur në fusha të ndryshme udhëheqinë njerëz profesionistë kombëtar që dijnë me i përdorë resurset e Kosovës në shërbim të vendit…

Nuk e ka askush të drejtën të shfrytzojë manifestimet e ndryshme në ceremoni të ndryshme duke përdorur Himnin Kombëtar apo Shtetëror si mbules në emër të mospërçarjes, duke i anashkaluar personalitetet e dëshmuara të kombit, për t‘ju shërbyer njerëzve që ishin të privilegjuar nga sigurimi serbo-jugosllav…

Ata të cilët i shërbyen kinse „Vëllazërim Bashkimit“ përmes „Diferencimit Ideo-Politik“ aq thellë sa që detyronin të diferencoheshin në mes vehte edhe vëllain prej vëllait… për tu avansuar vetë edhe më në poste të larta të pushtetit okupues që shkatrronte çenjen kombëtare…

Për të pas një shtet kombëtar duhet të avansohen, evokohen dhe përkujtohen, ata që flijuan, që i shërbyen në të kaluarën kauzës së madhe kombëtare…

Për ta zvilluar shtetin kombëtar duhet ekonominë si dhe në fusha tjera të udhëhiqen nga njerëz profesionist, që kanë frymën dhe rritën kombëtare, që të gjenë mirësi përmes tyre i tërë populli në vendin e vet…

RK-së ka mjaft resurse natyrore, poqese përpiqen me angazim maksimal njerëz kombëtar profesionistë për të ec drejt zhvillimit…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat