Ku është ajo marrëveshje?

Opinione

Ku është ajo marrëveshje?

Më: 20 mars 2023 Në ora: 07:36
Kimete Berisha

- Të gjithë po duken si halucinantë që po e shohin një marrëveshje që nuk ekziston.

Por e vërteta në Ohër u krijua nga haluci.

- U arrit një marrëveshje - e panënshkruar.

Kush është ai injorant që e merr seriozisht marrëveshjen e pa nënshkruar!

As fatura e xhingla-minglave nuk është valide pa nënshkrim, lëre më...

- Marrëveshje n'besë është kjo?

Më shumë i besuakan Kosova e Serbia njëra - tjetrës sesa çiftet kur martohen me dashuri...

gjindja nënshkruajnë kur merren vesh për të blerë a për të shitur, për t'u ndarë a për t'u bashkuar....

e nuk respektohen marrëveshjet që janë nënshkruar, lëre më...

- Marrëveshjet Kosovë-Serbi janë bërë qesharake, nuk e kanë forcuar armiqësinë e vjetër por armiqësinë e kanë bërë 'komike'!

Verë e dimër nga një marrëveshje fiktive...që dihet se nuk ka lidhje me realitetin.

- Po pse ky Albin Kurti ishte i gatshëm ta nënshkruante marrëveshjen Bruksel pranverë - verë 2023 - e Vuçiqi jo!

- Sepse Albin Kurti e kishte të qartë se Vuçiqi do ta refuzonte marrëveshjen?

Dhe duke refuzuar do të humbte?

Hehe!

- A po i bie kjo se Vuçiqi po e ndihmon Albinin?

Jo. Po luan me të si me llutkën e veshur pembe!

- Sepse, triku serb në të cilin ra Albin Kurti është:

Ai që e pranon marrëveshjen - për të marrëveshja demek është 'e mirë'.

E ai që nuk e pranon (Vuçiqi), demek për të marrëveshja 'e keqe'!

- E mbasi që kjo marrëveshje nënkupton themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë,

pse atëherë presidenti serb - 'nuk e pranoi' marrëveshjen!

- Këta janë shtosa arkaik serb!

Kështu, po duket sikur Albin Kurti e do Asociacionin për serbët e Vuçiqi s'e do!

Për të menduar kështu, duhet të jesh një idiot i regjur.

- E çka po ndodh pra?

Çka është më e rëndësishme për Serbinë më shumë sesa Autonomia (e serbëve) dhe statusi i veçantë për Kishën Ortodokse serbe?

- Ku po i dhemb Aleksandër Vuçiqit?

Pse bën sikur 'nuk e do' Autonominë e serbëve?

Sa i kushton kjo 'dhuratë' që 'pravitet' sikur e 'refuzon'!

I kushton me anëtarësimin e Kosovës në OKB?

Edhe?

...Ukraina është në OKB!

Por...Luftën s'del kush që e ndal!

- Pasi që Vuçiq nuk do që Kosova të jetë në OKB dhe për anëtarësimin e mundshëm futuristik të Kosovës në OKB është në gjendje ta lëshoj zogun nga dora për një zog që e ka humbur rrugën n'hava?

Mashtrim klasik serb!

- Aleksandër Vuçiq s'ka nevojë për marrëveshje të re - Vuçiq e ka arritur qëllimin final me marrëveshjen e vjetër...

Albin Kurti është i detyryar ta zbatojë marrëveshjen për 'Zajednicën'.

Dhe, 'to je to'!

- Nuk ka pasur nevojë për asnjë marrëveshje të re që Aleksandër Vuçiq ta realizojë qëllimin e tij!

- Kush ka humbur?

Kosova, dihet!

Kosova me Albin Kurtin u bë pijac i Serbisë!

- Albin Kurtit nuk i ka mbetur një pikë moral. Mbi të gjitha është i paditur!

Aleksandër Vuçiq e mundi pa e thënë asnjë fjalë shqip.

E këtij i shkrihet serbishtja në gojë, si akullore!

Natyrisht, Vuçiqi e mundi me ndihmën e SHBA-BE-së.

- Jemi duke kaluar ditët e dëshpërimit të thellë!

Thjeshtë, Serbia po e fiton luftën në tavolinë!

E shqiptarët:

Ata që nuk janë dorëzuar - po largohen nga Kosova.

Këtu kanë mbetur: të mundurit!

P.S. Përveç Dorëheqje...Albin Kurti të hetohet për mashtrim!

- Çka ka përfituar që e ka mashtruar popullin!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat