Alarm i rrejshëm nga Serbia

Opinione

Alarm i rrejshëm nga Serbia

Nga: Milazim Maraj Më: 28 mars 2023 Në ora: 06:44
Milazim Maraj

Alarmet nga Serbia për gjëja rrezikimin e serbeve në Kosovë janë të ngjashme me alarmet për bomba, në shkolla, aeroporte etj. Kryetari i të ashtuquajtur komision parlamentar për Kosovën në Serbi është i specializuar për hartimin e gënjeshtrave dhe dërgimin e tyre në Botë. Ky si zakonisht ka dal me deklarata për të ngritur alarmin për gjëja rrezikimin e serbeve në Kosovë. Askush nuk i pyet serbet e Kosovës nëse kanë nevojë për mbrojtjen e këtij gënjeshtari. Jo rrallë serbet në Kosovë deklarohen se janë lodhur nga mbrojtja e LS dhe shërbëtoret rus në Serbi.

Drecun alarmon për shpëtimin e serbeve të Kosovës nga terrori që po u behët nga institucionet e Kosovës. Specialisti i gënjeshtrave Millovan Drecun zbulon ekstremist shqiptarë për të neutralizuar ekstremizmin serb që nuk i lejon serbet të marrin pjesë në zgjedhje për të krijuar institucionet e tyre lokale në Republikën e Kosovës. Që ua nxijnë jetën duke i mbajtur në aksione kundër shqiptarëve. Ai është i mësuar të shet gënjeshtra, del sikur i çuditur dhe zëmëruar që ndërkombëtaret nuk i shohin të rënda ngjarjet e përshkruara dhe imagjinuara nga ky. Ndërkombëtaret sipas këtij gënjeshtari këto “incidente” i shohin si individuale. Por a i ka parë incidentet e krijuara nga kriminelet serb dhe rus të komanduar, paguar nga Serbia që plagojnë policet e Kosovës, që ndërtojnë barrikada, që kërcënojnë serbet e lodhur dhe rraskapitur, nga mbrojtja e Drecunit, Vuçiqit dhe kompanisë së tyre kriminale. A mbrohen serbet duke ua kallur makinat dhe duke i kërcënuar nëse respektojnë ligjet e shtetit të Republikës së Kosovës. Ai ëndërron këtu situatën sistematike që këta e përdorën me dekada kundër shqiptarëve dhe këtë e përshkruajnë sikur shqiptarët po e përdorin kundër serbëve. Me lojën e largimit të plotë të serbëve nga Kosova ka filluar përgatitja e opinionit për të arsyetuar luftën në Kosovë.

Skenat dramatike prej regjisorëve dhe gazetarëve serb që i organizonin serbet të niseshin më traktor e makina gjëja për të u shpërngulur nga Kosova, dhe pastaj ktheheshin nga Fushë Kosova përsëri nëpër shtëpitë e tyre. Këto kolona fotografoheshin dhe poshtë fotografive shkruheshin tekste 100% gënjeshtra; por që tregu në Jugosllavi i blinte, si dhe në disa shtete të pa informuara për realitetin në Kosovë. Gënjeshtari i specializuar ankohet si në vitet e 80-ta së po behët pastrimi etnik i Kosovës nga serbet. Që serbët po rrezikohen të jenë qytetar të rëndit të dytë etj.

Më këtë tregon se kasta kriminale serbe nuk pranon serbet e barabartë me qytetarët të tjerë por kërkon tani që pakica serbe të jetë e rendit të parë. Këtë nuk e pranon për 130.000 shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Fshati që dukët kallauz nuk do thotë populli. Por bota nuk ka harruar kush beri gjenocid dhe pastrim etnik në Kosovë. Kush vrau dhjetëra mija shqiptarë, kush vrau 1113 fëmijë. Kush dogji shqiptarët të gjallë nëpër shtëpitë e tyre. Kush dhunoj 20.000 femra shqiptare. Kush e kalli Kosovën, kush shkatërroj trashëgimit tona kulturore. Ishit ju kriminelet recidivist të Gadishullit Ilirik që bëtë këtë hata në Kosovë, Bosnjë, Kroaci dhe Slloveni. Asociacioni që ti e pretendon do të jetë vegël që do të prish çdo marrëveshje në mes të Republikës së Kosovës dhe shteti Kriminal të Serbisë. Ky asociacion nuk prodhon paqe, por vatër ruse për shpërthim të një lufte të re kur e sheh të arsyeshme Rusia. Por Drecun nuk jeton në Kosovë, familjen i ka në Serbi. Ky shtet deri sa nuk përgjigjët për krime të bëra, për luftëra të nxitura, për masakra në popullatë civile pasive nuk do të respektoj asnjë lloje marrëveshje sikur nuk ka respektuar kurrë.

Serbia është shtet i pa moral njerëzor, ajo edhe sot 24 vjet pas masakrave në Kosovë manipulon me shqiptarët e zhdukur. Tallët dhe lavdërohet më viktimat. Kryetari i parlamentit serb kërcënon serbet që i zbulojnë këtë varreza më trupa shqiptarë. Evropa për mes të misionarëve të vet Borrell dhe Lajçak e përkëdhelin këtë kastë kriminelesh dhe i premtojnë hyrje në Evropë edhe kur kjo gënjen, vjen në biseda për normalizimin e marrëdhënieve më Kosovën e pastaj të njëjtën e pranon deklarativisht por nuk e nënshkruan. Serbia është shtet kriminel i llastuar nga Evropa dhe përkrahur nga Rusia. Kur nuk pendohet për krime e 450 masakra në Kosovë. Çka është kjo lutje e kriminelëve? A i duhet Evropës në mesin e saj një shtet që vazhdimisht krijon kriza dhe luftëra? A i duhet sigurisë evropiane një bombë që detonatorin e ka në Rusi dhe do të shpërthej kur e vlerëson Rusia. A është Evropa çerdhe për riedukim të krimineleve të provuar që sa herë. Apo kopsht për ruajtjen e tyre?! Kukuvajka vajë e ka këngën dhe nuk ndalet deri sa ta vendos vezën në çerdhe të huaj.

28.03.2023

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat