Nuk harrojmë dhe veriun nuk e dorëzojmë

Opinione

Nuk harrojmë dhe veriun nuk e dorëzojmë

Petrit Dibrani Nga Petrit Dibrani Më 9 qershor 2023 Në ora: 14:03
William Walker

Cili është „çmimi i radhës“; që me gjakun e tyre, duhet ta paguajnë përsëri shqiptarët?!

Veriun e Republikës së Kosovës, nuk ja dorëzojmë bandave kriminale të Vuçiqit dhe as grupit kriminal Wagner, të Kryekriminelit botëror Putinit.

Nëse është „çmimi i radhës“ që duhet ta paguajnë me gjakun e tyre, përsëri shqiptarët, ashtu si edhe e paguan për ndërhyrje të NATO-s, me masakrën e Reçak-ut dhe shumë masakra tjera, kuptojeni se ishim dhe jemi, çdoherë më shumë se të gatshëm.

Kujtesë!

Disa ditë, pasi i dërguari nga administrata e Bill Clinton për Ballkan, „Robert S. Gelbard“ e quajti simbolin Kombëtar Shqiptar, UÇK-ës grup terrorist, aparati shtetëror i Serbisë fashiste më 28 shkurt 1998, masakroi 24 civil të pafajshëm në Likoshan e Çirez, vetëm pse ishin shqiptar. 

Kjo masakër e kryer nga kriminelët serb, të dirigjuar nga Kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, njihet edhe si masakra e parë në Kosovë.

Krimet çnjerëzore, ndaj shqiptarëve vazhduan  me sulmin brutal me artileri të rëndë ushtarake, mbi familjen mitike Jashari më 5,6, dhe 7 mars, ku duke mbrojtur pragun e shtëpisë, ranë për të mos vdekur kurrë, 22 anëtarë të familjes Jashari dhe gjithësejt 58 të vrarë, e masakruar shqiptar.

Nuk ndaloi, fatkeqësisht e mjerisht me kaq.

Masakra e Reçak-ut më 15 janar 1999, ishte masakrimi i 45 shqiptarëve të Kosovës në fshatin Reçak. 

Masakra u organizua dhe u krye nga forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe. 

Një ditë pas kryerjes së masakrës, William Walker, ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë dhe mik i përjetshëm për shqiptarët, vizitoi vendin e ngjarjes, u tmerrua nga kufomat e masakruara dhe deklaroi.

"Nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë - ngjarjen, si masakër dhe krim kundër njerëzimit. Kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time“.

Ky lajm i masakrës, senzibilizoi opinionin ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë, të kryera nga Serbia fashiste, dhe i hapi rrugën bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë.

Veriu i Republikës së Kosovës, është i të gjithë qytetarëve padallim.

Rendi, ligji, qetësia dhe mbrojtja e secilit qytetar padallim etniteti, është obligim Kushtetues i Qeverisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat