Ja cilat janë armët e suksesit të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit

Opinione

Ja cilat janë armët e suksesit të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit

Skënder Kapiti Nga Skënder Kapiti Më 28 shtator 2023 Në ora: 08:34
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Zhvillimet më të fundit në Kosovë, sjellin dhe ngacmojnë arësyen e pastër për të bërë krahasimin mes Kryeministrit z. Kurti dhe Presidentes së Kosovës Znj. Vjosa Osmani jo vetëm me paraardhësit e tyre në Kosovë por edhe me të gjithë shtetarët e politikanët e Shqipërisë të cilët në njëqind vite shtet nuk është se bënë gjënë e duhur për shtetin dhe as për shoqërinë në Shqipëri dhe as për cështjen gjithshqiptare në përgjithësi.

Kurti dhe Osmani sot në krye të Kosovës fatmirësisht është gjëja më e mirë e mundshme e cila duhej dhe që duket, dhe kjo është falë patriotizmit, guximit e mëncurimit patriotik, intelektual e demokratik të popullit heroik të Kosovës i cili i zgjodhi dhe ua besoi atyre pushtetin.

Alternativa Kurti-Osmani sot është alternativa më e mirë, e që nesër urojmë që të dalë e të vijë një politikë e një pushtet akoma edhe më i mirë.

Nëse Kosova Luftën kundër Serbisë e fitoi me 12 Qershor 1999, Kosova duhej ta kishte fituar edhe luftën për paqen . Dhe betejën për paqen po e fiton Albin Kurti e Vjosa Osmani, betejë kjo shumë e vështirë pasi politika e para këtyre, pra ajo e ishpushtetit nuk ishte e interesuar për shtetin ligjor, as për luftën kundër korrupsionit, as për interesin kombëtar por vetëm për interesa personale pushteti, familjare e akrabaje,sa që injoranca e tyre, verbëria për pushtet e pasuri si dhe djallëzia intelektuale korruptive u lanë trashëgimi Kurtit e Osmanit këtë gjëndje e situatë mjaft të rëndë.

një dëm të madh Kosovës sidomos në këto 10 vite i kanë shkaktuar edhe mediat dhe politika zyrtare e Tiranës që më shumë kanë qenë në një linjë me Beogradin.

Kurti dhe Osamani po sfidojnë jo vetëm politikën , fuqinë dhe diplomacinë antishqiptare sllavo-serbo-ruse por edhe atë europiane që janë pro asaj serbe e ruse.

Kjo sepse armët më të fuqishme të Kurtit e Osmanit janë morali dhe ndershmëria, sepse ata të dy nuk janë dhe as nuk korruptohen , dhe as nuk bëjnë lëshime e as nuk lëshojnë pe në dëm të interesit kombëtar për interesa personale sic kanë bërë të gjithë paraardhësit e tyre në Kosovë si dhe të gjitha regjimet politike në Shqipëri.

Arma tjetër e suksesit të Kurtit e Osmanit është patriotizmi i vërtetë , interesi kombëtar dhe Kosova mbi të gjitha e gjithcka.

Janë dy politikanët shqiptarë të cilët të parën kanë kombin shqiptar dhe Kosovën.

Arma e tretë e Kurtit e Osmanit është aftësia, llogaridhënia dhe përgjegjshmëria para Ligjit, Kushtetutës, Shtetit, Atdheut e Kombit, pra besnikëria ndaj interesit kombëtar dhe besnikëria para atdheut dhe elektoratit i cili ua ka besuar atyre pushtetin dhe drejtimin e shtetit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat