Serbia nuk pushon

Opinione

Serbia nuk pushon

Nga: Milazim Maraj Më: 29 shtator 2023 Në ora: 21:55
Milazim Maraj

Serbia nuk pushon, pas humbjes në sulmin terrorist të Banjskes ku u përfshi edhe kleri serb madje e tërë Dioqeza e quajtur Rashkë–Prizren që tani pas humbjes mundohen të i shpërlajnë duart e përgjakura nga krimi më një dënim kinse për vrasjen e policit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e dy policëve tjerë shqiptarë.

Ky reagim ndodhi pas shpalljes tre ditë zije nga Vuçiq dhe “Lista serbe” në Kosovë, kjo ndodhi pas vlerësimit të Vuçiqit për strukturën terroriste që lista serbe sipas tij qenka çlirimtare. Kjo ndodhë pas pranimit të kriminelit Radojçiq për organizimin e këtij aksioni terrorist. Kjo ndodhi pas kapitullimit të këtij grupi terrorist të organizuar nga Aleksander Vuçiq që pas humbjes kriminelin Radojçiq e hodhi si leckë që nuk përdorët më, por jo edhe Listën Serbe sepse kjo i duhet për vota nëse nuk shkon me këshilltari e tij Sheshel aty ku e kanë vendin kriminelet: Këtij i duhet kjo listë, me këta kriminel të luftës dhe pas luftës.

Pas kësaj humbje të turpshme kabineti kriminel serbo-rus në Serbi, Beograd dhe Nish aktivizon formën tjetër të luftës që është në “Memorandumin e Qubrilloviqit “ që është shndërruar në Bibël të Serbisë. Ky projekt është për të thyer kurrizin kombëtar të shqiptarëve dhe kjo mund të behët vetëm me islamizimin e shqiptarëve. Qëllimi tani është futja e përçarjes ndër fetare e shqiptarëve. Një diversant tjetër për mes të Petrit Kurtit nga Mitrovica i ardhur nga që i takon besimit islam dhe është i frymëzuar nga pan ruset dhe pan serbet. Serbia ka gjetur që terrorist të jetë shqiptarë, tru shpërlarë, me emër Petrit dhe Mbiemri Kurti.

Kjo do të shërbente për të përdorur emrin që përputhet me besimin katolik dhe mbiemri me të përputhet me mbiemrin e Kryeministri të Kosovës Kurti, ani pse nuk janë asnjëra e as tjetra reale do të i shërbente në opinionin ndërkombëtar për një kohë dhe do të bënte efektin e vet të përkohshëm si gjithmonë më parë. Kjo kurthe do të përputhej edhe me ngritjen e duarve për amin të kryeministrit Kurti dhe Presidentes Vjosa Osmani në varrimin e rreshterit të policisë Heroit Afrim Bunjaku që ishte në foto. Për këtë policia e Kosovës duhet të vë kontrolle, vigjilente të kleri serb duke bastisë të gjitha kishat serbe dhe ai islam që pretendon ta instaloj programin rus të Afganistanit, Sirisë, Libisë, Irakut, Iranit etj në Kosovë. Duhet të distancohet nga ky veprim edhe BIK i Kosovës. Nëse këtë nuk e bëjnë do ta ndajnë krimin bashkë me kriminelet serb. BIK duhet të i ftoj ata hoxhë që pretendojnë mohimin e gjuhës shqipe, flamurit shqiptar. Lufta e Serbisë jo që ka përfunduar më këtë humbje në veriun e Mitrovicës fshatin Banjskë por ajo vetëm ka provuar të përdorë investimet e veta nga ato 8.5 miliard për Kosovën. Ky farë terroristi Petrit Kurti duke qenë mysliman, ka vu kryqin në gjoks për të u dukur si person i besimit të krishterë. Skenë profesionale e kriminelëve serb, por ja që edhe kjo dështojë. Këto projekte dhe programe do të vazhdojnë deri sa nuk ka filluar ndëshkimi i shtetit serb dhe bërthamës ruso-serbe në Kosovë. Për këtë tru shpëlarin Petrit Kurtin flitet së është përdorues i drogës dhe së ka mundësi që droga e ka lidhur më organizatën kriminale serbe dhe tani e kanë përdorur për këtë aksion kaq të madh, me dëme të pa paraparë për popullin dhe shtetin tonë.

Më këtë aksion për fat të mirë, të dështuar Serbia do ta neutralizonte aksionin e vet në Banjskë dhe në Kishën e mbushur me armë dhe kriminel të Radojçiqit të përgatitur edhe me kriminel në formë të pelegrinëve nga Vojvodina, nga andej ku ka ndikim kriminal Radojçiq dhe Veselinoviq, që kjo dramë tragjike të dali ; sa më e tmerrshme para bote, pasi që të ikte nga arena e aksioni Radojçiqi. Kjo do të ia siguronte Vuçiqit edhe një mandat dhe do ta nxirrte si babë të kombit që e realizoj atë që nuk ka arritur paraardhësi i tij, Sllobodan Millosheviq i vlerësuar si kasapi i Ballkanit. Ky aksion ishte në “Panda” e pas luftës. Ky aksion nuk ka përfunduar, vetëm ka ndërruar formën. Organet kompetente të Kosovës duhet të jenë të përgatitura për çdo formë tjetër të organizimeve nga diversantë të Serbisë dhe Rusisë.

Investimet e larta serbe dhe ruse në Kosovë me një standard të pasluftës të lodhur nga plaçkitja, djegia, në gjatë luftës dhe kriminaliteti, korrupsioni i njerëzve pa taban kombëtar pas luftës. Nga ata që kriminelet serb i kishin bashkëpunëtor para, gjatë dhe pas luftës. Nga ata që ishin të investuar nga ISIS,UDB dhe tani BIA. Këto janë vetëm disa shteke që duhet të mbajnë nën kontroll organet tona kompetente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat