Bashkimin e Partisë Demokratike po e “bën” SPAK-u  

Opinione

Bashkimin e Partisë Demokratike po e “bën” SPAK-u  

Nga: Skënder Kapiti Më: 10 janar 2024 Në ora: 21:14
Skënder Kapiti

Dihet se Partia Demokratike i humbi thellë zgjedhjet e vitit 2013 prej korrupsionit, gjë për të cilën shqiptarët e ndëshkuan ashpër në atë vit.Dhe po kështu tashmë është evidentuar se edhe qeverinë Rama e ka gërryer korrupsioni. 

Struktura e re e Drejtësisë, SPAK-u,  ka filluar dhe po e fiton betejën kundër korrupsionit si atë të ishpushtetit të PD-së ashtu edhe këtë korrupsionin e sotëm ku nën hetim , të akuzuar dhe të dënuar janë shumë eksponentë të lartë të Partisë Socialiste  si ministra, zv/kryeministra, deputetë , drejtorë dhe administrator dhe  kryetar bashkish.

Kultura e dobët politike dhe juridike po e kritikon Edi Ramën se ai po i shet “shokët”, sepse kështu e ka trashëgiminë politika shqiptare si politikë e mikut, e shokut e krushkut dhe e akrabasë korruptive që edhe nëse dikush i kësaj sëre e lloji  bën korrupsionin atë duhet ta mbrojë politika, qeveria dhe kryeministri e drejtësia.

Ndoshta edhe mund të vijë dita kur kryeministri shqiptar i sotëm i lodhur nga pesha e korrupsionit të ministrave dhe administratës shtetërore  dhe kur korrupsioni i ka dalur jashtë kontrollit  ai nuk do të mund ta mbajë përgjegjsinë ,dhe ai edhe mund ta dergojë vëndin në zgjedhje të parakohshme dhe për të kaluar në opozitë. 

Mirëpo lind pyetja se ku janë sot PD-ja dhe opozita shqiptare? 

Lind pyetja se a është SOT  PD-ja në anën e duhur dhe me realitetin? A  është sot PD -ja proamerikane, pro antikorrupsionit. A  është SOT  e gjithë PD-ja pro SPAK-ut? 

Nëse  PD-ja do ishte e tillë atëhere nuk do të kishte pasur shansin që të vazhdonte qeverisjen Rilindja. Dhe atëhere lind edhe  pyetja tjetër se: kush mund ta bashkojë PD-në dhe opozitën? Dhe përgjigjja është e thjeshtë , është ajo se PD-në e bashkon SPAK-u, ligji, antikorrupsioni dhe mbështetja amerikane. Dhe kjo do të thotë se demokratët duhet të bashkohen rreth alernativës politike  të PD-së, të asaj PD-je  që nuk ka peshën , as kusuret dhe as shtrëngesa të së kaluarës komunistë dhe as të korrupsionit të para viti 2013, kur u ndëshkua me votë. Politikës së vjetër të PD-së i ka mbetur si armë alibija anti-Basha  si hakmarrje pse Basha e dëboi Berishën nga Grupi parlamentar i PD-së pas shpalljes së tij non grata nga SHBA e që sot po hetohet nga SPAK-u

Pra SPAK-u dhe drejtësia janë “shanse” që e  bashkojnë dhe e forcojnë PD-në, që favorizojnë , Vetting-un në PD dhe ardhjen e PD-së në pushtet. SPAK dhe drejtësia e re janë shanse e mundësi që bëjnë të mundur cmontimine sistemit të korrupsionit, pra si shanse  që do përshpejtojnë aksionin politik opozitar dhe shoqërinë për të ndëshkuar korrupsionin dhe politikën 30 vjeçare të tranzicionit. 

SPAK-u po e shpëton Shqipërinë nga korrupsioni falë ndërhyrjes vendimtare të SHBA-ve. De është  vetëm alibi edhe ajo tentativa për një federatë opoitare ku të përfshihet e gjithë amalgama turli e politikës së vjetër , ku të përfshihet Foltorja, LSI dhe të tjerët e përheshëm e të përjetshmit parazitë politikë në kurriz të PD-së  si Mediu, Duka, Ndoka e ndonjë tjerët që nuk kanë as parti e as vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat