Z.O’Brian, “për një plesht, nuk duhet të djeget jorgani”

Opinione

Z.O’Brian, “për një plesht, nuk duhet të djeget jorgani”

Nga: Hafiz Shala Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 20:14
Hafiz Shala

Për të ndarë një padrejtësi në mënyrë të drejtë, duhet ta vesh veten në pozitën e atij nga i cili kërkon të të degjoj.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njëri ndër komunitetet shumicë është ai hispanik-spanjoll me mbi 63 milionë banorë ose mbi 1/5-sta e popullatës së përgjithshme mbi 350 milionë amerikan të cilët, monedhë nacionale e kanë pezosin.

Po të kërkonin hipotetikishtë që kjo popullatë si mjetë pagesë në SHBA në vende të dollarit ta përdorin valutën e tyre, si do të reagoni apo thjeshtë a do t’i lejoni që të ndërhyjnë në sistemin financiar duke krijuar kaos e deballancë në sistemin monetar përmes pagesave me kesh.

Edhe ju po e pranoni se, është e drejtë e BQK-së, është në bazë të Kushtetutës por, ajo që është brengosëse nga ju se kërkoni që ky vendim të prolongohet dhe lidhur më këtë të bisedohet në kuadër të dialogut që, për botëkuptimin tim dhe besoj edhe atyre që janë përgjegjës për udhëheqje me shtetin duke i referuar përgjegjësisë para sovranit, kjo do të zgjatë deri në infinit, nën një dhe, nën dy, po i jepni rastin Serbisë e cila qëndrimet i ndërron brenda ore, praktikishtë zgjedhje definitive nuk do të ketë. Dhe e treta, po ia jepni mundësinë Serbisë që të paraqes kushte mbi kushte duke blerë kohë dhe duke ia mundësuar që të paraqes kushte te reja të paimagjinuara.

Siҫ u dëgjua se, valuta transportohej me thasë jo përmes sistemit bankar në marrëveshje në mes dy shteteve sipas kërkesës zyrtare të Bankës Qendrore ama, problemi qëndron se, Serbia, nuk është e gatshme të ketë komunikim zyrtar pasi, nën një, nuk e njeh Republikën e Dardanisë dhe, nën dy, që është edhe esenca e krejt kësaj se ajo, pra Serbia sipas klauzolës së Kushtetutës së saj, e konsideron territor të vetin.

Më vjen keq por me duhet ta them se, vlera e dinarit serb është i barabartë me letër toaleti në SHBA, siҫ e patë, 117 milionë dinarë ishte i barabart me një milionë euro.

Pse një presion aq i rëndë mbi viktimën e cila ka përjetuar, pushtim brutal, gjenocid, poshtërim, përdhunim e shkatërrim ҫdo gjëje deri të tregtia politike më të pagjeturit që 25 vite duke u sjellur në mënyrën më jo humane e jo njerëzore sikur nuk bëhet fjalë për njerëz të këtij planeti.

Z, O’Brian, miku i mirë, nuk të poshtron para agresorit e anmikut i cili tallet më viktimën dhe, ju, po i kërkoni udhëheqjës dardane që ajo të përulët para atij i cili ka vra e pre duke krijuar varreza masive në gjithë teritorin e vendit që e keni patur rastin t’i shikoni po thuajse ҫdo muaj duke i vizituar ato e të afermit e atyre të cilët janë ekzekutuar në atdheun e tyre ndërsa, Serbia e kriminelit Vuҫiq, nuk ua ka kthyer kufomat bile që ta kanë mundësinë t’i vizitojnë varret me mbetjet mortore duke i vizituar varrezat e zbrazta vetëm me emrat e të dashurëve të tyre.

Z, O’Brian, populli shqiptar përjetësishtë është mirënjohes për kontributin e juaj në ҫlirimin, shtetndërtimin dhe sigurinë nacionale por, ta kushtëzoni partneritetin më një kërkesë të këtillë banale nga shteti ynë duke e toleru, duke mos e kushtëzu Serbinë dhe duke mos i vërë sanksione por duke e përkëdhelur e toleruar, deri tek sjellja e juaj në pozitë shantazhuese nga ana e saj sepse si aleate e Rusisë putiniane, i bie që për interesa gjeostrategjike politike, më se lehti është që Dardanisë t’i vihet laku në fyt sepse, e keni mundësinë por, nuke di se sa larg do të shkohet me këtë veprim.

Ju, zotëri, për t’i realizuar i interesat gjeostrategjike që do të ishin edhe në interesin tonë si mik i yni por, mos na e leni tërë barrën e kësaj pjese të historisë e cila është barrë e rëndë, krahas me atë që përjetuam nga lufta e fundit me aspirata e pretendime hegjemoniste serbe duke kërkuar koncesione të reja ose, ne pa kufi të na mbaj në pritje të ndonjë zgjedhje të re duke vazhduar me kërkesa shtesë të reja në atë mënyrë që, Republika e Dardanisë pa fundsishtë mos të jetë shtet funksional në shërbim të qytetarëve.

Deklaratat aspak diplomatike nga ana e ambasadorit Hovenier, kërcënuese e izoluese të një Kryeministri i cili e fitoj besimin e popullit krahas atyre që ishin në pushtet mbi 20 vite të cilët, në vend se ta ndërtonin shtetin, ata, e deformuan, e vodhën, shiten pjesë të territorit, u pasuruan me parat e qytetarit edhe me shitjen e aseteve vitale, duke brohorotur Amerika, Amerika.. por, kur filloj të funksionoj shteti, shtrihet sovraniteti në tërë territorin, kur po luftohet krimi, korrupcioni, kontrabanda dhe, ajo që është më brengosëse për ta, konfiskimi i pasurisë, i keni të gatshëm nëse iu intereson që ta marrin pushtetin dhe t’i realizoni të gjitha kërkesat e juaja, edhe rreth këtij dinari të pakurfar vlere përpos përdorimit të tij edhe për financimin e grupeve terroriste.

Z,O’Brian, kush po e cënon sigurinë në Dardani, Ballkan e Evropë, zbatimi i ligjeve apo ai i afisheve si parapërgatitje për sulme të reja para syve tuaj e që besa, siҫ po e toleroni Serbinë, nuk mund t’i ikni përgjegjësisë morale se, edhe kjo është nën heshtjen e juaj duke e kërcënuar udhëheqjen dardane se, Serbia mund të iu sulmoj pasi, siҫ po mendoni ju, më këto “sjellje të këtij Kryeministri kryeneq e mospërfillës ndaj mikut” në një mënyrë, do të hjekni dorë nga ky partneritet.

Tani, me shtynë të mendoj se, sa i sinqertë na paska qenë ky partneritet kur, dinari pa kurfar vlere i Serbisë, e “rrënoj këtë miqësi”.

Presidenti Biden njëri ndër më të merituarit dhe më i zëshëm rreth përkrahjës së Dardanisë, në letrën përshendetëse dërguar Presidentës Z, Osmani për nder të Ditës së Pavarësisë , 17 shkurtit. Ai, në letrën përshëndetëse e konfirmon se citat “ Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë një miqësi dhë partneritet të qëndrueshëm të përforcuar nga vizioni i përbashkët për një rajon më paqësor”, pra, ndryshe nga Departamenti i Shtetit.

Për opinionin e gjerë gjithëshqiptarë më duhet t’ua bëjë me dije nga përvoja e jonë lobuese mbi tri dekada se, shpesh kemi hasur në pengesa serioze nga disa byrokrat të Departamentit të Shtetit të cilat shpesh kanë patur dallime me ato të Kongresit dhe Senatit Amerikan karshi politikave të jashtme dhë partneriteteve me shtete dhe popuj kryesishtë miqësore. Nuk mund të hyjë në detaje por kemi hasur shpesh ne në pengesa të tilla. Nuk do të thotë se, kjo është vërtetë politike reale e SHBA-ve.

Shteti ynë nuk është Izrael anipse i vogël por i fuqishëm, nuk e ka fuqinë e as mundësinë t’u mbaj më dhunë as të ndërmarrë kurfar masave që t’u detyroj të ndërmerrni atë që neve na duhet.

Dhe për fund, edhe në të kaluarën Dardania ka hasur në presione të dhunshme politike deri të ndërrimi më puç i udhëheqjës qeveritar e cila dështoj duke iu sjellur si bumerang, rikthimi në pushtet më të fuqishem, duhet t’u shërbej që mos të bëni gabime të cilat krijojnë një huti të rrezikshme në popull sepse, askush nuk e ka edhe më të voglin dyshim se pa SHBA-të mund qëndrohet e të ushtroj sovranitetin mbi tërë territorin e vendit. Më duhet t’ua them të vërtetën se tentim rrëzimi i Qeverisë duke bashkpunuar më opozitën më të cilët po punoni në këto momente, qoftë udhëheqëse jashtë Dardanisë, në rëndë të parë, Kryeministri Shqiptar të cilin e vizitoj Sekretari Blinken ( u befasova kur nuk u paraqitën bashkë me të edhe Aleksandër Soros),duke e favorizuar anipse shumë mirë e dini dhe e njihni por iu duhet, ndërsa, pushteti i Dardanisë nuk ia ka besimin sepse, është satelit i Vuҫiqit dhe i Putinit, për ҫka e dini edhe ju mirë ndërsa, opozitën momentale të pushtetit aktual, populli me 2014 ia ka dhënë vlerësimin, ndërsa ju po iu afroni partneritet për t’i sjellur në pushtet, është një veprim sa kontraproduktiv për interesat dypalëshe po aq edhe afatëshkurtër dhë i dëmshëm.

Ai popull, do të vazhdoj të jetoj më padrejtësitë dhe problemete politiko-sociale por, mos harroni se kanë sakrifikuar shumë prandaj nuk ka falje territore e as nënshtrim për së gjalli nën thundrën dhe tutorin, nuk na lejojnë viktimat në varrezat dardane dhe ato masive serbe.

Shpresoj qe, me ndikimin e drejtëpërdrejtë të Presidentit Biden, të ndërpritën hatërmbetjet sepse, në mes përgjegjësisë shtetëtore të Kryeministrit që të zbatoj Kushtetutën dhe e drejta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ta ruaj e mbrojë “ fëmiun e saj Dardaninë”, të dyja palët t’i ulin tensionet e panevojshme sa edhe shumë të dëmshme.

Vendimit t’i ipet kohë për zbatim por jo të adresohet në kuadër të bisedimeve.

Zotëri të Departamentit të shtetit, ju nuk jeni të zgjedhurit e popullit por të nominuar prandaj, dështimet e juaja, mos ia fakturoni Qeverisë së zgjedhur nga populli.

Hafiz Shala

New York

16 shkurt 2024

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat