Miku: a jeni fetar?
Unë: nuk jam fetar, jam besimtar.
Miku: në çka beson ti!
Unë: thash besoj në Krijuesin e Madhërishëm dhe të Plotfuqishëm!
Prapë miku: qysh beson, çka bon?
Unë: besoj që ka krijuar gjithfarë ka n’tokë e n’qiell dhe i lutem Shqip, shpeshherë gjatë ditës dhe çdo ditë.
Miku: qysh tha, pa shku n’xhami?!
Unë: i thash, nuk shkoj n’xhami.
Miku: e n’kishë a shkon?
Unë: jooo.
Prapë miku, si disa shqiptar, qysh bojnë pyetje pas pyetje, si n’gjykatë!
Miku: a dini që kanë ekzistu profet dhe, edhe me emrin e tyre duhet mu lut
Unë: thash e kam dëgju!
Thash me vete, hajt unë t’ja bëj një pyetje mikut.
Unë: o mik, cili prej profetëve ka qenë me prejardhje (Arbërore) dhe cili ka lindur në tokën e t’parëve tanë?!
Miku: u bë i sinqertë dhe tha, asnjëri.
Unë: thash kam lexu, se Jezusi ka lindur në Betlehem të Judesë, disa kilometra nga Jerusalemi dhe Muhamedi ka lindur në Mekë dhe asnjëri, nuk kanë folur Shqip.
Dhe n’fund i thash.
O mik, juzgjatjeta me shëndet dhe për mua personalisht, GJERGJ KASTRIOTI është Profeti im.