Amortizimi i ngarkesës psiqike

Opinione

Amortizimi i ngarkesës psiqike

Nga: Nexhat Bexheti Më: 24 mars 2025 Në ora: 22:55
Nexhat Bexheti

Kontaktet e përditshme ndërnjerëzore janë të përmbushura me shumë sfida dhe keqkuptime, ngase në ambientin social ku çfaqen parakushtet e ngarkesës psiqike,ka shumë persona me sjellje përfundimisht antinjerëzore dhe ekspansive,të cilët as mund t’i shmangësh e as t’i i injorojsh në mënyrë mekanike.Ndaj, çdo njeri prej nesh duhet të krijojë dhe praktikojë disa strategji interpersonale,me qëllim që të përballet me personat të cilët abuzojnë dhe keqtrajtojne të tjerët, kryesisht me anë të një komunikimi verbal destruktiv dhe me prapavijë qëllimkeqe.epilogjet janë fatale,e dëshmon humbja e jetërve të personave të pafajshëm vetëm pse ndodhin në vendin ku personi i ngarkuar e shprazë mllefin e kobshëm kundrejt personit të cilin e njefë apo pjesërishtë e ka njohur.Sidoqoftë abuzimi verbal është një dukuri psikosociale e dëmshme dhe me pasoja të rrezikshme për integritetin tonë të ndjeshëm emocional,dhe si i tillë duhet të parandalohet dhe të sankcionohet edhe me klauzula ligjore. Sa më të repta si preventive edhe si porosi për të tjerët,që të shfrenohen në momentet kritike të tendosjes psiqike.Por derisa një gjë e tillë nuk është aprovuar dhe miratuar si sanksion parandalues edhe kur personat janë ose kan qenë pacientë psikiatrik,si preventive për mbrojtjen e qytetarëve të lirë.Mbetet që individualisht dhe pa mbështetje juridike të ballafaqohemi me këta persona të papërgjegjëshëm. Distancimi dhe neglizhimi i tyre paraqet një ndihmesë e cila do të na shpëtonte nga sjellja e tyre tendencioze dhe e cila shpeshherë eskalon edhe në dhunë të hapur fizike me pasoja fatale për viktimat e dhunës verbale apo fizike deri të shuarja e jetës. Ajo që duhet cekur në këto kondita të përkeqësuare raportesh ndërnjerëzore,qëndron në faktin se duhet me krijuar dhe praktikuar edhe disa forma dhe teknika të padhunshme,që personave me qëndrime dhe sjellje toksike të mos ju hapim hasirë dhe shkas që të shprazin helmin dhe vrerin e tyre ndaj personave të cilët ndodhin pranë rethanave të krijuara abnormale Duhet krijuar edhe disa kufij dhe limite interpersonale të cilët do të shërbenin si mburojë e integritetit tonë personal kundrejt veprimeve të tyre intrigante dhe manipulative ndaj nesh.

   Edhe raportet afariste ose edhe miqsitë të ngushta me ata janë të rrezikshme dhe çdo avaz i tyre i stërgjatur duhet me e mbyllur me “JO” të madhe dhe të zëshme dhe nëse ka nevojë edhe me heshtje mospërfillëse. Kundërpërgjigje e efektshme ndaj qëllimeve të tyre të errëta paraqet edhe mosbindja jonë ngulmuese dhe pa konflikte ndaj sugjerimeve dhe aktiviteteve të tyre me substancë dhe nuanca ofenduese dhe diskredituese.Cdo kundërshtim dhe konflikt me ton të zgjatur dhe të lartë me ta parqet benzin për ndezjen dhe aktivizimin e maqinës së tyre destruktive në performancat e tyre antishoqërore. Shmangje intelegjente e aventurës së tyre përçmuese dhe poshtërsuese verbale paraqet edhe fokusimi i ynë drejt aktiviteve dhe raporteve tona të shëndosha me personat e ndërgjegjëshëm,gjegjësisht me profesionin tonë të cilin e kryejmë me përgjegjësi, ndershmëri dhe sukses. Si konkludim,duhet thënë se poqese në jetën e përditshme lejojmë dhe tolerojmë që egon tonë ta nëpërkëmbin individ që kënaqen me vuatjet tona emocionale,atëherë ne luajmë rolin e bashkëpuntorëve të fatkeqësisë sonë të përgjithshme jetsore,dhe më nuk jemi vetëm viktima të dhunës së tmershme verbale.

   Pëditshmëria e lajmeve për vrasje të ndryshme dhimbja e nxjer nga takti edhe njeriun kreativ edhe shkollarët dhe studentët,pra na zbehet jeta normale duke ndëgjuar lajme të kobshme,nga katër anët për  dorasit sociopat,apo kriminelë,të cilët pa u hamendur vërsulen me epilog fatal mbi shuarjen e jetës së personit ndoshta edhe të pafajshëm.Nuk ka të drejtë askush të marrë jetë,as normat juridike e as normat fetare nuk e tolerojnë aktin barbar.

   Për çrrënjosjen e vyrtiteve devijuese me karakter sociopat tek shoqria e ynë demokratike në përgjithsi,nuk është vetëm legjislativa,aty duhet të angazhohen edhe institucionet tjera,duke nisur fillimisht nga edukata familjare,sistemi edukativo-arsimor,ambijentet rekreativo sportive gjat kohës së lire,si dhe aktivizimi i ambijenteve kulturore,Kinematë,Teatrot,Bibliotekat etj. Me karakter që koha e lire të shfrytzohet për rumbullaksimin e personalitetit të dobishëm ndaj shoqrisë.Edhe më kryesore të minimizohen kacafytjet e oponentëve politik.

Nexhat Bexheti-“Instituti për zhvillim ekonomik dhe politik”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat