Çka mund të përfitoj Kosova dhe qytetarët e saj nga ky Kuvend? Kjo do të ishte një pyetje që do të i bënim veti si zgjedhës të këtyre deputetëve, që duhet të na përfaqësojnë dhe zbatojnë në vepër premtimet e tyre që i dhanë në fushatën e zgjedhjeve. Nga ky kuvend gjenerata e re mundë të mësoj shumë:
Si nuk duhet të punohet.
Si turpërohesh para atyre që të besuan dhe të votuan dhe si i bënë të fërkojnë duart ata që pretendojnë të te lënë pa Atdhe. Ky kuvend është shumë i rëndësishëm për ta kuptuar historinë e paraardhësve tonë Ilir, si i kanë humbur tokat e veta që nga Albania e Kavkazit e deri në këtë grusht atdheu që na ka mbetur. Si ka mundësi Ky kuvend prezanton fuqinë ekstreme të inatit të një kategorie që nxjerr gjoksin përpara për numrin e madh të votave që i ka fituar, duke harruar së rivali i tij politik nuk është armiku i tij dhe është i domosdoshëm për të bashkëpunuar në të mirën e vendit. Si formohen armiqtë duke filluar nga shtëpia jote e me gjere. Si mbetesh i izoluar dhe humbë si i tillë. Si humbën dhe largohen ata që të besuan dhe na besuan që tre dekada të fundit.
Nga ky kuvend mund të mësojmë së si mund të keqpërdorët demokracia nga se dy matrapaz me vota mundin njeri të ndershëm dhe kështu fiton pandershmëria mbi nderin. Tradhtia mbi patriotizmin dhe sakrificën e këtij populli që meriton Liri Pavarësi dhe Demokraci. Kuvendi do të mbahet mend për diçka të re, që nuk e kemi ditë deri tani. Ky kuvend kontestohet nga vet deputetët e zgjedhur. Këta që thanë së janë të ditur tani nuk mund ta kalojnë një pengesë shumë të pa arsyeshme, por që i kanë ngritur vetës. LVV ka vota te të dëshpëruarave jo që i ka merituar vet por nuk është e kënaqur nga se kërkon që të ketë votat 100% dhe të kthehemi në sistemin një partiak. Të jetë ky Lala Krros që vet shkruan dhe vet vulos. Andaj bënë eksperimente duke u bazuar në shpresën nga zgjedhjet e jashtëzakonshme pas prishjes së Koalicionit LDK-LVV ku pati ngritje të numrit të votave, që vinin si ndëshkim i LDK për marrëdhëniet brenda subjektit. Ka edhe një arsye; që tani gështenjat e nxehta duhet të i marrë në dorë dhe me dëshirë ua kishte lënë PANIT-nit; e pastaj kishte filluar me gaz lotsjellës dhe mollotov e i kishte marrë votat; por ec e lere pushtetin.
Kuvendi do të mbahet mend për të keq, si ka mundësi njeriu të bije viktimë e lakmisë së tepruar, të kërkojë postin më të lartë të shtetit- Krye parlamentar, kur si subjekt ka vetëm tre vota. Kuvendi është një pasqyrë për të parë shumë çartë, së çka kërkon në këtë farë rrëmuje minoriteti boshnjak i ndikuar nga Mulla Dudiqi dhe Trifunoviqi që të copëtojë Kosovën më Komuna xhuxhe të ndara më parë në bazë etnie tani në bazë të fesë. Ky Kuvend që vet deputetët e lanë pa kryetarë tregon së neve nuk na paska faj BE as bota sepse kur ishim të bashkuar në Kohën e Dr. Ibrahim Rugovës ne na përkrahën dhe na njohën sovranitetin e shtetit tonë. Tani po na lusin që sa më parë të merremi vesh dhe të vazhdojmë përpara por, çka të i bëjnë inatit, emocioneve dhe lakmive të turpshme që të zgjedhurit nuk mundë të i kalojnë, edhe pse këto të bëjnë të humbasësh në oborrin tënd.
Ky Kuvend pengë i këtyre që i zgjodhëm tregon si ka mundësi që të gabohet por nuk po na tregon si ka mundësi të shërohen deputetët tonë nga këto probleme emocionale nga se nëse vazhdohet kështu prodhon fatkeqësi kombëtare për qytetaret tonë. Ky kuvend na mëson shumë që të mos fajësojmë të tjerët nga zoti e më poshtë por ta gjejmë dreqin në mesin tonë dhe ta luftojmë se bashku. Kjo duket që jo vetëm ka mundësi por është e vetmja mundësi. Kosova është interesi, mbi interesat e këtyre që nuk po turpërohen para bote dhe po mbyllin rrugët tona drejt një të ardhme të sigurt me paqe. Një të ardhme të rrethuar më miq dhe aleat të natyrshëm. Këtë e kemi detyrim.