Në ektrannet televizive u shfaq të shtunën një spot elektoral i Rilindjes. Në pamjet e tij shihej shpërthimi i 15 marsit 2008 në Gërdec. Kur e sheh atë spot duket qartë se mesazhi që transmeton Rilindja dhe Edi Rama ka të bëjë me disa elementë: - Së pari është shprehje urrejtjeje politike. Eshtë thirrje për hajmarrje dhe linçim. Eshtë përçarje e tipit nazi-fashist dhe bolshevik. Eshtë një akt që nuk shpreh vërtetësi. Eshtë një përpjekje për ta paraqit kundërshtarin si “armik të popullit të tij”!
Por pavarësisht të gjitha këtyre mesazheve që Edi Rama përpiqet të transmetojë me atë spot, qytetarët shqiptarë e dinë se kush është e kush nuk është “armiku i tyre”! Po sqaroj disa fakte. Vetëm dy javë pas ngjarjes së tmerrshme të Gërdecit Shqipëria mori ftesën për t’u pranuar në NATO. A mundet që rreth 30 shtete anëtare të kësaj aleamce, më të madhes në botë, të votonin unanimisht pro anëtarësimit të vendit tonë në NATO, nëse Gërdeci do të ishte vepër e qeverisë Berisha?! Kurrë nuk mund të ndodhte. As në rastin e Shqipërisë, as të ndonjë vendi tjetër.
Spoti e sheh Gërdecin nga pikëpamja kompozese si vepër të qeverisë së kryesuar nga ish-kryeministri, Sali Berisha. Kam shkruar që atë ditë që ngjarja ndodhi se “Gërdeci është akt terrorizmi, është vepër e atyre qarqeve që nuk e duan Shqipërinë në NATO”! Spoti në fjalë ma përforcon këtë bindje dhe më çon pak më tej. Me këtë spot Edi Rama dëshmon se ka qenë pjesë e skenarit të këtij akti terrorist. Ndryshe nuk shpjegohet fakti që grupi i xirimit me Sokol Ballën në momentin që ndodhi shpërthimi, ata ishin në Gërdec, për ta filmuar atë. Por edhe analiza logjike të çon në këtë përfundim:
Kush ishte i interesuar që të ndodhte shpërthimi i municioneve në fabrikën e çmontimit në Gërdec? Padyshim se qeveria nuk kishte asnjë interes. Përkundrazi ajo do paguante koston politike, morale dhe financiare të kësaj që ndodhi. Siç e pagoi në fakt. Atëherë, nëse parimi i zbulimit të një krimi udhëhiqet nga pikëpamja se kujt i interesonte kryerja e tij, atëherë natyrshëm shkojmë te përgjigjet e mëposhtme:
Së pari të interesuar ishin qarqe, grupe politike ndoshta edhe shtete, të cilat nuk e donin Shqipërinë në NATO. Këtë nuk e ndryshon as topi. Cilat ishin këto? Ka qenë detyrë e shërbimeve dhe institucioneve të shtetit dhe mbetet edhe sot kjo detyrë, që të zbulohen këta aktorë që përmenda më lart. Por a është logjike që qarqet e huaja anti-shqiptare të kenë bashkëpunuar me grupe e persona me influencë në Shqipëri? Në këtë rast përdoren dy forma, njëra përmes joshjes me pagesë dhe tjetra, përmes dedektimit të grupeve ose personave të interesuar brenda vendit. Më i inetresuari në Shqipër që të ndodhte ngjarja e Gërdecit ishte dhe mbetet Edi Rama. Spoti që shfaqi të shtunën e provon këtë hipotezë. Së paku për ta përdorur edhe sot pas 17-18 vitesh “si provë” kundër Sali Berishës.
Por ka edhe indicie të tjera. Njëra nga këto është se Rama në krye të PS-së kësaj radhe donte të nxirrte përfitime për pushtetin e tij. Më e pakta që bëri ishte kërkesa e tij imponuese për ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Më pas ai ia arriti që më anën e Gërdecit ta dobësojë nga pikëpamja elektorale Partinë Demokratike. Në zgjedhjet e vitit 2009 ajo nuk mundi të formonte qeverinë për një deputet. Mori vetëm 70 mandate, kur duheshin së paku 71. Nëse nuk do të kishte ndodhur Gërdeci, PD në zgjedhjet e vitit 2009 do të fitonte bindshëm, sepse mandat më të suksesshëm se ai 2005-2009 nuk kishte pasur asnjë kryeministër në historinë e Shqipërisë.
A ishte pjesë e skenarit të Gërdecit pra Edi Rama. Nëse kemi parasysh ato që kanë ndodhur në këto 12 vite nën qeverisjen e tij, atëherë është logjike që mendja e tij e mbrapshtë dhe e çmendur të ketë shkuar deri te skenari I Gërdecit. Nuk them se e ka hartuar ai atë skenar. Ndoshta edhe po! Por them se e ka përkrahur atë, ka fërkuar duart dhe është lumturuar që po i afrohet pushteti, me të cilin po zhbën kombin shqiptar. Megjithatë zbulimi i të vërtetës është punë e organeve të paafta ose të kapura po prej Ramës të shtetit shqiptar. Dikush që shpopullon vendin e tij për ta kolonizuar atë me afrikanë dhe aziatikë, ai bën gjithçka, edhe Gërdecin, edhe 11 janarin, pra çdo gjë. Ky është Edi Rama! Spoti është dëshmi e kësaj që po shkruaj!