-Me këtë projekt, (Fitimi i Garës 23 korrik 2025)Presidenti Donald Trump lançon strategjinë e re të Shteteve të Bashkuara për inteligjencën artificiale (IA). Strategjia lançohet vetëm disa ditë para lajmit për ndërtimin e një qendre gjigante të të dhënave të IA-së jashtë Narvikut me emrin tërheqës Stargate Norway.
-Qëllimi është kontrolli amerikan mbi këtë infrastrukturë të re, por tepër të rëndësishme për të vendosë standarde dhe norma globale për mënyrën se si zhvillohet, vendoset dhe menaxhohet IA, përmes eksportimit të sistemeve amerikane në botë dhe për të gjitha ato vende që duan të bashkohen me Aleancën e IA-së të SHBA-së. Kjo gjithashtu përfshinë të gjitha masat për të dobësuar konkurrentët, dhe duke parandaluar qasjen e Kinës në çipa të përparuar përmes kontrolleve më të rrepta të eksportit.
-Kompania më e famshme e inteligjencës artificiale në botë ka zgjedhur një kompani norvegjeze kryesore si partnerin e saj të radhës. Prapa këtyre planeve për një qendër të dhënash norvegjeze të inteligjencës artificiale qëndron një betejë globale për kontroll teknologjik. SHBA-të duan të eksportojnë paisje kompjuterike ashtu edhe standarde, dhe kështu do të rrisin ndikimin e tyre politik, shkruajnë Lisa Reutter Larsen dhe Signe Ravn Højgaard në grupin e ekspertëve Digital Infrastructure.
Përderisa konkurrentët globalë përpiqen të shfrytëzojnë këto teknologji, Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë këtë strategji si një imperativ të sigurisë kombëtare për arritjen dhe ruajtjen e dominimit teknologjik global të pakontestueshëm dhe të pamposhtur.”
Por çfarë roli luan qendra e planifikuar e të dhënave në Norvegjinë veriore në ambicien e administratës Trump për të ndërtuar një perandori globale të IA-së?
Disa kompani teknologjike, kryesisht amerikane, zotërojnë dhe kontrollojnë pjesët më të mëdha të infrastrukturës dixhitale të cilat mbështesin aktivitetin dixhital në Norvegji.
Stargate Norway është qendra e parë e të dhënave të IA-së e OpenAI e themeluar në Evropë në kuadër të programit OpenAI!
Projekti është një bashkëpunim midis Aker të Norvegjisë dhe Nscale të Mbretërisë së Bashkuar e cila do të ofrojë fuqi të madhe dhe të shkallëzueshme llogaritëse pranë përdoruesve dhe autoriteteve evropiane dhe pranë burimeve të mëdha të energjisë së rinovueshme.
Ministrja e Dixhitalizimit Karianne Tung dhe një numër aktorësh biznesi e mirëpresin projektin si një pjesë të rëndësishme në zhvillimin e infrastrukturës kombëtare të IA-së të Norvegjisë. Një qendër e tillë e të dhënave mund të luajë një rol kyç në transformimin dixhital të Norvegjisë për t’i dhënë vendit mundësinë e një lojtar kryesor në inteligjencën artificiale në nivel ndërkombëtar.
Pra, Norvegjia është ndër vendet më të dixhitalizuara në botë, me një infrastrukturë dixhitale si pjesë e integruar, por shpesh e padukshme në jetën tonë të përditshme. Ne aplikojmë për vende në kopshte, në internet, shkruajmë email-e të panumërta në punë, formulojmë tekste draft me IA dhe transmetojmë serialet tona të preferuara në shtëpi. Që kjo të funksionojë, ne varemi nga nga qendrat e të dhënave te cilat përcjellen nga kabllot dhe satelitët nëndetësorë…)
Norvegjia është renditur kohët e fundit si një nga vendet evropiane me varësinë më të madhe nga infrastruktura dixhitale që është në pronësi të huaj. Themelimi i kompanive amerikane për të dhënat në tokën norvegjeze është një pjesë e rëndësishme dhe konsolidim i pushtetit për kompanitë dhe për teknologjinë e të ardhmes tonë dixhitale.