Në Samitin e Liderëve të Bashkimit Evropian që u mbajt në Londër, shihet qartë momenti kur Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përshëndetet me Mbretin Charles III të Anglisë.
Në atë moment, Edi Rama, me sjelljen e tij injorante dhe të mbushur me zili, i pëshpërit diçka Kryeministrit të Anglisë, Keir Starmer, duke e përqeshur Kryeministrin e Kosovës. Ky është personi më i rrezikshëm për unitetin, prosperitetin, bashkimin dhe afrimin e Kombit Shqiptar në gjithë historinë e tij.
Nuk ka asnjë dyshim se shtetin e Kosovës e ka dëmtuar shumë ky njeri me prirje patologjike, i cili nuk njeh mëshirë ndaj rivalëve politikë shqiptarë. Po të kishte vetëdije politike dhe përkushtim kombëtar, ai do të meritonte të shpallej person “non grata” në raport me Kosovën.
Shikoni dhe lexoni se ku ka arritur krimi i organizuar në shtetin që ai drejton: pothuajse çdo ditë ndodhin vrasje, ndërsa kronika e zezë është bërë lajm i përditshëm në të gjitha agjencitë informative të botës.
Edi Rama duket më i preokupuar për t’i dhënë territore të shtetit të Kosovës Serbisë sesa për të mbrojtur popullin dhe shtetin që përfaqëson.