Lideri i AAK-së,Ramush Haradinaj i dha vulën një rrugëtimi të stërgjatur në drejtimin e kësaj partie prej 26 viteve në krye të saj.Ai ka dhënë dorëheqje nga kreu i AAK-së më 12 fror 2026.
Boll mirë ka bo.Ka bo ashtu si bëjnë burra të Dukagjinit etj.Kur është boll,është boll.Është mbushur kupa,ndonëse këtë largim është dashur ta bëjë edhe më herët.Por kur nuk është vonë.Tani ishte momenti,ka vlerësuar ai.Sepse,koha nuk matet me mandate,por me punë e suksese të artitura,si në udhëheqje të partisë,ashtu edhe në pushtet si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror.
Ramushi u largua nga pozita e kreut të AAK-së duke u hapur rrugë kandidatëve tjerë.Ai nuk është lodhur,ngase ka ambicie tjera.Ai do të jetë aty.Është larguar ose po e braktis formalisht kryetarin,por partia është e tij dhe do të mbetet e tillë,sepse ai synon të bëhet president shteti.Haradinaj është tepër ambicioz dhe moskandidimi i tij ka vetëm një synim,një shpjegim dhe vetëm një fillim.Ai u largua tani nga drejtimi formal i partisë dhe këtë lëvizje dëshiron ta paraqesë si reflektim dhe pranim përgjegjësie për rezultatet e partisë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025,ku fitoi 52,423 vota apo 5,50 për qind të votave duke siguruar kështu 6 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Mirëpo,nga ana tjetëtër shembullin e udhëheqësit të tyre shpirtëror dhe politik,pra duke u larguar nga pozita e kryetarllëkut do të ishte shumë më mirë ta ndjekin edhe disa kryevartësit e tij në disa komuna të Kosovës të cilët me dekada po i drejtojnë Degët e AAK-së nëpër komuna,dhe ku të njëtit edhe po udhëheqin komuna po ashtu me nga 3 e deri 4 mandate me radhë.Këta kryetarë degësh njëherësh edhe të komunave kryesisht në rrafshin e Dukagjinit u bënë pothuaja të pa zëvendësueshëm dhe u "kalbën" në drejtimin e degëve dhe të komunave.U bënë "mbretër","sulltan","pashallarë" etj.Është për t'u habitur dhe çuditur se si këta kaq gjatë po qëndrojnë në këto pozita.Nuk bëhet nomi që largohen dhe zëvendësohen me kuadro të reja dhe premtuese,meqë këta aktual janë bërë edhe bajat.I kanë mërzitë qytetarët me apo suksese të arritura.Çka është tepër,tepër është.Disa prej tyre nuk po qeverisin por po sundojnë,duke konsideruar vehten "udhëheqës i madh".E etja për pushtet nuk paska kufi.Dihen cilat janë ato komuna dhe kryetarët e tyre dhe nuk ka nevojë të rrithuhen.Nuk dua t'ju lodhi.
Së këndejmi nëse këta kryetarë nuk bëjnë tash si kryelideri i tyre Ramushi me largimin nga pozitat që mbajnë për momentin,atëherë nuk u mbetet asgjë tjetër pos që këta të shpallen kryetar të përjetshëm në drejtimin e degëve dhe të komunave,kuptohet nëse këtë ua lejon statuti apo dokumentet tjera të partisë së tyre AAK,apo të shkojnë në pendion politik.Por,një gjë duhet pasur parasysh.Pushteti nuk është i përjetshëm.Sot jeni aty ku jeni,por nesër mund të mos jeni.
Krejt në fund,është koha dhe momenti që pas dorëheqjes së kryeliderit tuaj,RH,pse dhe çfarë pritni e nuk largoheni edhe ju nga drejtimi i degëve të AAK-së?
Këmbana bie për ata që kanë veshë të dëgjojnë.