Në Kosovë tash e disa ditë vlon gjithçka,është bërë dhe po bëhet hallakamë e madhe dhe e pa durueshme lidhur me propozimet dhe zgjedhjen e kandidatit për të parin e shtetit.Në këtë kuptim janë bërë kallaballëk edhe shumë propozime të kandidatëve vend e pavend.Kjo është e kuptueshme,sepse afati po afron.Qe besa disa e duan kolltukun e majës së shtetit.Të qëlluar e të merituar apo jo,kjo nuk është me rëndësi.Nuk i zë xhumi i natës.Gati nuk mbeti kush pa e propozua kandidatin nga oborri i partive të tyre.Pyetja është:a mbeti kush pa u propozua?
"Personi më adekuat për president të Kosovës është Ramush Haradinaj(AAK).Sërish,personi më adekuat për president është Arsim Bajrami(PDK)Sërish edhe herën e tretë,personi i cili meriton kreun e vendit është Fatmir Limaj(Nisma),e kështu me radhë,ky apo kjo,etj".Pra,këto janë disa nga dekleratat që u dhanë këtyre ditëve nga bashkëpartiakët e subjekteve politike të sipërthëna.Pra,dikush propozon e dikush refuzon,me e pa arsye.Por disa që janë propozuar nuk ia kanë qëlluar me kandidatët e tyre e as me momentin aktual.Si kanë kurajo dhe fytyrë disa servilë e paltron partie me propozu kandidatin-liderin nga partia përkatëse,kur po ajo parti me çyk zori ka arritur të kaloj pragun zgjedhor dhe të fitoi disa ulëse qesharake në Kuvendin e Kosovës(AAK).Apo edhe më çesharake është kur një bashkëpartiak e propozon shefin e partisë së tij e cila ka humbur zgjedhjet e fundit parlamentare(NISMA).Të tillë janë 4-5 kandidatë të cilët vetes i thonë burrështetas dhe pa dinjitet.Kjo është papërgjegjësi dhe zhgënjim.Pra,paturpësia nuk paska fund.Edhe më paturpësi po del të jetë një propozim tjetër për një nga personi i cili po gjukohet në Hagë(Jakup Krasniqi).Nuk jam kundër këtyre propozimeve,ama çdo gjë ka kufi dhe arsyen e vet.
Është e pakuptueshme,e panevojshme dhe madje edhe e dëmshme që disa prej këtyre kandidatëve të propozuar të drejtojnë shtetin e Kosovës,kur dihet fimort mirë e kaluara e tyre pas luftës në Kosovë.Kandidatët të cilët synojnë kreun e vendit nëse e kanë seriozisht këtë ambicie duhet të ndalen dhe të mendojnë esëll se në çfarë halli janë.Do të ishte e kuptueshme sikur e kanë seriozisht,apo vetëm të bëjnë numrin e të propozuarve,në stilin:"kur mundet ai,pse nuk muj edhe unë".
Të kuptohemi,aktualisht vendit i duhet kryetar/e me integritet,jo kukull nga partitë politike,të propozuar nga të vetëshpallur "analistë"të cilët si kandidat për deputet kanë dështuar të sigurojnë vota të mjaftueshme për një ulëse në Kuvendin e Kosovës,dhe tani lehin si qenë endacakë nëpër televizione dhe në rrjete sociale ditë e natë.
Në këto momente kur bota vlon nga lufta,vendit i duhet figura që unifikon popullin dhe ka mbështetje të gjerë.Me një fjalë një kryetar shteti që gëzon gjithashtu simpati dhe përkrahjen e faktorit ndërkombëtar,në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.