Fabrikimet e Trollëve!

Opinione

Fabrikimet e Trollëve!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 13 mars 2026 Në ora: 13:32
Foto ilustrim

Trollët janë qenie mitologjike nga folklori nordik dhe mitologjia nordike!Ata shpesh përshkruhen si krijesa të të shëmtuara, të forta, të rrezikshme dhe të ngjashme me njerëzit!

Kopallat bombë kundër qeverisë së Kosovës, gjegjësisht fituesit të zgjedhjeve të njëpasnjëshme, Albin Kurtit nuk pushojnë dot!

Vallen e këtyre qyfyreve e kishte zbuluar opozita e frustruar, që kur ishte në pushtet, ndërsa pak me vonesë i dalin në ndihmë këtij turpi edhe “trollët” e flluskave të dyshimta mediatike!

Këto sjellje negative, si duket të sinkronizuara, vetëm sa ua bëjnë edhe më të lehtë punën, aktorëve të huaj, armiq të pavarësisë, që të shpërndajnë dezinformata edhe më të sofistikuara ndaj shtetit tonë!

Në të njëjtën kohë, është bërë edhe më e lehtë që të ndikohen njerëzit e mbarë botës përmes mediave sociale, kur këto i mbështjellin lajmet rrejshme me inteligjencën artificiale.

“Fabrika të trollëve” për të cilat Rusia shpenzoi shumë burime për të ndikuar në zgjedhjet amerikane në vitin 2016, tani mund të krijohen edhe shumë më shpejt nga kushdo qoftë me anën IA!

Mbrapa këtyre currileve të “ujit freskues” janë kah e fladiten disponueshëm edhe kryeopozitarët e zhuritur për pushtet dhe parazitët e tjerë deputet!

Gjevahiri i parë, për të cilin vetëm politika e shëmtuar serbe mundet me mendue ishte;

-Në veri të Mitrovicës serbët ndihen sikur shqiptarët në kohën e Milosheviqit!

Kjo të bën me kuptue, sikur Albini të vepronte ligjërisht dhe në emër të Republikës së Kosëvës dikund në Shumadi!

-Pastaj tjetra; Albin Kurti është spiun i Serbisë!

-E kanë konvertue në burg!

-Ai ishte kundër UÇK-s!

Ndërsa, Serbia deklarohet haptas se Albinit vetëm plumbi ia ndal këtë kokëfortësi të mos nënshtrimit ndaj dëshirave të Serbisë!

Tani më në fund, pjellë mali dhe lind miu, “ai është i rrezikshëm edhe ndaj miqve tanë ndërkombëtarë, (Grenelit)”!

Këto zbulime serbo-ruse janë për Libër të Ginisit, prandaj kam bindjen se e tanë bota do të mbesin pa tekst me këtë zbulim epokal!

E tanë shqiptaria është dëshmitare e gjallë e kohës së kasapit të Balkanit, këtë e kuptuan edhe miqtë tanë ndërkombëtarë dhe pastaj vepruan fuqishëm, ashtu siç e merituan këta ëndrrimtarët e mesjetës!

Sikur Serbia të ishte mbushë mend dhe të kishe heqë dorë nga pretendimet për territorin e Kosovës dhe për pjesët tjera të viseve ku banojnë shqiptarët, dhe pastaj të kishte njoftë lirinë dhe pavarësinë tonë, ndoshta ishte marrë dikush me këto broçkulka dhe me këto shprehje banale në fjalë!

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat