KESH nis shkarkimet nga HEC-et e Drinit: Banorët të kenë kujdes

Shqipëria

KESH nis shkarkimet nga HEC-et e Drinit: Banorët të kenë kujdes

Më: 16 shkurt 2026 Në ora: 23:44
Foto ilustrim

Bashkia e Shkodër ka njoftuar se situata hidrologjike në zonë është në monitorim të vazhdueshëm pas nisjes së shkarkimeve të kontrolluara nga hidrocentralet në kaskadën e lumit Drin.

Sipas njoftimit, Korporata Elektroenergjike Shqiptare (KESH) ka bërë të ditur se që prej paradites kanë filluar shkarkimet nga hidrocentralet e Fierzës, Komanit dhe Vau i Dejës.

Si pasojë e këtyre shkarkimeve, është konstatuar rritje e niveleve të lumenjve Drin dhe Bunë, si dhe e Liqenit të Shkodrës.

Detaje tjera nuk u dhanë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat